Connect with Us

Në këtë dekadë do të rifillojë gara e armatimit

Blog

Në këtë dekadë do të rifillojë gara e armatimit

Publikuar

-

Nga Pierre Haski-“France Inter”

Dekada që sapo ka filluar rrezikon seriozisht të shënohet nga një garë armatimi, e favorizuar nga dy faktorë: rivalitetet e reja midis fuqive dhe revolucionet teknologjike.

Rezultati është se ne mund të harrojmë shpresat e ngjallura nga “dividentët e paqes” pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, periudhë gjatë së cilës shpenzimet ushtarake të shteteve ranë ndjeshëm, me disa vende madje që e reduktuan në maksimum ushtrinë e tyre. Sot jemi shumë larg nga thirrja e Barack Obamës për eleminimin e armëve bërthamore në vitin 2016, para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë.

Ne kemi hyrë në një epokë rrënjësisht të ndryshme, dhe nuk po i referohem vetëm Koresë së Veriut, e cila nuk duket aspak e gatshme të heqë dorë nga bomba atomike dhe premton një “surprizë” strategjike, apo rifillimin të programit bërthamor iranian, pas daljes së Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja e vitit 2015.

Ndër aktorët në këtë garë të re armatimi, janë para së gjithash tre fuqitë e para ushtarake në planet: Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina.

Javën e kaluar Moska njoftoi se njësitë luftarake do të pajisen me një lloj të ri raketash “hipersonike”, të afta të arrijë shpejtësinë tronditëse prej gjashtë mijë kilometrash në orë, dhe të ndryshojnë në mënyrë të pavarur trajektoren e tyre. Raketa, e pajisur me një mbushje bërthamore, do të ishte në thelb teë pakontrollueshme për sistemet aktuale anti-raketore.

Njoftimi zuri në befasi Uashingtonin. Dihej që rusët po punonin për këtë projekt (Vladimir Putini e kishte pranuar publikisht), por askush nuk e priste një përparim të tillë të shpejtë.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë ende teknologji të re, ose një sistem për ta luftuar atë, edhe për shkak se prej kohësh e kanë braktisur sektorin. Qeveria e Uashingtonit do të përpiqet të eleminojë këtë dobësi, por do të kërkojë kohë dhe investime të mëdha në kërkime.

LEXO EDHE:  Asambleja e FSHF zgjedh sot kreun e saj/ Zbardhet programi

Përse e gjithë kjo po ndodh pikërisht tani?

Arsyeja e parë është se çarmatimi dhe traktatet e kontrollit të firmosura në fund të luftës së ftohtë midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara do të skadojnë, duke kompromentuar të gjithë kuadrin ligjor që mbajti në fre, dy vendet me arsenalet më të mëdha bërthamore. Ndërkohë, Kina, jo e përfshirë në traktate, ka rifilluar zhvillimin e bërthamores për qëllime ushtarake dhe nuk dëshiron të dëgjojë ftesat e Donald Trumpit, për të filluar një negociatë hipotetike.

Arsyeja e dytë është klima e sfidës që e ka rikthyer botën në sistemin klasik të marrëdhënieve të fuqive. Paradoksalisht, në një epokë ku shtetet nuk luftojnë më ballë për ballë, ushtritë bëhen instrumente të pushtetit politik.

Arsyeja e tretë është se përparimet në inteligjencën artificiale dhe automatizimi po krijojnë armë të reja që mund të kenë një ndikim vendimtar. Franca sapo ka zhvilluar drone të reja të armatosura, të përdorura për herë të parë javën e kaluar në Sahel.

Gara e re e armëve është një tjetër shenjë e një regresioni global. Flitet shumë për shpëtimin e planetit, por ndërkohë ne vazhdojmë të investojmë në armë që mund ta shkatërrojnë atë. / Bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Pse disa njerëz qëndrojnë elegantë, pavarësisht gjërave që hanë?

Publikuar

-

Nga

A keni menduar ndonjëherë, se si disa njerëz ia dalin të qëndrojnë elegantë pavarësisht se hanë atë që ju pëlqen, ndërsa juve ju duket se shtoni në peshë edhe vetëm me ajrin që thithni? Nga studime rezulton se sekreti për fizikun e tyre elegant, nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me regjimin e stërvitjes, por me përbërjen gjenetike.

Një studim, i kryer nga një ekip studiuesish në Universitetin e Kembrixhit, ka zbuluar se disa njerëz kanë një kodim gjenetik unik, që i ndihmon ata të ruajnë të njëjtën peshë trupore gjatë gjithë jetës së tyre.
Edhe pse hulumtimet e mëparshme, kanë hedhur dritë mbi ndikimin gjenetik tek mbipesha trupore, ky studim është përqendruar në shumë më tepër detaje. Studimi, botuar në revistën PLOS Genetics, është më i madhi në llojin e tij deri më tani. Ekipi krahasoi ADN-në e rreth 14.000 njerëzve, të cilët u ndanë në grupe të ndryshme sipas peshave, për të zbuluar se si gjenet mund të ndikojnë në peshën e një personi.
Sadaf Faruki, profesor në Institutin e Shkencës Metabolike në Universitetin e Kembrixhit,
ishte drejtues i studimit që u mbështet nga Këshilli Evropian i Kërkimit. Synimi. Studimet e mëparshme, kishin treguar se gjenet e gabuara, mund të jenë përgjegjëse për rastet e rënda të mbipeshës, që vërehen shpesh në moshë të re.

Gjithsesi, ky studim i veçantë sugjeroi se një kombinim i gjeneve “të elegancës”, ose më saktë, mungesa e “gjeneve të lidhura me mbipeshën”, mund të ndihmojë që dikush të mbetet i dobët pavarësisht asaj që ha. Profesori Faruki dhe ekipi i tij, në bashkëpunim me dr.Ines Barroso e institutit “Wellcome”, mblodhën dhe krahasuan ADN-në e 14,000 pjesëmarrësve, 1.622 prej të cilëve ishin legantë.
Ndërkohë, 1.985 vullnetarë ishin tepër obezë, dhe 10.433 të tjerët kishin një peshë normale. ADN e njeriut, është e përbërë nga një sekuencë molekulash të quajtura “çifte bazë”. Shkronjat A, C, G dhe T paraqesin çiftet bazë, dhe vargjet e tyre përbëjnë rajonet gjenetike.

LEXO EDHE:  Kërcënimi i Al Shabaab për sulme/SHBA , apel qytetarëve

LEXO EDHE:  Serbia kërcënon me përfshirjen e Rusisë në dialog

Gjenet tona diktojnë mënyrën se si funksionojnë trupat tanë, dhe variacionet, siç është një C aty ku duhet të jetë një A, mund të kenë një ndikim delikat ose dramatik në tipare të tilla si ngjyra e syve, ngjyra e flokëve dhe natyrisht pasha trupore. Ekipi i studiuesve hasi në disa variante gjenetike që studiuesit kishin identifikuar tashmë dhe që lidheshin me mbipeshën.

Gjithsesi, studimi i fundit zbuloi rajone të reja gjenetike që mund të jenë përgjegjëse për dobësimin e shëndetshëm. Për të zbuluar se si gjenet ndikojnë në peshën e dikujt, studiuesit morën parasysh të gjitha variantet e ndryshme gjenetike, dhe dolën me një “hartë” të rreziqeve gjenetike për mbipeshën.
Siç dyshuan studiuesit, rezulton se njerëzit obese, kanë një rezultat më të lartë të rrezikut gjenetik, çka i bën ata më të predispozuar të jenë mbipeshë se sa njerëzit me peshë normale.

Nga ana tjetër njerëzit elegantë, kanë një rezultat dukshëm më të ulët të rrezikut gjenetik.
Atyre u mungojnë ndërkaq variantet gjenetike, që dihet se janë përgjegjëse për shkaktimin e mbipeshës. Studimi tregoi kësisoj se njerëzit që kanë qenë gjithmonë të dobët, pavarësisht
nga dieta dhe zgjedhjet e tyre të jetesës, duhet të falënderojnë gjenet e tyre unike.

Megjithëse gjenet mund të përcaktojnë peshën e një personi, kjo nuk do të thotë aspak se ju duhet të hiqni dorë nga një dietë e shëndetshme ushqimore, dhe një stil jetese i shëndetshëm në përgjithësi. Studimi tregoi thjesht se si gjenet mund të jenë përgjegjës për shtimin e peshës tek njerëz të ndryshëm. Shanset mund të jenë në favor ose kundër jush. Por veprimet personale, luajnë një rol kritik kur bëhet fjalë për menaxhimin e peshës./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Ja cilat janë gënjeshtrat që të gjithë i tregojnë në Facebook dhe Instagram

Publikuar

-

Nga

Sot shumica prej nesh, janë pjesë e të paktën njërës prej platformave të mediave sociale. Dhe ndërsa Facebook dhe Instagram, mund të duken si mënyra të mira për t’u lidhur me miqtë, kolegët dhe anëtarët e familjes që nuk i shihni shpesh, profilet e tyre mund të zbulojnë se shumica e tyre janë mashtruese. Njerëzit largohen shumë nga vetvetja, për të paraqitur versionin më të mirë në mediat sociale, edhe nëse ai version nuk është tamam i vërtetë.

Gënjeni për arritjet tuaja

Të gjithë duan që dikush të jetë krenar (ose ziliqar) për ta. Nevoja që njerëzit e tjerë të shohin sukseset dhe arritjet tuaja, ka krijuar kulturën e trillimit ose ekzagjerimit të tyre, sidomos në mediat sociale.
Zmadhoni rëndësinë që keni në punët tuaja

Ne të gjithë duam të duket, sikur kemi një rol qëndror në punën tone. Aq sa shumë njerëz zbukurojnë rëndësinë e rolit të tyre,duke e ndarë atë me shoqërinë e tyre në mediat sociale. Madje në jo pak raste, njerëzit pranojnë pozicione pune “më të larta”, pavarësisht pagës më të ulët.
Silleni sikur puna që bëni është më magjepsëse, nga sa është në të vërtetë

Çfarë postoni zakonisht në mediat sociale:momente të lumtura nga festa e kompanisë në fundvit, apo vizitën e një personi të famshëm në zyrën tuaj. Ndërkohë fshini shumë gjëra që nuk shkojnë, probleme me kondicionerin gjatë verës, zënkat me kolegët etj.

Gënjeni për vendet e huaja që keni vizituar

Pavarësisht nëse fabrikoni një palë pushime që nuk i keni bërë, apo thjesht gënjeni njerëzit se keni shkuar diku në të kaluarën, kjo gjë nuk është një praktikë e pazakontë në mediat sociale.

Pretendoni se jeni një gjendje më të mirë financiare, sesa jeni në realitet

Postimi me veshje firmato, nënkupton që keni para. Prandaj shumë shpesh, sidomos femrat, postojnë foton e një çante firmato nga dyqani, pa pasur mundësi që ta blejnë atë. Edhe dukuria e djemve që pozojnë para veturave luksoze, që në fakt nuk janë të tyre, është një shembull tipik.

Gënjeni për regjimin tuaj të palestrës

Shumë profesionistë të fitnesit, kanë në fakt çrregullime në stërvitje ose çrregullime të trupit. Por a i shfaqin këto realitete në internet? Jo dhe aq. Përkundrazi, ata tregojnë fizikun e tyre dhe flasin për suksesin dhe arritjet e tyre.

Silleni sikur dini shumë, kur realiteti është krejt ndryshe

Është shumë e thjeshtë të krijoni në internet fasadën e një njeriu shumë të lexuar. Postoni një fotografi të kopertinës së romanit Ana Karenina të Tolstoit, dhe njerëzit do të mendojnë se jeni një qenie njerëzore inteligjente, edhe pse mund të mos e keni kaluar asnjëherë nëpër duar atë libër. Siç shprehej dikur Karl Grinfilld, me shfaqjen e internetit “nuk ka qenë kurrë kaq e thjeshtë të pretendosh se di kaq shumë, kur në fakt nuk di asgjë!”.

Shfaqeni sikur jeni prindër të përsosur

Ndjekësit tuaj në rrjetet sociale, mund të mendojnë se fëmijët tuaj janë “engjëj të vegjël të përsosur”, pasi kjo është gjithçka që ju e tregoni në internet. Por realitetet e prindërimit, janë shumë më të komplikuara se sa kaq. Sociologu Kojel Bandjopadhjaj, mendon se prindërit e fiksuar pas mediave sociale, u kalojnë fëmijëve të tyre komplekse jo të shëndetshme. “Për ta, prindërimi bëhet një konkurs, dhe fëmijët përpiqen të përmbushin ambiciet e prindërve të tyre”-thotë ai.

LEXO EDHE:  Pse kemi uri, dhe si ndikon gjendja jonë psikologjike?

LEXO EDHE:  "Antipode" aeroplani qe mund te pershkoje Londer - New York ne 20 minuta

Pretendoni se jeni gjithnjë të lumtur

Një sondazh zbuloi se 73 përqind e rinjve, përpiqen gjithmonë të shfaqen të lumtur në mediat sociale. Ju mund të postoni një selfi të vjetër apo të ri duke buzëqeshur, por në fakt mund të jeni duke qarë apo shumë të stresuar. Është e qartë se jeta nuk është gjithmonë ashtu siç duket në mediat sociale.
Pretendoni se jeni në një lidhje të lumtur

Nëse bazohemi vetëm tek ato që postohen në mediat sociale, marrëdhënia e të gjithëve është në thelb një romancë e ëmbël. Por ata që mburren me shpesh së të tjerët me “romancën” e tyre, fshehin në fakt diçka. Në një studim të vitit 2018, më shumë se gjysma e të rinjve pranuan se e bëjnë marrëdhënien e tyre të duket më e lumtur në internet, sesa është në të vërtetë. Dhe 42 përqind ishin përpjekur në maksimum të shfaqnin në rrjetet sociale “një marrëdhënie të përsosur”. Në realitet, të gjithë këto çifte kanë mosmarrëveshjet e tyre në jetën reale.

Shtirreni më socialë me të tjerët ,nga sa jeni në realitet

Të gjithë përpiqen që të duken më shumë “socialë” në mediat sociale ,sesa janë në të vërtetë. Tek e fundit, njerëzit duan që të duken në sytë e të tjerëve sikur kanë shumë miq, të cilët duan të qëndrojnë gjithmonë me ta. Por sërish realiteti është krejt ndryshe.

Postoni si tuajat postimet e të tjerëve

Në një botë ku është kaq shumë e rëndësishme të dukesh origjinal, nxitja për përmbajtje autentike është më e madhe se kurrë. Por nëse dikush krenohet me postimet origjinale që bën, ka shumë njerëz që vjedhin postimet e njerëzve të tjerë, dhe përpiqen t’i prezatojnë si të tyret. Sipas ekspertëve, kjo ndodh rëndom me shumë blogerë të njohur.

Shtirreni sikur jeni bamirës të mëdhenj

Shumë njerëz i zmadhojnë dhe i fryjnë veprat e tyre të mira në internet, kur në realitet nuk bëjnë asnjëherë ndonjë punë vullnetare, apo të dhurojnë diçka për bamirësi. Në fakt, Byroja e Statistikave të Punës në SHBA, raportoi se vetëm rreth 25 përqind e amerikanëve janë vullnetarë të paktën një herë në vit.

Gënjeni për moshën

Teksa njerëzit plaken, ata kanë prirjen të duan të duken të rinj, edhe nëse detyrohen të gënjejnë për ta realizuar këtë. Por ata nuk janë të vetmit. Edhe fëmijët e vegjël, gënjejnë për moshën, pasi për të pasur një llogari në Facebook duhet të jesh 13 vjeç e sipër.

LEXO TE PLOTE

Blog

Dështon plani për pasardhësin e Merkelit/ Kush do ta drejtojë Gjermaninë?

Publikuar

-

Nga

Nga Ivana Kottasová, Stephanie Halasz & Claudia Otto “CNN”

Plani i madh i tranzicionit të pushtetit i Angela Merkelit, u hodh në erë të hënën kur pasardhësja e saj e përzgjedhur, Anegret Kramp-Karrenbauer, njoftoi befas së nuk do ta pasojë në detyrën e kancelares. Kramp-Karrenbauer, e njohur ndryshe si AKK, tha se nuk do të jetë kandidate e Unionit Kristian Demokrat (CDU) për të qenë kancelare në zgjedhjet e ardhshme federale.
Sipas zyrës së shtypit të CDU, Kramp-Karrenbauer do të japë dorëheqjen edhe nga drejtimi i partisë. Merkel, kancelare prej gati 15 vjetësh, deklaroi në vitin 2018 se nuk do të kandidojë sërish, kur të skadojë mandati i saj aktual në vitin 2021.

Në atë kohë, ajo u dorëhoq nga drejtimi i CDU, dhe mbështeti Kramp-Karrenbauerin si pasardhësen e saj. Por përpjekja e saj për të siguruar një tranzicion të rregullt të pushtetit – si dhe të trashëgimisë së saj – duket se ka dështuar. Disa thonë se përgjegjëse për këtë kaos është vetë Merkeli.
“Për mua, ky dështim është simbol i mënyrës se si Angela Merkel e ka ushtruar pushtetin”- thotë Henrik Enderlein, kreu i Shkollës së Qeverisjes Herti në Berlin. “Ajo nuk lejoi kurrë ngritjen e dikujt brenda qeverisë federale, për t’u bërë një trashëgimtar i natyrshëm i natyrshëm i saj”- shton ai.
Enderlein theksoi se pasi Merkel u tërhoq si drejtuese e CDU-së më 2018-ën, tre kandidatët më të mirë për këtë post ishin Friedrih Merz, që kishte kaluar disa vite jashtë politikës, dhe dy politikanë mjaft të rinj – ministri 38-vjeçar i Shëndetësisë Jens Shpan dhe Kramp -Karrenbauer.
“AKK ishte një guvernatore rajonale, dhe relativisht e papërvojë e një landi të vogël gjerman”- mendon Enderlein.

Pas vendimit të Annegret Kramp-Karrenbauer për t‘u dorëhequr si kryetare e CDU-së, pretendentë për të zënë vendin e saj janë Armin Lashet, Friedrih Merz dhe Jens Shpan. Florian Hense, analist në “Berenberg Bank”, tha se përkundër kaosit që ka shkaktuar kjo lëvizje e papritur, duket jashtëzakonisht e pamundur që Merkel të ndryshojë mendje, dhe të garojë sërish për një mandat tjetër në vitin 2021.
Merz humbi ngushtësisht përballë AKK në vitin 2018, dhe Hense thotë se do të ishte me siguri një zgjedhje popullore, për ata që janë në kërkim të një ndryshimi më të madh, kur të përfundojë “mbretërimi” i Merkelit. Merkel formoi koalicionin e radhës me socialdemokratët e qendrës së majtë (SPD), dhe disa segmente të CDU-së e kanë kritikuar, për atë që ata e shohin si një lëvizje në të majtë.
Merz, një avokat që e ka kaluar dekadën e kaluar duke punuar për kompaninë e investimeve BlackRock, do ta zhvendoste partinë më shumë në të djathtë. Ndërkohë a mund të jetë pasardhësi i Angela Merkel një i gjelbër? Edhe Shpan ka të ngjarë të jetë një sfidant serioz në këtë garë, edhe pse Hense mendon se shanset e tij janë të kufizuara, pasi ai nuk është aq popullor në mesin e popullatës gjermane.
Pavarësisht se kush do të bëhet kryetari i ardhshëm i CDU-së, ai do të përballet me sfidën e ribashkimit të një partie thellësisht të përçarë. Vetëm javën e kaluar, një degë rajonale e CDU në landin gjermano-lindor të Turingisë, shkel një tabu të vjetër duke u bashkuar me AfD për të zgjedhur një kandidat liberal si kryeministër të landit.

LEXO EDHE:  Kërcënimi i Al Shabaab për sulme/SHBA , apel qytetarëve

LEXO EDHE:  A i bën feja njerëzit më bujarë ndaj të tjerëve?

“Turingia është një shembull, se si krahu i djathtë i CDU-së, dëshiron të marrë vendime në mënyrë të pavarur, dhe të bashkëpunojë hapur me AfD e ekstremit të djathtë”-tha Enderlein.
Dështimi i AKK-së për ta detyruar degën e CDU-në Turingi t’i qëndronte linjës zyrtare të partisë, ishte vetëm e fundit në një listë të gjatë lëvizjesh, që e bënë udhëheqjen e saj të dukej e dobët.
Duke folur në një konferencë shtypi të hënën, ajo tha se vendimin për dorëheqjen e kishte në mendje prej disa kohësh. Deklarata e saj e ka futur në CDU-në dhe gjithë Gjermaninë në një pasiguri politike. Një pasojë e mundshme e kësaj, do të jetë një përqendrim më i madh në çështjet e brendshme midis liderëve politikë gjermanë, diçka që mund të parathotë lajme të këqija për Bashkimin Evropian, që po kërkon dëshpërimisht një udhëheqje të fortë, ndërsa po tenton të marrë veten nga dalja e Britanisë së Madhe nga blloku.

Enderlein thotë se kjo ngjarje tregon se Merkeli, është ende guri i themelit të politikës gjermane. Kancelarja është duke u larguar, dhe sigurisht që nuk dëshiron që trashëgimia e saj të shoqërohet me kaos. Por Enderlein paralajmërom, se kjo mund të jetë pikërisht ajo që shpreson Merkel. “Largimi i saj, do të lërë një boshllëk të madh, dhe ka të ngjarë ta destabilizojë thellësisht sistemin politik gjerman”- thotë ai./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE