Connect with Us

Ngrica dhe temperatura deri në -10ºC/ Ja si do jetë moti gjatë kësaj jave

Sociale

Ngrica dhe temperatura deri në -10ºC/ Ja si do jetë moti gjatë kësaj jave

Publikuar

-

moti, ftohte, dimer, temperatura te uleta

Për shkak të masave ajrore të thata dhe me origjinë veriore në qarkullim kryefjala e motit për këtë javë do të jenë ditët me diell. Përjashtim të lehtë do të bëjnë vranësirat kalimtare për nesër ditën e Hënë në zonat malore të verilindje dhe juglindjes deri në orët e mesditës.

Më pas vranësirat e pakta kalimtare do të ketë ditën e Enjte kryesisht përgjatë orëve të mesditës dhe ato të pasdites.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat në orët e mëngjesit do të jenë në vlera negative në pjesën më të madhe të vendit duke krijuar ngrica të forta kryesisht përgjatë relieveve malore. Me pikun më të lartë ditën e Martë dhe të Mërkurë temperaturat minimale pritet të arrijnë nga -10ºC në zonat malore deri në -1ºC në zonat bregdetare.

Gjithashtu për tu theksuar është se përgjatë ditës së sotme ashtu dhe ditën e Martë do të ketë erë intensive (stuhi ere) me drejtim nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi që do të arrijë deri në 20-30m/s. Intensiteti i erës do të bjerë nga dita e Mërkurë duke fryrë e qetë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Drejtoria e Përgjithshme Detare jep alarmin/ Po afrohet Cikloni “Cassilda”

Publikuar

-

Nga

Drejtoria e Përgjithshme Detare jep alarmin/ Po afrohet Cikloni “Cassilda”

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se si rezultat i krijimit të ciklonit “Cassilda” në Mesdhe do të ketë përkeqesim të motit në zonën e detit Jon, në pjesën veriore të tij.

Njoftohet se moti të përkeqësuar do të ketë në jug të Italisë do të vazhdojë në drejtim të lindjes më konkretisht në zonën e Greqisë.

Këto zona do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 60 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 5.5m dhe perioda 8s

Ditën e premte dhe të shtunë vendi ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri, veri-perëndim, veri-lindje.

“Njoftim për përkeqësim të motit në zonën e Detit Jon në pjesën veriore të tij!

Si rezultat i krijimit të një cikloni, me era të fuqishme dhe reshje shiu , nga pasditja e datës 16 shtator 2020 deri më datën 19 shtator 2020 moti në zonën e Detit Jon në veri do të përkeqësohet. Moti i përkeqësuar do të ketë në jug të Italisë do të vazhdojë në drejtim të lindjes më konkretisht në zonën e Greqisë. Këto zona do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 60 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 5.5m dhe perioda 8s . Ditën e premte dhe të shtunë vendi ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri, veri-perëndim, veri-lindje.



Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë dhe që udhëtojnë në destinacion zonën e Detit Jon i Veriut, më konkretisht në zonën e Italisë së Jugut dhe Greqisë, duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qënë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

LEXO EDHE:  Rikthehen reshjet e shiut, bien ndjeshëm temperaturat

LEXO EDHE:  Shiu nuk po na ndahet/ Mësoni si do të jetë moti në vijim

Siguria juaj prioriteti ynë!”/CNA.al

Njoftim për përkeqësim të motit në zonën e Detit Jon në pjesën veriore të tij🌧🌊!Si rezultat i krijimit të një cikloni,…

Gepostet von Drejtoria e Përgjithshme Detare am  Mittwoch, 16. September 2020

LEXO TE PLOTE

Sociale

Covid shkakton një tjetër viktimë mes bluzave të bardha/ Humb jetën mjeku nga Kavaja

Publikuar

-

Nga

Covid shkakton një tjetër viktimë mes bluzave të bardha/ Humb jetën mjeku nga Kavaja

Covid-19, ka shkatuar një tjetër viktimë mes bluzave të bardha.

Bëhet fjalë për mjekun nga Kavaja, Sefer Dervishi, I cili nuk ka mundur ta fitojë dot betejën me virusin vekjeprurës.

Mësohet se ai kishte më shumë se dy javë i shtruar te spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi”.



Ndërkohë, raportohet se mjeku vuante edhe nga disa sëmundjeve bashkëshoqëruese./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

LEXO EDHE:  Diell dhe temperatura të larta/ Vendi "pushtohet" nga i nxehti

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Alarm në shkollat publike dhe private në Fier/ Disa nxënës rezultojnë pozitiv me Covid

Publikuar

-

Nga

Alarm në disa shkolla publike dhe private në Fier/ Disa nxënës rezultojnë pozitiv me Covid

Pas hapjes së shkollave në vend, janë raportuar raste ku koronavirusi ka prekur edhe stafet e mësuesve duke bërë që disa shkolla të mbyllen.

Ndërkohë tre shkolla publike dhe një private në Fier kanë aktualisht raste me COVID-19. Bëhet me dije se shkollat ‘’Naim Frashëri’’, ‘’Jakov Xoxa’’ dhe ‘’Penellopi Piro’’ kanë nxënës të infektuar me COVID-19. E njëjta situatë paraqitet edhe në një shkollë private.



Nxënësit që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 janë karantinuar në banesat e tyre, teksa dyshohet se e kanë marrë nga prindër apo të afërm./CNA.al

LEXO TE PLOTE