LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e biznesmenit në Tropojë/ Artan Hoxha zbulon detaje tronditëse

6 Janar 2020, 15:52, Aktualitet CNA
Vrasja e biznesmenit në Tropojë/ Artan Hoxha zbulon detaje

Gazetari Artan Hoxha e ka lidhur vrasjen e  Guxim Gjyriqit me atë të fisit të Haklajve.  Hoxha tha se vrasja e tij ka ardhur si pasojë e mungesës së vëllait të tij Agron Gjyriqit, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gazetari tregoi se në vitet 90, në zonën e Tropojës u bënë vrasje të shumta dhe sipas tij armiqtë i vrisnin njëri-tjetrit edhe shoqërinë.

Hoxha tregoi se Agron Gjyriqi ishte shok i ngushtë me Fatmir Haklajn dhe jo kushëri siç është transmetuar në media.

?Në kohën që Fatmir Haklaj u largua nga policia , Agroni krijoi një biznes, ka pasur një firmë. Po të kërkoni në google, Agroni thonte se nuk ia vlente të krijosh biznes në Tropojë. Pasi u shkëput nga policia, Agroni vazhdoi si një biznesmen. Në një moment kujtoj se u zgjerua shumë rrethi i viktimave.

Mbaj mend që e pyeta a e ndjen rrezikun dhe mbaj mend se kam lexuar një reportazh dhe ai thotë që këtu është bërë e vështirë për të qëndrur dhe po shoh mundësinë për t?u larguar. Ai është larguar në SHBA para se PD të vinte në pushtet. Dhe mesa di unë varrimi nuk do të bëhet derisa të viojë ai nga Amerika. Agroni është vëllai i vogël?, tregoi gazetari në studion e ABC News./ CNA.al

Lajmet e fundit nga