LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Termometri shkon deri në -11 gradë Celsius/ Sinoptikania tregon “surprizat” e motit në mesjavë

6 Janar 2020, 10:15, Sociale CNA
Termometri shkon deri në -11 gradë Celsius/ Sinoptikania tregon

Ditët e fundit vendi jonë është përfshirë nga moti i keq, temperatura të ulta dhe reshje bore.

Sinoptikania Adiola Bami thotë se edhe dita e nesërme do të vijojë me rënie temperaturash që në zonat malore do të shkojnë deri në -11 gradë Celsius por të mërkurën do të ketë ndryshim të motit.

?Moti do të vijojë të mbetet i kthjellët por do të jetë i ftohtë. Nesër do të ketë rënie temp sërish. në zonat malore do zbresë në -11 gradë. Në zona të tjera në mëngjes vlera minimale do të jetë në -3 gradë. Nga e mërkura do të kemi ngritje graduale të temperaturave. Për sa i përket erës ka pasur një dobësim duke nisur nga mesnata por që do vazhdojë të mbetet herë pas here e fortë, kryesisht në det të hapur ku do të shkojë deri në 65 km/h?, tha Bami në një lidhje telefonike për News 24.

Lajmet e fundit nga