LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Situata është “gropë”/ Lubonja i përvishet Bashës: Je akoma te 4 oligarkët

6 Janar 2020, 16:28, Politikë CNA
“Situata është “gropë”/ Lubonja i

?Situata është gropë nga të katërta anët?.

Kështu deklaroi analisti Fatos Lubonja mbrëmjen e sotme, ndërsa sulmoi edhe kreun e opozitës Lulzim Bashën për mënyrën se si po bën politikë dhe gjendjen në të cilën e ka çuar Partinë Demokratike.

Analisti tha se Basha duket se e ka humbur betejën e nisur disa kohë më parë me aksionin popullor dhe tashmë është bërë gati për të shkuar në zgjedhje. Lubonja e cilësoi Bashën si jo të denjë për të përfaqësuar popullin.

?E shoh që nuk e ka bërë atë punën për të përfaqësuar popullin, janë akoma te ato 4 oligarkët e famshëm që thotë Rama. Duket sikur këta janë skuadra e dytë e oligarkëve, është dhe ky perceptim. Dhe e treta është ajo arsyeja pse ndërroi mendje Lulzim Basha dhe njëra nga këto gjëra janë ndërkombëtarët, ta kemi mirë me ndërkombëtarët?, tha Lubonja në studion e News 24, teksa theksoi se nuk i pëlqen që politikanët në vendin tonë bazohen vetëm tek ajo që thonë ndërkombëtarët../ CNA.al

Lajmet e fundit nga