LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendimi për Dritan Dajtin/ SPAK përfshihet në skandal

6 Janar 2020, 15:01, Politikë CNA
Vendimi për Dritan Dajtin/ SPAK përfshihet në skandal

Ish Kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë nga SPAK për shfaqjësimin e gjykatësit Dritan Dajti.

?Miq, 8 prokurorët, që në kundërshtim flagrant me kushtetutën u shpallën SPAK pasi u seleksionuan për tre vite me radhë bazuar strikt ne kritere politike në shpellat e narkomafies të kreut të meduzës, komunikuan sot vendimin e parë kriminal dhe klamoroz. Ata, në një akt të papergjegjshëm, me urdhër të kreut te meduzës shfajësuan narkogjykatësit që denimin përjetë te Dritan Dajtit, i cili ekzekutoi në verën e vitit 2009 në plazhin e Durrësit katër oficerë policie, me një vendim kriminal e shndërruan me gjykim të shpejtuar në 25 vite burg?, ka shkruar Berisha.

Berisha e cilësoi këtë vendim si kriminal të drejtuar nga Rama, duke e quajtur Dritan Dajtin vrasës serial.

?Ky vendim i kriminelëve me toga te zeza tronditi thellë opinionin dhe u konsuderua si një vrasje për së dyti i dëshmoreve të atdheut. Por vendimi i sotëm i prokurorëve socialistë është po kaq kriminal sa dhe i narkogjykatësve që anulluan denimin me jetë të vrasësit serial Dritan Dajti!”, ka shkruar Berisha.

Berisha u shpreh se fillimi i SPAK është një fillim kriminal.

“Kjo është vrasja për së treti nga prokuroret socialistë me urdhër të Edvin Mafisë të katër dëshmorëve të atdheut. Ky është një fillim kriminal nga një bandë antikushtetuese që për ligj dhe moral ka urdhërat e Edvin Kristaq Mafisë”, tha Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga