Connect with Us

Merkaj zbulon shifrat/ Ja sa shqiptarë dhe të huaj hynë brenda vendit për festat e fundvitit

Sociale

Merkaj zbulon shifrat/ Ja sa shqiptarë dhe të huaj hynë brenda vendit për festat e fundvitit

Publikuar

-

Festat e fundvitit kthejnë emigrantët çdo vit në atdhe, duke shkaktuar shpesh dhe radhë të gjata në pikat e kalimit kufitar.

Nisur nga të dhënat e përpunuara nga departamenti i Kufirit rezulton se nga data 23 deri në 31 dhjetor ka pasur fluks të shqiptarëve që hynin në territorin shqiptar, ndërsa në ditët e para të janarit ka pasur një fluks të shtuar në dalje të vendit.

Sipas drejtorit të Kufirit dhe Migracionit, Eduard Merkaj, gjatë këtyre ditëve nga pikat e kalimit kufitar kanë hyrë 260 mijë shqiptarë. Ndërsa, pas datës 31 kanë dalë 220 mijë.

LEXO EDHE:  Diaspora shqiptare proteston sot para Kryeministrisë/ Çfarë pritet të ndodhë

Gjatë javës, që lamë pas, Shqipëria është vizituar edhe nga 80 mijë të huaj, nga të cilët 16 mijë kanë deklaruar në kufi se kanë ardhur për turizëm, është shprehur Merkaj për News 24./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Arben Ahmetaj jep lajmin/ Më 26 nëntor do dorëzojmë një seri çelësash

Publikuar

-

Nga

Arben Ahmetaj jep lajmin/ Më 26 nëntor do dorëzojmë një seri çelësash

Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj, ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët që i janë shembur banesat për shkak të tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Ahmetaj tha se sot ka filluar dorëzimi i çelësave të banesave individuale që janë rindërtuar.



Gjithashtu socialisti theksoi se më 26 nëntor do të dorëzohen një seri çelësash banesash që janë ndërtuar nga e para.

LEXO EDHE:  “Na hap kufijtë o Ramazon”/ Rama “mesazh” Kurtit pasi mbylli kufirin me Shqipërinë

LEXO EDHE:  Kapen duke transportuar 31 emigrantë të paligjshëm/ Policia e Korçës prangos tre persona

“Sot kemi filluar të dorëzojmë celësat e shtëpive individuale. Në datën 26 nëntor do ketë një seri çelësash që do dorëzohen”, theksoi Ahmetaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Parashikimi për rrebeshe dhe përmbytje/ Prefektura e Shkodrës këshilla qytetarëve: Shmangni lëvizjet

Publikuar

-

Nga

Zbulohet lëvizja e Ramës/ Emëron një femër në krye të Prefekturës së Shkodrës

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) ka parashikuar se duke filluar që sonte dhe për 5-së ditët në vazhdim do të ketë reshje intensive në veri dhe veri-lindje të vendit, të cilat do të mund të bëhen shkak për përmbytje në këto zona.

Nisur nga ky parashikim, Prefektura e Shkodrës ka bërë thirrje të forta për qytetarët që të marrin masat paraprake dhe të jenë të përgatitur për çdo situatë emergjente të mundshme.

Prefektura ka dhënë disa këshilla për lëvizjen me automjete, ndonëse pretendon se kanë marrë të gjitha masat e duhura për të patur në gatishmëri strukturat për të përballuar situatën nga përmbytjet.

“Nëse jetoni në një zonë të rrezikuar ose që ka shumë mundësi për tu përmbytur informohuni duke telefonuar në numrat e emergjencës 128 , 119, 112. Shmangni lëvizjet dhe qarkullimin me makinë në rrugë të prekura nga përmbytjet sepse uji mund t’ju bllokojë makinën.

LEXO EDHE:  Hungaria kundër emigrantëve/ Largohet nga pakti i OKB

LEXO EDHE:  Mosmarrëveshje për shpëtimin e migrantëve/ Italia mbyll portet?

Nëse makina ju bllokohet nga uji, dilni nga makina dhe largohuni menjëherë në një vend më të lartë. Në asnjë çast mos pini ujë nga çezma pasi mund të jetë burim infeksioni”, thuhet në deklaratë.

Më tej, theksohet se: “Në vijim të këtij komunikimi ju bëjmë me dije se janë marrë masat për të njoftuar komunitetet pranë zonave të rriskut në territorin e Qarkut Shkodër duke i urdhëruar të shkëmbejnë informacion pranë strukturave bashkiake dhe qendrore, për parandalimin e situatës emergjente.



Në këto kushte dhe në zbatim të planit të masave është urdhëruar të njoftohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative si dhe të koordinohet puna me të gjithë strukturat reaguese në nivel bashkive për monitorimin e situatës së pritshme.

Kërko ndihmë:

Shërbimi i Urgjencës 126

Shërbimi i Policisë së Shtetit 129

Shërbimi i Zjarrfikësve 128

Shërbimi i Policisë Rrugore 127”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Reshjet e shiu dëmtojnë shtyllat e tensionit/ OSSH aksion në terren

Publikuar

-

Nga

Reshjet e shiu dëmtojnë shtyllat e tensionit/ OSSH aksion në terren

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin që prej ditës së djeshme, kanë shkaktuar avari dhe mungesë energjie elektrike në disa zona të vendit.

Sipas OSSH pas shkarkesa atmosferike gjatë orëve të para të ditës sotme duke dëmtuar linjat e tensionit të mesëm dhe të ulët, shtylla dhe shkëputi përcjellëset elektrikë.



OSSH njofton se në teren për riparimin e tyre janë angazhuar 1800 punonjës në mënyrë që banorëve t’u sigurohet sa më shpejt furnizimi me energji elektrike.

“Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), pjesë e OSHEE Group Sh.A po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në rrjetin elektrik nga moti i keq. Si pasojë e reshjeve të dendura, shoqëruar me stuhi dhe shkarkesa atmosferike gjatë orëve të para të ditës sotme, u shkaktuan dëme në linja tension i mesëm dhe të ulët, shtylla, shkëputje të përcjellësave, etj. Avaria preku disa zona, me pasoja kryesisht në Lezhë, Burrel, Krujë, Fier dhe Gjirokastër. Për menaxhimin e emergjencës, OSSH angazhoi në terren 1800 punonjës, duke sjellë normalizim të situatës, sipas të cilës, nga raportimi i orës 16:00, kemi përmirësim të furnizimit me energji elektrike në masën 90%”, thuhet në njoftimin e OSSH./CNA.al

LEXO TE PLOTE