Connect with Us

“Më habit policia”/ Artan Hoxha paralajmëron “serial” vrasjesh

Kronika

“Më habit policia”/ Artan Hoxha paralajmëron “serial” vrasjesh

Publikuar

-

gazetari inevstigativ, artan hoxha

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbardhur detaje të reja nga vrasje e biznesmenit Guxim Gjyriqi në Tropojë.

Duke e lidhur dhe me disa vrasje të vitit 1998, Hoxha tha se kjo vrasje mund të jetë sinjal për ti futur drithërimat të tjerëve.

Ndërsa shtoi se një ngjarje e tillë, mund të shërbejë si indicie për të filluar një serial vrasjesh.

“Në 5 janar të 98 ka ndodhur një ngjarje që i vuri zjarrin Tropojës. Kjo sot mund të jetë një sinjal, që duhet të ikni, për është për të rindezuar edhe njëherë situatën.

Viktima e mbrëmshme, nuk është përfshirë në këtë skenar ngjarjes, nuk është larguar nga Tropoja, pra ka qene gjithnjë aty, hapën pikën e karburantit, ka pasur dhe një bilardo, nuk rrinte i armatosur, nuk ruhej, pra ishte një qytetar i lirë.

Pra është ekzekutuar një njeri që mund ta vrisje kur të doje. Një njeri që ka probleme nuk e mban lokalin hapur në orët e vona të natës, dhe mbi të gjitha një lokal me xhama. Deri tani dyshimet janë se kemi të bëjmë me tre atentatorë, është shkarkuar një breshëri kallashnikovi. Kanë qëlluar nga makina, nuk kanë zbritur.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha tregon sekretin/ Pse qeveria nuk i godet bandat

Nga Bajram Curri ka vetëm dy rrugë që mund të largohesh, dhe mua më habit policia, që edhe pse e ka ditur që ka vetëm dy rrugë që mund të largohen autorët, nuk i kanë bllokuar rrugët, kanë munguar postoblloqet. Kjo është një vrasje me mesazh brenda, jo atentat.

Të gjithë më kanë shprehur frikën që të mos fillojë edhe një herë një serial, vrasjesh. Ai ka lënë tre fëmijë, vëllai vet ka prap tre fëmijë. Në Malësi ka të tjera rrethana, kushte që të bëjnë të reagosh, të mbyt morali, atje. Ai ka qenë mesazh për ti futur drithërimat të tjerëve. Dyshohet se është vrajse me pagesë.”, u shpreh Hoxha./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Grabitja dhe plagosja e çiftit në Allias/ Jepete masa e sigurisë për autorët

Publikuar

-

Nga

Jepet masa e sigurisë për autorët e e grabitjes dhe plagosjes së çiftit Petrit dhe Afërdita Laze më 19 janar në Allias, Tiranë.

Mësohet se është dhënë masa ‘Arrest me burg’ për Fatjon Mërtënika, 28 vjeç, ‘arrest me burg në mungesë’ për organizatorin Markeljan Cungu dhe ‘Hetim në gjendje të lirë’ për moskallëzim krimi për Mario Toçcin.

Kujtojmë se Petrit dhe Afërdita Laze kishin një biznes të tyre privat në katin e parë të ndërtesës në Allias, ku merreshin me tregtimin e prodhimit të brumit.

LEXO EDHE:  Arratisja e Nikolla Gruevskit/ Artan Hoxha zbulon detaje të reja

LEXO EDHE:  Arratisja e Nikolla Gruevskit/ Artan Hoxha zbulon detaje të reja

Dy persona të maskuar janë futur mbrëmjen e 19 janarit në shtëpinë e tyre, me qëllim grabitjen por, pasi janë ndeshur me të zotin e shtëpisë Petrit Laze, e kanë plagosur atë dhe bashkëshorten e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Asnjëherë s’ke bërë se*s? Mbylle derën!”/ Ndalohet mësuesi në Fier pas skandalit seksual me nxënësen

Publikuar

-

Nga

Policia e Fierit ka ndaluar mësuesin e shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa”, në Fier, Agron Bego, pas skandalit seksual të publikuar nga emisioni investigativ “Stop”.

“Në lidhje me rastin e publikuar mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Stop”, ku bëhej fjalë për ngacmimin seksual të një nxënëseje nga mësuesi, Policia menjëherë ka bërë shoqërimin e shtetasit A. B., 63 vjeç, banues në Fier. Në përfundim të veprimeve hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë ndalimin e shtetasit A. B., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi seksual”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:  Shokon Artan Hoxha/ Ata që kanë zhdukur Elvis Troqen kanë pasur garanci të madhe

LEXO EDHE:  Shokon Artan Hoxha/ Ata që kanë zhdukur Elvis Troqen kanë pasur garanci të madhe

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale./CNA.al

Profesori ngacmon seksualisht nxënësen/ “Mbylle derën me çelës, nuk ma merr mendja se…”

LEXO TE PLOTE

Kronika

Administrativja vendos për “Duty Free”/ Reagon Ambasada amerikane

Publikuar

-

Nga

Gjykata Administrative shfuqizoi sot vendimin e Ministrisë së Financave dhe i dha të drejtë bashkëshortes së gjyqtarit Gjin Gjoni, Elona Çaushit, të ushtrojë licensën e “Duty Free” në aeroportin e Rinasit.

Pas kësaj, ka reaguar Ambasada amerikane, e cila deklaron se është zhgënjyese klima aktuale të biznesit në vendin tonë dhe po pengohet rritja e investimeve të huaja.

“Në situatën ku ndodhemi sot, rrethanat në lidhje me hapësirën Pa Taksë (Duty Free) në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës tregojnë sfidat me të cilat përballen investuesit e huaj në Shqipëri. Është zhgënjyese që klima aktuale e biznesit pengon rritjen e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të zbatojë rregulla të drejta dhe transparente në mënyrë të barabartë për të gjitha bizneset. Shpresojmë që qeveria e Shqipërisë të shqyrtojë seriozisht sfidat në mjedisin aktual dhe të zbatojë ndryshime të prekshme, për të tërhequr investimet e huaja shumë të nevojshme”, theksohet në reagim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE