Connect with Us

Nesër hapet gara për kreun e BKH/ Kushtet për t’u bërë hetues i “FBI”-së shqiptarë

Kronika

Nesër hapet gara për kreun e BKH/ Kushtet për t’u bërë hetues i “FBI”-së shqiptarë

Publikuar

-

bashkeshortja e gjyqtarit te administratives drejt SPAK

Nesër pritet që të hapet gara për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, të njohur ndryshe si FBI-ja shqiptare. Një nga emrat e lakuar deri tani si kandidat është edhe prokurori Adnan Xholi, por pas hapjes së garës pritet që të ketë edhe të tjerë. Më pas do të jetë një grup me drejtues kreun e SPAK-ut, Arben Kraja që do të zgjedhin shefin e BKH-së.

Ligji për SPAK-un, liston kriteret minimale që duhet të plotësohen nga kandidatët, ku përfshihet përvoja në punë, pasuria, integriteti, arsimimi, sjellja në të shkuarën, por edhe aftësitë mendore e fizike të aplikantëve. BKH do të ketë në përbërje 60 hetues.

Oficerët shqiptarë do trajnohen në akademinë e FBI-së në Virxhinia. Janë 60 vetë që do të marrin eksperiencën e nevojshme për praktikat më të mira perëndimore dhe do të kenë në dispozicion pajisjet me moderne të hetimit. Në duart e prokurorëve të posaçëm do të dorëzohen të gjitha dosjet që kanë të bëjnë me korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe ato për krimin e organizuar.-shkruan Shqiptarja.com

Byroja dhe kompetencat
Byroja Kombëtare e Hetimit është strukturë e specializuar e Policisë Gjyqësore, e cila do të hetojë nën juridiksionin dhe për llogari të Prokurorisë së Posaçme. Byroja bën hetimin dhe përgatit dosjet e Prokurorinë e Posaçme. Kjo e fundit ia referon dosjet Gjykatës Speciale. Pra të gjithë zyrtarët dhe ish-zyrtarët, të dyshuar për çdo vepër penale, do të hetohet nga Byroja e Hetimit.

LEXO EDHE:  Gara për kryeprokuror dhe SPAK/ Flet Gent Ibrahimi

Kushtet për t’u bërë kandidat
Është shtetas shqiptar.
Ka arsim të lartë policor, në drejtësi apo kontabilitet, ose arsim të lartë në degë të tjera që kanë lidhje me misionin e Byrosë së Hetimit.
Ka një përvojë më shumë se 1-vjeçare pune në institucionet e zbatimit të ligjit ose në një fushë tjetër që lidhet me qëllimin e Byrosë.

Testi me 7 faza për t’u bërë hetues
Plotësimi i një aplikimi online, përfshirë një curriculum vitae elektronike dhe dokumentet mbështetëse, si dhe një deklaratë me shkrim mbi motivimin për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit;
Një provim me shkrim e me gojë, ku përfshihen teste konjitive, të sjelljes dhe të arsyetimit logjik;
Një provim të zgjeruar me shkrim që mat aftësitë e shkrimit të raporteve, si dhe nivelin e shkrimit e leximit;
Një intervistë nga një komision që mat aftësitë e komunikimit verbal, si dhe aftësinë për t’i komunikuar idetë me efiçencë;
Një testim të aftësive fizike që mat forcën dhe rezistencën fizike;
Një hetim mbi verifikimin e figurës, i cili konfirmon se personi nuk është dënuar e nuk është shpallur më parë fajtor për vepra penale; dhe
Të ketë dhënë pëlqimin për t’iu nënshtruar testit të poligrafit rreth integritetit të kandidatit. Informacioni në raportin e përgatitur nga specialisti i poligrafit merret në konsideratë gjatë procesit të emërimit dhe atij të riemërimit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Grabitja dhe plagosja e çiftit në Allias/ Jepete masa e sigurisë për autorët

Publikuar

-

Nga

Jepet masa e sigurisë për autorët e e grabitjes dhe plagosjes së çiftit Petrit dhe Afërdita Laze më 19 janar në Allias, Tiranë.

Mësohet se është dhënë masa ‘Arrest me burg’ për Fatjon Mërtënika, 28 vjeç, ‘arrest me burg në mungesë’ për organizatorin Markeljan Cungu dhe ‘Hetim në gjendje të lirë’ për moskallëzim krimi për Mario Toçcin.

Kujtojmë se Petrit dhe Afërdita Laze kishin një biznes të tyre privat në katin e parë të ndërtesës në Allias, ku merreshin me tregtimin e prodhimit të brumit.

LEXO EDHE:  Ngrihet Komisioni për kreun e BKH/ Mes aplikantëve 3 shqiptarë që jetojnë në SHBA

LEXO EDHE:  Gara për kryeprokuror dhe SPAK/ Flet Gent Ibrahimi

Dy persona të maskuar janë futur mbrëmjen e 19 janarit në shtëpinë e tyre, me qëllim grabitjen por, pasi janë ndeshur me të zotin e shtëpisë Petrit Laze, e kanë plagosur atë dhe bashkëshorten e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Asnjëherë s’ke bërë se*s? Mbylle derën!”/ Ndalohet mësuesi në Fier pas skandalit seksual me nxënësen

Publikuar

-

Nga

Policia e Fierit ka ndaluar mësuesin e shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa”, në Fier, Agron Bego, pas skandalit seksual të publikuar nga emisioni investigativ “Stop”.

“Në lidhje me rastin e publikuar mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Stop”, ku bëhej fjalë për ngacmimin seksual të një nxënëseje nga mësuesi, Policia menjëherë ka bërë shoqërimin e shtetasit A. B., 63 vjeç, banues në Fier. Në përfundim të veprimeve hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë ndalimin e shtetasit A. B., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi seksual”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:  Gara per kreun e FRPD/ Oriela Nebiaj: Motoja ime që dua të komunikoj dhe të ushqej

LEXO EDHE:  Gara për bashkitë/ PD bojkoton zgjedhjet

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale./CNA.al

Profesori ngacmon seksualisht nxënësen/ “Mbylle derën me çelës, nuk ma merr mendja se…”

LEXO TE PLOTE

Kronika

Administrativja vendos për “Duty Free”/ Reagon Ambasada amerikane

Publikuar

-

Nga

Gjykata Administrative shfuqizoi sot vendimin e Ministrisë së Financave dhe i dha të drejtë bashkëshortes së gjyqtarit Gjin Gjoni, Elona Çaushit, të ushtrojë licensën e “Duty Free” në aeroportin e Rinasit.

Pas kësaj, ka reaguar Ambasada amerikane, e cila deklaron se është zhgënjyese klima aktuale të biznesit në vendin tonë dhe po pengohet rritja e investimeve të huaja.

“Në situatën ku ndodhemi sot, rrethanat në lidhje me hapësirën Pa Taksë (Duty Free) në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës tregojnë sfidat me të cilat përballen investuesit e huaj në Shqipëri. Është zhgënjyese që klima aktuale e biznesit pengon rritjen e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të zbatojë rregulla të drejta dhe transparente në mënyrë të barabartë për të gjitha bizneset. Shpresojmë që qeveria e Shqipërisë të shqyrtojë seriozisht sfidat në mjedisin aktual dhe të zbatojë ndryshime të prekshme, për të tërhequr investimet e huaja shumë të nevojshme”, theksohet në reagim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE