LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vijon “telenovela” Shullazi/ Shtyhet sërish seanca gjyqësore

6 Janar 2020, 11:40, Kronika CNA
Vijon “telenovela” Shullazi/ Shtyhet sërish seanca

Është shtyrë për të dytën herë seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, kundër Emiljano Shullazit dhe grupit të tij.

Shkak për shtyrjen e seancës janë bërë avokatët mbrojtës të të akuzuarve.

Mësohet se avokatët i kërkuan Këshillit të Lartë Gjyqësor që të shprehet për praninë e gjyqtarëve të deleguar në këtë çështje, Artur Kalaja dhe Etleva Temo, pasi nuk janë gjyqtarë të strukturës së posaçme, të formuar vetëm pak ditë më parë.

Edhe pse kërkesa ka shkuar që në 23 dhjetor 2019,  KLGJ akoma nuk ka kthyer përgjigje.

Lajmet e fundit nga