Connect with Us

“Lufta kundër terrorizmit s’bëhet me lule”/ Avokati i del në krah Trump-it

Politikë

“Lufta kundër terrorizmit s’bëhet me lule”/ Avokati i del në krah Trump-it

Publikuar

-

Avokati Spartak Ngjela ka folur, në studion e “Ora News”, për vrasjen e gjeneralit iranian Kasem Sueljmanit nga Presidenti Trump. Ngjela e përkrah aktin e Amerikës, duke thënë se kjo ishte një goditje kundër terrorizmit dhe se lufta kundër terrorizmit nuk bëhet me lule.

“Lufta kundër terrorizmit nuk bëhët me lule. Kjo është luftë qytetërimesh, ata nuk e pranojnë qytetërimin perëndimor. Ai është shtet teokratik, i drejton feja, janë mesjetë e hershme. Nuk mund ta mundim dot Amerikën. Presidenti amerikan ka bërë një hap të guximshëm”, tha Ngjela.

Sipas Ngjelës, suksesi i kësaj vrasjeje do i japë pikë Presidentit të Amerikës në kohën kur të bëhën zgjedhjet, pasi interesi i liderit u bashkua me atë të popullit.

LEXO EDHE:  Iran: Nga vërshimet kanë humbur jetën 10 vetë

“Janë në prag të zgjedhjeve. Ky akt e provon. Nëse do të dalë i suksesshëm që besoj se po, do ta provojë. Interesi i liderit me të popullit u bashkua. Obama dhe Bushi nuk nuk e bënë”, u shpreh Spartak Ngjela./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Sot mblidhet Kuvendi/ Opozita interpelancë me ministrin Lleshaj

Publikuar

-

Nga

Sot në orën 10: 00 Kuvendi i Shqipërisë pritet të zhvillojë seancën e plenare të radhës.

Opozita e re ka kërkuar një interpelancë me ministrin e Brendshëm, Sandër Leshaj për kriminalitetin në vend, Vettingun në Polici dhe për protestat.

Kujtojmë së në seancën e kaluar në datën 3 shkurt, u zhvilluan tre interpelanca me ministrat.

Rendi i ditës:

LEXO TE PLOTE

Politikë

Qytetarët “kryqëzojnë” Ramën/ Kryeministri zhgënjen edhe simpatizantët

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama vazhdon “ritualin” e tij të mëngjesit duke publikuar fjalë të shenjta në profilin e tij në rrjetet sociale.

“Ngri fjalët jo zërin. Është shiu që i rrit lulet, jo bubullima”, kjo është shprehja e publikuar nga Rama.

Por ajo që bie në sy janë komentet që qytetarët e ndryshëm i shkruajnë kryeministrit. Ata ndihen të zhgënjyer dhe të lodhur nga Rama, teksa i thonë se s’po bën asgjë tjetër perveç fjalëve.

“Zoti Kryeministër me duket se ke ndrru profesion. Pse s’po bëhesh Poet më mire, e leje Politiken se fort kohen e fundit ja ki huq. E ke humbur simpatin nga Kosovaret me levizjet e fundit Qe i ke bërë, ke gabur ne hapa ne Basketboll, topin ta ka marrë Vuqiq edhe pse po mundohet Albini te pasoj te ti”, shkruan një komentues.

LEXO EDHE:  Trafiku i drogës, Ngjela: Pas daljes së letrës do të ketë dorëheqje, ose Rama ose Visho Ajazi

LEXO EDHE:  Mandati i shkurtër dhe i zhurmshëm i Tillersonit

Një tjetër qytetar shprehet: Edo leri kto fjal te cmuara tani se nuk na duhen.por bej na nje gje per ket Popull. Unë jam simpatizanti jot, por më zhgëjen me duket se do ta mari Luli (gjinoja)kokrren e figut dhe pastaj shqiperin(marigon)e mori gjith dynjaja.

Gjithashtu nuk kanë munguar edhe komentet për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Z. Kryeminister, ose me Albinin ishit te zymt ne shumicen e fotografive qe pam, gjuha e trupit thoshte diqka tjeter me ate gjuhen qe folet ! Sigurisht se te ra ndermend qe Albini nuk eshte Ramush”, shkruan komentuesi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ylli Rakipi degjeneron Bashën/ “Ose i paaftë ose i kapur nga Rama”

Publikuar

-

Nga

Gazetari, Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa kritikoi nismën e ketij të fundit “Po të dëgjoj”, ku shkon derë më derë për të dëgjuar gjoja hallet e qytetarëve.

Në një lidhje on line për emisionin “Tempora”, Rakipi u shpreh se më këto lloj fushatash opozita ose është e paaftë, ose është e kapur nga kryeministri Rama.

Nëse kryetari i opozitës shkon dhe fillon procesin e fushatës për të pirë kafe me dy hapa, hapi i parë porosit kafen dhe hapi i dytë pi kafe, kur shkon dhe zihet me kujdestaren e konviktit, kur kryetari i opozitës shkon dhe merr shegë në pazar dhe megjithë këto gjëra që ndodhin, opozita shqiptare duket ose është e paaftë ose është e kapur nga Edi Rama.  Përveç gjithë pushteteve që ka marrë Rama, ka marrë 90% të mediave  dhe ndoshta edhe opozitën. Le të dalë opozitë të shpjegojë se çfarë është duke bërë.”, theksoi më tej Rakipi./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Avokati i Doshit: Nesër do i kërkojmë Gjykatës së Lartë lirimin e Doshit

LEXO EDHE:  Trafiku i drogës, Ngjela: Pas daljes së letrës do të ketë dorëheqje, ose Rama ose Visho Ajazi

 

LEXO TE PLOTE