Connect with Us

Presidenti Trump paralajmëron Iranin

Bota

Presidenti Trump paralajmëron Iranin

Publikuar

-

Turma masive u mblodhën, të hënën, në Teheran për të nderuar gjeneralin e lartë Qassem Soleimani, ndërsa personi që do ta zëvendësojë atë premtoi se do të hakmerrej për goditjen ajrore që shkaktoi vdekjen e tij , nga ana tjetër Presidenti amerikan, Donald Trump kërcënoi se do të godiste objektet kulurore iraniane, nëse Irani hakmerret.

Presidenti Trump foli me gazetarët në avionin presidencial të dielën vonë.

“Ata lejohen të përdorin bomba në anë të rrugës për të vrarë njerëzit tanë dhe, ne, nuk lejohemi të prekim objektet kulturore? Nuk funksionon kështu”, tha ai, raporton VOA.

Sipas konventave të Gjenevës që përcaktojnë kufizimet ligjore për luftë, sulmi ndaj objekteve kulturore të një vendi tjetër është një krim lufte. Por, Sekretari amerikan i Shetit, Mike Pompeo, i cili nuk e kritikoi komentin në Twitter të Presidentit Trump tha për ABC-në se:

“Ne (SHBA) do të veprojmë sipas ligjit e brenda sistemit. Çdo objektiv që godasim do të jetë një objektiv i ligjshëm dhe veprimet do të hartohet me një mision të vetëm, atë të mbrojtjes së popullit Amerikan”.

LEXO EDHE:  Lavrov bashkohet në bisedimet e fuqive botërore për Iranin

Zoti Pompeo tha se goditja erdhi në momentin e duhur.

Irani po mban tri ditë zie para varrimit të Soleimanit, të martën.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Uragani Sally kërcënon shtetet jugore të SHBA-së

Publikuar

-

Nga

Uragani Sally kërcënon shtetet jugore të SHBA-së

Një uragan i sapoformuar ndodhet në drejtim të bregdetit të SHBA-së dhe kërcënon disa shtete të jugut, përfshirë Floridën, Misisipin dhe Alabamën.

Stuhia tropikale Sally u shpall uragan të hënën, ndërsa pritet të zbarkojë të martën.

Zyrtarët thanë se uragani do të sjellë deri në 30 centimetra shi dhe erëra deri në 135 kilometra në orë në disa zona.

Guvernatori i Luizianës, John Bel Edwards, shteti i të cilit është ende duke u rimëkëmbur nga uragani i muajit të kaluar Laura, kërkoi nga banorët që “të jenë të zgjuar dhe të sigurt”.



Alabama dhe Misisipi shpallën gjendje të jashtëzakonshme, derisa janë në pritje të uraganit, i cili ndodhet rreth 175 milje në juglindje të Billoksit në Misisipi.

LEXO EDHE:  Lavrov bashkohet në bisedimet e fuqive botërore për Iranin

LEXO EDHE:  Pajtohen Trump dhe Xi Jinping/  I japin fund luftës tregtare

Qendra Kombëtare e Uraganeve tha se uragani ka ndryshuar drejtim dhe nuk pritet të godasë drejtpërdrejt Luizianën, por gjithsesi mund të shkaktojë valë, që mund të çojnë në përmbytje të mëdha.

Të hënën, gati 80,000 shtëpi në Luiziana kanë qenë pa energji elektrike si rezultat i uraganit Laura, i cili ka goditur tri javë më parë.

Përveç Sallyt, janë edhe katër stuhi të tjera tropikale – Paulette, Rene, Teddy dhe Vicky – që janë duke u vërtitur në pellgun e Oqeanit Atlantik./REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Franca konfirmon se Navalny “është helmuar me Noviçok”

Publikuar

-

Nga

Franca konfirmon se Navalny “është helmuar me Noviçok”

Presidenca e Francës konfirmoi të hënën se analizat e bëra në këtë shtet kanë arritur në përfundimin se udhëheqësi i opozitës ruse, Aleksei Navalny, është helmuar me agjentin nervor Noviçok.

Kjo është “në kundërshtim me normat ndërkombëtare për përdorimin e armëve kimike”, thuhet në reagimin e Pallatit Elysee.

Sipas të njëjtit, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka kërkuar presidentit rus, Vladimir Putin, që urgjentisht të ndriçojë “rrethanat e kësaj vrasjeje në tentativë” dhe “të gjejë përgjegjësit”.

Më herët, Gjermania tha se analizat e pavarura të laboratorëve në Francë dhe Suedi kanë konfirmuar se ka prova se kritiku i Kremlinit është helmuar me Noviçok.

“Ne e përsërisim thirrjen që Rusia të tregojë se çfarë ka ndodhur. Jemi në kontakt të ngushtë me partnerët tanë evropianë për hapat e mëtejshëm”, tha përmes një deklarate Qeveria gjermane.

Navalny është sëmurë papritmas gjatë një fluturimi brenda Rusisë, më 20 gusht.



Disa ditë më vonë është dërguar në mjekim në Gjermani, me kërkesë të gruas së tij.

LEXO EDHE:  Shqipëria shënjestër e Iranit?/ Gjenerali amerikan: Fatkeqësisht po, duhet të jeni vigjilent

LEXO EDHE:  Lavrov bashkohet në bisedimet e fuqive botërore për Iranin

Ka ditë që ekspertët gjermanë kanë konstatuar se Navalny është helmuar me Noviçok, por autoritetet ruse kanë refuzuar të nisin hetime, duke thënë se nuk ka prova të fuqishme për helmim.

Më 9 shtator, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se ka shumë mundësi që helmimi është urdhëruar nga zyrtarë të lartë në Moskë.

Ekipi i Navalnyt, të afërmit e tij dhe të tjerë gjithashtu besojnë se autoritetet ruse qëndrojnë pas helmimit. Kremlini i ka mohuar fuqishëm akuzat.

Spitali Charite në Berlin, ku po trajtohet Navalny, tha të hënën se gjendja e tij është duke u përmirësuar dhe se ai “mund të ngrihet tani nga shtrati”./REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Katër viktima në 24 orë/ Bie ndjeshëm numri i të infektuarve në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Katër viktima në 24 orë/ Bie numri i të infektuarve në Kosovë

Bie numri i infektimeve nga  koronavirusi në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë raporton se kanë humbur jetën katër pacientë të infektuar, si dhe janë regjistruar 55 raste të reja.



Numri total i rasteve pozitive është 14.692 raste nga 58.425 persona të dyshuar. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 150 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.585 raste./CNA.al

LEXO TE PLOTE