LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e gjeneralit iranian, tensionimi i situatës/ NATO, mbështetje për SHBA-të

6 Janar 2020, 19:22, Kosova & Bota CNA
Vrasja e gjeneralit iranian, tensionimi i situatës/ NATO, mbështetje

Të gjitha vendet, anëtare të NATO-s, shprehën mbështetje ndaj SHBA në Lindjen e Mesme, tha  Sekretari i saj i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, të hënën, pas informimit që iu bë atyre mbi sulmin me dron të së premtes, që çoi në vrasjen e komandatit të forcave elitë iraniane, Kasem Sulejmani.

Duke folur pas një takimi të pazakontë të NATO-s për Iranin dhe Irakun, në të cilin Shtetet e Bashkuara informuan aleatët, zoti Stoltenberg bëri thirrje për ulje të tensioneve, duke u bërë jehonë deklaratave të disa udhëheqësve evropianë.

“Ne jemi të bashkuar në dënimin që i bëjmë mbështetjes së Iranit për një shumëllojshmëri grupesh terroriste”, tha zoti Stoltenberg, raporton radioja “Zeri i Amerikës”.

?Në takimin e sotëm, aleatët bënë thirrje për përmbajtje dhe çtensionim. Një konflikt i ri nuk do të ishte në interes të askujt. Prandaj Irani duhet të përmbahet nga dhuna dhe provokimet e mëtejshme”, tha ai.

Sipas agjencisë së lajmeve “Reuter”: megjithë zemërimin vitin e kaluar, midis disa aleatëve evropianë të NATO-s, ndaj strategjisë amerikane në Lindjen e Mesme nën Presidentin Donald Trump, dy diplomatë të pranishëm konfirmuan se takimi dy-orësh në selinë e NATO-s u zhvillua pa probleme.

Ata thanë se asnjë ambasador nuk i sfidoi zyrtarët e Departamentit të Shtetit dhe të Mbrojtjes, të cilët informuan me videokonferencë mbi operacionin me dron.

Në takim nuk pati diskutime apo kritika rreth listës me objektiva të presidentit Trump, që përfshijnë edhe objekte kulturore, nëse Irani hakmerret me sulme ndaj amerikanëve ose pronave të SHBA, thanë diplomatët.

Takimi u përqendrua kryesisht te vendimi i NATO-s për të pezulluar misionin e saj të trajnimit në Irak, pas një rezolute të parlamentit irakian, që bënte thirrje për largimin e trupave të huaja.

Ndërsa ekzistonte shqetësimi se vrasja e njeriut të dytë më të fuqishëm të Iranit mund të shkaktojë një konflikt të ri në Lindjen e Mesme, Franca, Gjermania dhe të vende të tjera thanë se dëshirojnë që misioni në Irak të vazhdojë.

“Do të dërgohej sinjali i gabuar nëse tërhiqemi”, tha një diplomat i NATO-s.

Misioni i NATO-s për Irakun, i përbërë nga disa qindra trajnues, këshilltarë dhe staf mbështetës si nga vende anëtare ashtu edhe jo-anëtare, partnere të aleancës, përfshin personel ushtarak dhe civil.

10:32 Kosova & Bota

Ndryshim në Kroaci

Socialdemokrati, Zoran Milanoviç do të jetë presidenti i ri ...

Lajmet e fundit nga