Connect with Us

Shpëtuan Dritan Dajtin/ SPAK pushon çështjen ndaj tre gjyqtarëve

Kronika

Shpëtuan Dritan Dajtin/ SPAK pushon çështjen ndaj tre gjyqtarëve

Publikuar

-

prokuroria e krimeve te renda

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka pushuar hetimet për tre gjyqtarët që në Apel, morën vendimin në favor të  Dritan Dajtit, duke e shpëtuar nga burgimi i përjetshëm, pasi i pranuan kërkesën për gjykim të shkurtuar.

Bëhet fjalë për gjyqtarët Skënder Damini, në Gjykatën e Apelit në Vlorë, Petrit Aliajn gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Vlorës, dhe Aleks Nikolla gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkodër.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BW, se për tre gjyqtarët Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli nuk janë gjetur elementë të veprës penale. Ata u hetuan pas dyshimeve per korrupsion, por akuzat nuk u provuan.

LEXO EDHE:  KLP miraton tetë prokurorët e parë të SPAK/ Ja kur betohen tek Presidenti

Kujtojmë këtu se Gjykata e Apelit për Krime të Rënda pranoi gjykimin e shkurtuar, duke dënuar në total me 25 vite burg Dritan Dajtin për vrasjen e 4 policëve në gusht të vitit 2009.

Procesi ndaj Dajtit zgjati rreth 10 vite, ndërsa në Shkallë të Parë u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2014.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Plagoset me armë zjarri ish-kryetari i komunës Velipojë

Publikuar

-

Nga

Ish-kryetari i Komunës së Velipojës Pashko Ujka është plagosur me armë zjarri.

Ngjarja në qendër të qytetit të Shkodrës në afërsi të Kishës Ortodokse.

Mesohet se ai është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku i është nënshtruar ndihmës mjekësore.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes,  ndersa policia ndodhet ne vendngjarje për të hetuar shkaqet  dhe për të punuar për kapjen e autoreve të ngjarjes.

Shkodër/ Informacion paraprak

LEXO EDHE:  SPAK thërret Mirel Mërtirin dhe zyrtarët e inceneratorëve

LEXO EDHE:  Video-“447 milionë euro dëm në xhepat e shqiptarëve”/ Mesazhi i fortë për SPAK



Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ngjarje e rëndë në Fier/ Gjendet kufoma e dekompozuar në një kanal

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në fshatin Mujalli të Fierit, është gjetur një kufomë e dekompozuar në një kanal.

Mësohet se kufoma është e seksit mashkull dhe ende nuk është identifikuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për nxjerrjen e personit nga kanali.



Në fshatin Mujalli, në një kanal me ujë është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një shtetas i seksit mashkull ende i paidentifikuar.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për nxjerjen e personit të mbytur nga kanali, identifikimin e tij dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Korçë/ Gjendet i pajetë një person, dyshimet e para

Publikuar

-

Nga

Një i moshuar rreth 70 vjeç është gjendur i pajetë në fshatin Boboshticë të Korçës.

Sipas uniformave blu, viktima është shtetasi me inicialet I.L, i cili paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Korçë/Informacion paraprak



Më datë 29.11.2021, rreth orës 17:00, në fshatin Boboshticë, Korçë, është gjetur i pajetë, në rrugë, pa shenja dhune, shtetasi I. L., rreth 70 vjeç. Nga hetimet paraprake, dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE