Connect with Us

Rritja e numrit të emigrantëve/ Shehi: Rama punon vetëm me biznesmenët e mëdhenj

Politikë

Rritja e numrit të emigrantëve/ Shehi: Rama punon vetëm me biznesmenët e mëdhenj

Publikuar

-

Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi, i ftuar në studion e Report tv, ka folur në lidhje me situatën në Shqipëri përgjatë vitit 2019, ku edhe u shpreh se ky vit ka qenë një vit i keq për Shqipërinë, kryesisht për ngjarjen e 26 nëntorit, por edhe për çështje të tjera politike, si mosfunksionimi i saktë i parlamentit, kriza e institucioneve, rënia e ekonomisë, korrupsioni në sistemin e drejtësisë dhe çështja më shqetësuese tek e cila Shehi u ndal më tepër,  është rritja e emigracionit.

“Qe një vit i keq për Shqipërinë se ju vu kapaku me një tërmet që bëri dëme që do vazhdojnë për vite. Bëmë zgjedhje që nuk ishin zgjedhje, pluralizëm për herë të parë. As zgjedhje as zgjidhje. Parlamenti shqiptar ngeli pa opozitë, a bëmë mirë a keq do e sqarojë koha. Ne u munduam të bëjmë mirë pasi ja vlen ta ndryshojmë lojën por institucionet shqiptare po funksionojnë më keq. Forcat politike i kanë futur duart edhe brenda institucioneve të drejtësisë. Ekonomia shqiptare është keq me parashikimet, me treguesit makroekonomik, po rendohet borxhi i brendshëm, borxhe që nuk i llogarisim, shumica e projekteve janë të kushtëzuara dhe rikompensohen nga buxheti i shtetit. Po të manipulosh me shifrat çfarë nuk del. Dëgjova se janë rritur me 7 përqind shifrat e investimeve por kjo është e pabesueshme”, tha Shehi.

LEXO EDHE:  Nga Astrit PATOZI/NJËRI NGA TË DY DUHET TË SHPORRET

Në lidhje me largimin e shqiptarëve nga vendi i tyre, Shehi u shpreh se gjatë qeverisjes së Ramës shifrat janë shtuar, pasi kushtet aktuale në Shqipëri janë më të rënduara se 6 vite më parë. Korrupsioni, padrejtësia, dhuna dhe kryesisht pagat e ulëta janë shkaqet kryesore për emigrimin masiv të qytetarëve.

Shehi u shpreh se qeveria e Ramës po punon vetëm me disa biznsmenë të fuqishëm, duke i lënë të tjerët jashtë loje, me qëllimin e vetëm të mos rritjes së pagave.

“Në realitetin shqiptar, 90 përqind e të larguarve kanë probleme. 5-6 vitet e fundit kanë ikur shumë shqiptar. Liberalizimi ka ndodhur në 2009, mirëpo tani është kulmuar. Atëherë ishte një sukses. Ikja vjen nga mungesa e punës, nga korrupsioni, nga puna që nuk paguhet. Mundon shtresa e mesme. Kemi të pasurit dhe klasa e varfër. Kjo qeveri e ka kulmuar se punon vetëm për 10-20 biznesmenë të mëdhenj dhe të gjithë i konsideron të paaftë. Kështu nuk rriten rrogat. Kjo qeveri nuk i rriti rrogat. Prandaj kanë të gjithë dëshirën për t’u larguar. Shumica do kishin ndenjur në Shqipëri. Jetojmë në një ambient dhune, padrejtësie, korrupsioni”, tha ndër të tjera Dashamir Shehi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Sot mblidhet Kuvendi/ Opozita interpelancë me ministrin Lleshaj

Publikuar

-

Nga

Sot në orën 10: 00 Kuvendi i Shqipërisë pritet të zhvillojë seancën e plenare të radhës.

Opozita e re ka kërkuar një interpelancë me ministrin e Brendshëm, Sandër Leshaj për kriminalitetin në vend, Vettingun në Polici dhe për protestat.

Kujtojmë së në seancën e kaluar në datën 3 shkurt, u zhvilluan tre interpelanca me ministrat.

Rendi i ditës:

LEXO TE PLOTE

Politikë

Qytetarët “kryqëzojnë” Ramën/ Kryeministri zhgënjen edhe simpatizantët

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama vazhdon “ritualin” e tij të mëngjesit duke publikuar fjalë të shenjta në profilin e tij në rrjetet sociale.

“Ngri fjalët jo zërin. Është shiu që i rrit lulet, jo bubullima”, kjo është shprehja e publikuar nga Rama.

Por ajo që bie në sy janë komentet që qytetarët e ndryshëm i shkruajnë kryeministrit. Ata ndihen të zhgënjyer dhe të lodhur nga Rama, teksa i thonë se s’po bën asgjë tjetër perveç fjalëve.

“Zoti Kryeministër me duket se ke ndrru profesion. Pse s’po bëhesh Poet më mire, e leje Politiken se fort kohen e fundit ja ki huq. E ke humbur simpatin nga Kosovaret me levizjet e fundit Qe i ke bërë, ke gabur ne hapa ne Basketboll, topin ta ka marrë Vuqiq edhe pse po mundohet Albini te pasoj te ti”, shkruan një komentues.

LEXO EDHE:  Tahiri shfaqet në krah të Ramës një ditë pas largimit/Veliaj e falënderon

LEXO EDHE:  Laç/ Hapet zyra e re e punësimit

Një tjetër qytetar shprehet: Edo leri kto fjal te cmuara tani se nuk na duhen.por bej na nje gje per ket Popull. Unë jam simpatizanti jot, por më zhgëjen me duket se do ta mari Luli (gjinoja)kokrren e figut dhe pastaj shqiperin(marigon)e mori gjith dynjaja.

Gjithashtu nuk kanë munguar edhe komentet për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Z. Kryeminister, ose me Albinin ishit te zymt ne shumicen e fotografive qe pam, gjuha e trupit thoshte diqka tjeter me ate gjuhen qe folet ! Sigurisht se te ra ndermend qe Albini nuk eshte Ramush”, shkruan komentuesi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ylli Rakipi degjeneron Bashën/ “Ose i paaftë ose i kapur nga Rama”

Publikuar

-

Nga

Gazetari, Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa kritikoi nismën e ketij të fundit “Po të dëgjoj”, ku shkon derë më derë për të dëgjuar gjoja hallet e qytetarëve.

Në një lidhje on line për emisionin “Tempora”, Rakipi u shpreh se më këto lloj fushatash opozita ose është e paaftë, ose është e kapur nga kryeministri Rama.

Nëse kryetari i opozitës shkon dhe fillon procesin e fushatës për të pirë kafe me dy hapa, hapi i parë porosit kafen dhe hapi i dytë pi kafe, kur shkon dhe zihet me kujdestaren e konviktit, kur kryetari i opozitës shkon dhe merr shegë në pazar dhe megjithë këto gjëra që ndodhin, opozita shqiptare duket ose është e paaftë ose është e kapur nga Edi Rama.  Përveç gjithë pushteteve që ka marrë Rama, ka marrë 90% të mediave  dhe ndoshta edhe opozitën. Le të dalë opozitë të shpjegojë se çfarë është duke bërë.”, theksoi më tej Rakipi./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Mbyllet votimi në pjesën më të madhe të degëve të PD/ Kur do të nisë numërimi?

LEXO EDHE:  Deputeti tallet keqazi me Ramën/ Po i kërkon t’i mësojë Metës Kushtetutën

 

LEXO TE PLOTE