Connect with Us

U sulmua me granatë në zyrën e tij/ Kryebashkiaku i Lushnjes rikthehet në punë

Kronika

U sulmua me granatë në zyrën e tij/ Kryebashkiaku i Lushnjes rikthehet në punë

Publikuar

-

Kryetari i Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe është rikthyer në punë 6 ditë  pas atentatit në zyrën e tij.

“Jam rikthyer në punë, tashmë jam në zyrë. Jam në gjendje të mirë shëndetësore. Drejtësia do të thotë fjalën e saj për atë që ka ndodhur”, është shprehur Tushe për News 24.

Kujtojmë se atentati ndaj Tushes ndodhi në 31 dhjetor, ku autori i dyshuar, sipas policisë është shtetasi Gëzim Saraçi, ish-shoferi i kryebashkiakut.

Sipas policisë, Saraçi e ka pritur kryebashkiakun Tushe tek shkallët e Bashkisë më pas janë futur në zyrë dhe kanë debatuar.

LEXO EDHE:  Rrëfim i sekretares nga Tirana: Shefi më thirri në zyrë, pastaj ikën dritat dhe….

Por, pas debateve ish-shoferi i tij Gëzim Saraçi ka hedhur në zyrë një mjet shpërthyes i  cili dyshohet të ketë qenë  granatë.
Si pasojë është plagosur kryebashkiaku Tushe dhe sekretarja e tij, e cila ndodhej në zyrë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Dritan Dajti në “sitën” e OFL-së/ I dërgohet formulari për të deklaruar pasurinë

Publikuar

-

Nga

Agjentja bjonde e Operacionit Forca e Ligjit deklaroi sot se i është dërguar formulari për të deklaruar pasurinë Dritan Dajtit dhe të dënuarit për trafik droge Xhevdet Troplini.

Dritan Dajti, me banim në Tiranë, ka qenë i dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Ndërkohë, Troplini, me banim në Durrës, ka qenë i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

LEXO EDHE:  Klaudia Pepa punon më shumë seç duhet/ Poston foto të nxehta

LEXO EDHE:  Ramës nuk i del inati me Mark Markun/ Sulmon pedagogët

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Agjentja bëri me dije se OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Grabitja dhe plagosja e çiftit në Allias/ Jepete masa e sigurisë për autorët

Publikuar

-

Nga

Jepet masa e sigurisë për autorët e e grabitjes dhe plagosjes së çiftit Petrit dhe Afërdita Laze më 19 janar në Allias, Tiranë.

Mësohet se është dhënë masa ‘Arrest me burg’ për Fatjon Mërtënika, 28 vjeç, ‘arrest me burg në mungesë’ për organizatorin Markeljan Cungu dhe ‘Hetim në gjendje të lirë’ për moskallëzim krimi për Mario Toçcin.

Kujtojmë se Petrit dhe Afërdita Laze kishin një biznes të tyre privat në katin e parë të ndërtesës në Allias, ku merreshin me tregtimin e prodhimit të brumit.

LEXO EDHE:  Klaudia Pepa punon më shumë seç duhet/ Poston foto të nxehta

LEXO EDHE:  Meta sulmon Çilin/Reformën në Arsim e bëri “Naimi” me sorrat e tjera!

Dy persona të maskuar janë futur mbrëmjen e 19 janarit në shtëpinë e tyre, me qëllim grabitjen por, pasi janë ndeshur me të zotin e shtëpisë Petrit Laze, e kanë plagosur atë dhe bashkëshorten e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Asnjëherë s’ke bërë se*s? Mbylle derën!”/ Ndalohet mësuesi në Fier pas skandalit seksual me nxënësen

Publikuar

-

Nga

Policia e Fierit ka ndaluar mësuesin e shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa”, në Fier, Agron Bego, pas skandalit seksual të publikuar nga emisioni investigativ “Stop”.

“Në lidhje me rastin e publikuar mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Stop”, ku bëhej fjalë për ngacmimin seksual të një nxënëseje nga mësuesi, Policia menjëherë ka bërë shoqërimin e shtetasit A. B., 63 vjeç, banues në Fier. Në përfundim të veprimeve hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë ndalimin e shtetasit A. B., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi seksual”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:  Sulmohet universiteti në Kenia, të paktën dy të vrarë

LEXO EDHE:  Ramës nuk i del inati me Mark Markun/ Sulmon pedagogët

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale./CNA.al

Profesori ngacmon seksualisht nxënësen/ “Mbylle derën me çelës, nuk ma merr mendja se…”

LEXO TE PLOTE