Connect with Us

Prokurorja e SPAK me pasuri të dyshimtë/ Komisionerja e Vettingut i nxjerr të palarat

Kronika

Prokurorja e SPAK me pasuri të dyshimtë/ Komisionerja e Vettingut i nxjerr të palarat

Publikuar

-

Në Korrik të vitit 2019, KPK ka konfirmuar në detyrë prokuroren, Elida Kaçkini, pasi nuk zbuloi ndonjë problem me pasurinë e saj personale, nuk rezultoi të kishte lidhje me persona të inkriminuar dhe se ishte e aftë profesionalisht.

Kaçkini u hetua nga Valbona Sanxhaktari, Etleda Çiftja dhe Xhensila Pine. Ajo arriti të kalonte Vettingun dhe sot është pjesë e SPAK,me dy vota pro dhe një kundër.

Valbona Sanxhaktari ishte kundër konfirmimit të në detyrë të prokurores Kaçkini.

“Unë, anëtarja e trupit gjykues nr. 1, Valbona Sanxhaktari, parashtroj mendimin tim paralel ndaj arsyetimit të vendimit nr.181, datë 18.7.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket procesit të rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit znj. Elida Kaçkini, me detyrë prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Parashtrimi i arsyetimit të mendimit paralel lidhet me qëndrimin ndryshe në raport me vlerësimin e disa rrethanave dhe arsyetimit të përdorur nga shumica e trupit gjykues, dhe që nuk ndikon në vendimin për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Elida Kaçkini”, thuhet në qëndrimine  Sanxhaktarit.

Sipas saj, ky qëndrim ka të bëjë me përfshirjen në vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të vlerësimit të një pasurie në emër të personit të lidhur, e cila në fakt gjatë hetimit rezultoi se ishte nje pasuri e vënë veçmas dhe nuk ndikonte vetë subjektin e rivlerësimit.

“Në vlerësimin tim, vendimi përfundimtar për subjektin e rivlerësimit duhet të bazohet vetëm mbi prova që i përkasin çështjes së subjektit të rivlerësimit. Konkretisht lidhur me pasurinë: apartament banimi, me sipërfaqe 78.33 m2 , ***, Komuna Kashar, deklaruar nga personi i lidhur/bashkëshorti i subjektit të rivlerësimit, shprehem kundër arsyetimit të shumicës së trupit gjykues.

Komisioni ka hetuar mbi pasurinë e personit tjetër të lidhur, bashkëshortit të subjektit të rivlerësimit z. B.K., pasi kjo pasuri është deklaruar në formularin “Vetting” si pasuri e personit të lidhur, bashkëshortit të subjektit. Po ashtu edhe për faktin se subjekti i rivlerësimit jeton aktualisht në këtë apartament së bashku me bashkëshortin e saj”, shkruan më tej Sanxhaktari.

Sipas saj, nga hetimi administrativ, Komisioni konstatoi se ky apartament është porositur me anë të kontratës së porosisë nënshkruar midis personit të lidhur, z. B.K., dhe shoqërisë “***” sh.p.k., në datën 5.1.2010, në vlerën 38,260 euro. Nga verifikimi i dokumentacionit të administruar nga “Intesa Sanpaolo Bank”, vërtetohet se personi i lidhur, z. B. K., ka kryer pagesën për shoqërinë sipërmarrëse “***” sh.p.k., me anë të një transferte bankare në datën 5.1.2010, për të gjithë shumën.

Nga dokumentacioni i administruar nga zyra e gjendjes civile, u vërtetua se subjekti i rivlerësimit ka lidhur martesë ligjore me personin e lidhur, z. B. K., në datën 30.11.2012 dhe ka filluar bashkëjetesën me të. ZVRPP-ja Tiranë konfirmon se z. B. K., në datën 14.12.2011 ka regjistruar në regjistrin e pasurive të paluajtshme, pasurinë me sipërfaqe 78.33 m2 , si pronar i vetëm i kësaj pasurie.

LEXO EDHE:  "Bllok" korrupsionit dhe luksit/ Zbulohet gjyqtarja më e varfër e Apelit

“Në vijim të këtij hetimi, në vlerësimin tim, trupi gjykues duhet të vlerësonte faktet dhe provat e administruara, të cilat të çojnë në konkluzionin se kjo pasuri nuk i përket subjektit të rivlerësimit, e se është pasuri ekskluzive e personit të lidhur që nuk afekton vetë subjektin e rivlerësimit. Nga vlerësimi i fakteve dhe dokumentave të administruara gjatë hetimit, rezultoi e provuar, çka është deklaruar edhe në vendimin e arsyteuar nr.181, datë 18.7.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, se kjo pasuri nuk i përket subjektit të rivlerësimit dhe nuk afekton atë.

Në vlerësimin tim, trupi gjykues pas administrimit të provave dhe infomacionit provues se kjo pasuri ishte ekskluzive e personit të lidhur, duhet të kishte vendosur mospërfshirjen e kësaj pasurie në arsyetimin e vendimit nr. 181, datë 18.7.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe aq më tepër nxjerrjen e konkluzioneve për rrethana që nuk ndikojnë subjektin e rivlerësimit, por drejtpërdrejt një subjekt tjetër për të cilin duhet të ketë një proces rivlerësimi të ndarë. Mendoj që vlerësimi i shumicës se “Rethana e analizuar me sipër në vendim, nuk përbën arsye për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit” vjen si rezultat i një analize jo të drejtë që është në kapërcim të dispozitave ligjore që parashikojnë procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqatrëve dhe prokurorëve”, shprehet Sanxhaktari.

Sipas të njëjtës, lidhur me faktin se shtetasit B. K., (vjehrri) dhe shtetasja E. D., janë konsideruar persona të tjerë të lidhur me subjektin e rivlerësimit – për shkak të huadhënies së shumave përkatësisht nga 12.000 euro personit të lidhur/bashkëshortit të subjektit, në vlerësimin tim trupi gjykues ka dalë jashtë përcaktimit të pikës 15 të nenit 3 të ligjit, si dhe jashtë objektit të vlerësimit të Komisionit, lidhur me procesin e rivlerësimit të znj. Elida Kaçkini.

Gjatë hetimit, Komisioni ka konstatuar se bashkëshorti i subjektit të rivlerësimit është gjithashtu subjekt rivlerësimi sipas ligjit nr. 84/2016, dhe ky vendim në asnjë rast nuk duhet të paragjykojë të drejtën për një hetim të pavarur të paanshëm dhe një rivlerësim të tij në përputhje me ligjin. Vendimi i dhënë në këtë rast nuk duhet të ndikojë drejtësinë dhe objektivitetin e procesit të rivlerësimit të z. B.K.

“Trupi gjykues ka dalë jashtë kompetencave të përcaktuara nga ligji nr. 84/2016, pasi ai duhej të shprehej vetëm bazuar në provat që i përkasin çështjes së subjektit të rivlerësimit dhe në zbatim të parimit të objektivitetit dhe proporcionalitetit. (vendimi nr. 20 (JR) datë 31.07.2019 i KPA). Praktika të ngjashme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka ndjekur edhe për raste të tjera si psh në vendimi nr.27, datë 25.6.2018”, shkruan në qëndrimin e saj kryesuesja e trupit gjykues për këtë rast, Valbona Sanxhaktari./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

U gjet pa jetë në makinë/ Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 33-vjeçarit

Publikuar

-

Nga

Dalin detaje të reja nga ngjarja në Rrogozhinë/U gjet i vrarë nga shitësi i qumështit

Detaje të reja kanë dal ne dritë në lidhje me vrasjen e Klevis Kapllanit në Rrogozhinë.

Burimet bëjnë me dije se 33-vjeçari ishte i martuar dhe ishte baba i një fëmije 2 muajsh.

Ai u gjeti vrarë me armë zjarri vetëm 200 metra larg shtëpisë së tij.



Makina e tij u vu re nga një banor i zonës që kishte dal herët në mëngjes për të shitur qumështin. Pranë vendit të ngjarjes është gjetur një pistoletë, por banorët e zones kane deklaruar se  nuk kanë dëgjuar asnjë zhurmë arme. Në trupin e tij është gjetur vetëm një plumb por, ka dyshime se për vrasjen është përdorur armë silenciator.

LEXO EDHE:  Prokurori Petrit Fusha/ “Peshku i madh” 1 milionë dollarë, i Vettingut

LEXO EDHE:  "Bllok" korrupsionit dhe luksit/ Zbulohet gjyqtarja më e varfër e Apelit

Kapllani rezulton se ka qenë i dënuar në Itali për lëndë narkotike. Ai kishte dy vjet që ishte kthyer dhe s’kishte pasur probleme në Shqipëri.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Mësues të dyshuar me COVID-19 në Kolonjë/ Disa klasa nuk kanë filluar procesin mësimor

Publikuar

-

Nga

Mësues të dyshuar me COVID-19 në Kolonjë/ Disa klasat nuk kanë fillojnë procesin mësimor

10 mësues në bashkinë e Kolonjës janë izoluar në shtëpitë e tyre pasi kanë vënë re shenja të COVID-19.

Sipas burimeve  theksohet se në momentin që këta mësues kanë shfaqur shenjat e para janë vetëizoluar në shtëpitë e tyre deri në përgjigjen e rezultatit të tamponëve.

Njësia vendore e kujdesit shëndetësor, u ka marrë tamponët secilit prej tyre.



Gjithashtu burime bëjnë me dije se pjesa më e madhe mësuesve janë nga shkollat e qytetit ndërsa mësohet se disa klasa nuk e kanë filluar procesin mësimor ndërsa një pjesë janë zëvendësuar nga mësues të tjerë të shkollave, deri në përgjigje të rezultatit.

LEXO EDHE:  I varur nga familja e bashkëjetueses/ Hije dyshime mbi pasurinë e gjyqtarit të Velierës

LEXO EDHE:  Dokumentet-Ben Blushi shet biznesin në Korçë/ Zbulohet skema, si përfitoi dhjetëra milionë lekë

Kjo nuk është hera e parë që në bashkinë e Korçës kanë rezultuar pozitivë mësues dhe janë karantinuar 4 të tjerë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplasi me makinë 5-vjeçaren/ Arrestohet 58 vjeçari

Publikuar

-

Nga

Përplasi me makinë 5-vjeçaren/ Arrestohet 58 vjeçari

Një aksident me pasojë plagosjen e një vajze të mitur 5 vjecare ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë.

Policia ka bërë me dije se ka arrestuar shtetasin më inciale M. I., 58 vjeç, banues në Vlorë



“Ky shtetas duke drejtuar automjetin në lagjen “Hajro Çakërri” ka aksidentuar një shtetase të mitur 5 vjeçare, e cila ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën” thuhet në  njoftimin e policisë.

LEXO TE PLOTE