LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e Ardit Gjoklajt/ Arsyet pse duhet të hetohet nga SPAK

6 Janar 2020, 13:58, Kronika CNA
Vrasja e Ardit Gjoklajt/ Arsyet pse duhet të hetohet nga SPAK

Në verën e vitit 2016, 17-vjeçari Ardit Gjoklaj, u gjet i vdekur në sheshin e grumbullimit të mbeturinave të riciklimit, në landfillin e Sharrës.

Kjo ngjarje tashmë ka hyrë në vitin e katërt që nga koha kur ka ndodhur, dhe ndërkohë askush nuk është vënë para drejtësisë.

Kjo çështje është kthyer në ping-pong, prokurori-gjykatë, të cilët ia hedhin fajin njëri tjetrin për mungesën e një epilogu.

Dyshohet se gjithçka ka ndodhur për shkak të një lidhje të fortë që ka kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj lidhur me këtë rast.

Në këto rrethana, duhet që minimalisht Struktura e Posaçme Antikorrupsion ta regjistronte këtë rast për hetim, duke qenë se deri tani ka dështuar dhe duke qenë se përflitet dhe një politikan siç është Veliaj.

Lidhja e Veliaj me ?vrasjen? e Ardit Gjoklajt

Vendi i punës, pra landfilli i Sharrës ku punonte 17 vjeçari Ardit Gjoklaj, ishte reklamuar i sigurtë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, por më pas ndodhi tragjedia.

E dyta, Bashkia e Tiranës nuk ka mbajtur  përgjegjësi për kontratën abuzive me kompaninë ?3 R? dhe asnjëherë  Erion Veliaj nuk  kërkoi të paktën falje për vdekjen e 17-vjeçarit.

Për më tepër Bashkia e Tiranës, u amnistua nga hetimet. Hetimi për përgjegjësitë e Bashkisë  së Tiranës që lidhen me kontraktimin e kompanisë ?3R? dhe lejen me të cilën ajo operonte u nda më vete dhe më pas u pushua.

Në kohën kur hetimet sapo kishin nisur, kryebashkiaku Veliaj u fotografua në një nga restorantet e kryeqytetit me drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës në atë kohë, Petrit Fusha.

Dhe pas këtij takimi, pushuan hetimet për Bashkinë e Tiranës.

Vitin që lamë pas, Veliaj bëri të paditurin dhe u hoq se nuk e njihte ish kryeprokurorin e Tiranës Petrit Fusha. Për më tepër për tragjedinë ?Gjoklaj?, përdori si justifikim versionin e Prokurorisë së Tiranës, se Ardit Gjoklaj është vrarë diku tjetër dhe më pas është hedhur në Sharrë.

?Nuk kam asnjë lidhje me të, e kam takuar vetëm një herë që kishte çelebrimin dhe nuk ishte fare prokuror i kësaj çështje. Bashkia s?ishte fare e përfshirë në këtë çështje dhe siç doli nga tjetër prokuror dhe tjetër vendim gjykate ngjarja kishte ndodhur jashtë Sharrës?, tha Veliaj, në një emision televiziv.

Por, ka edhe të tjera fajte që implikojnë Veliaj me këtë rast dhe që tregojnë se ai ishte në panik.

Erion Veliaj, duke tentuar që të mohonte atë çfarë kishte ndodhur u hakmor ndaj gazetarëve të cilët investiguan vrasjen e Ardit Gjoklajt.

Kujtojmë disa nga tentativat e Veliajt në vitin 2016,  për të heshtur ngjarjen.

Për të mbuluar skandalir, emisioni investigativ ?Publicus? në ?Vizion Plus?, u mbyll, sapo kishte nisur.

Shkak për mbylljen u bë transmetimi i investigimit për landfillin në Sharrë, ku u zbuluan problemet me laboratorin. Por ky transmetim u ka kushtoi rëndë gazetarëve, pasi me ndërhyrjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, emisioni u mbyll dhe nuk u transmetua më.

Të njëjtin fat pati edhe gazetarja Alida Tota, e cila po investigonte lidhur me kushtet dhe rrethanat e vdekjes së Arditit 17 vjeçar në Landfillin e Sharrës. Ajo u pushua nga puna në mënyrë arbitrare, në mënyrë që mos të vijonte më tej me investigimin mbi vrasjen e Gjoklajt.

Faktet nuk mungojnë, nëse SPAK është i pavarur ashtu siç thuhet dhe ka vullnetin që ta hapë këtë çështje nga themeli./CNA.al

Vrasja e Ardit Gjoklajt/ Prokuroria dhe Gjykata në shërbim të Veliajt

Shënim/ Kur do ta thotë Veliaj të vërtetën për vrasjen e Ardit Gjoklajt?  

Pse tmerrohet Erion Veliaj nga vrasja e Ardit Gjoklajt

Veliajt i bie maska e propagandës/ Qytetarët refuzojnë ?vrasësin? e Ardit Gjoklajt

Petrit Fusha “vrau” Ardit Gjoklajn në bashkëpunim me Veliajn/ “Peshku i madh” drejt prangave

Skandali me dosjen e ?Ardit Gjoklajt?/ Prokurori deklaron ?fajtor? viktimën

Lajmet e fundit nga