Connect with Us

“Luajnë si kriminelë me jetën e njerëzve/ Dy vlerësime të ndryshme për pallatin e dëmtuar në Durrës”

Lajme

“Luajnë si kriminelë me jetën e njerëzve/ Dy vlerësime të ndryshme për pallatin e dëmtuar në Durrës”

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një banori të zonës së plazhit në Durrës, i cili u prek nga tërmeti.

Sipas qytetarit dixhital, pallati i tij u konstatua nga një grup sllovak mbas tërmetit dhe doli me dëmtime të mëdha.

Ndërkohë më tej ai sqaron se në datën 10 dhjetor një profesor sizmiolog nga Tirana bëri konstatimin e dytë duke nxjerrë pallatin me dëmtime të mesme.
Qytetari sqaron se ajo që ishte e çuditshme ishte që sizmiologu kishte shkruar datën sikur konstatimi ishte bërë më 7 shtator.

“Me sa duket zoteria ka ardhur me urdhër nga dikush. Pra ose i politikës ose i pronarëve të pallatit dhe akt konstatimin e ekipit Sllovak e zbuti ndjeshëm gjasme ne kishim dëmtime si të tjerët.
Mbahej si pallati më i mirë në plazh por na doli më i keqi. Vetëm kozmetikë nga jashtë kishe sepse pallati mirë që nuk na zuri brenda bashkë me femijë”, thuhet në mesazhin e qytetarit dixhital të publikuar nga Berisha.

LEXO EDHE:  27-vjetori i RD/ Berisha: Zëdhënëse e të vërtetave të mëdha

“Shikoni se si luajnë si kriminelë me jetën e njerëzve!
Lexoni denoncimin tronditës të qytetarit dixhital të vlerësimeve të kundërta për pallatin e tij të dëmtuar nga termeti”, shkrua Berisha bashkëngjitur mesazhit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lajme

Noval Diagnostik hap qendrën e re të testimeve “Covid” pranë stacionit të METRO në Korçë

Publikuar

-

Nga

Të udhëtosh me autobusat luksoz të kompanise ndërkombëtare METRO, por edhe të kesh mundësinë e kryerjes së testeve për Covid-19 në pikën ku blen biletën e udhëtimit, ndodh vetëm në Korçë.

Laboratori NOVAL DIAGNOSTIC, pas hapjes së laboratorëve në pikat kufitare në gjithë vendin për kryerjen e testeve për Coronavirus, së fundmi ka arritur një marrëveshje dhe me Kompaninë Ndërkombëtare të Transporit të Udhëtarëve, METRO.

Konkretisht në qytetin e Korçës, në stacionin e METRO, Noval Diagnostic ka çelur dhe pikën më të re të testeve Covid-19, PCR, Rapid Test dhe Testin Serologjik. Çdo qytetar që do të udhetoje me autobusët luksozë të kësaj kompanie për në Greqi, Turqi, apo linjat Athinë, Sekanik, Katerini, Volos, Stamboll dhe së shpejti drejt qytetit Bremen në Gjermani, në stacionin e METRO në Korçë do të gjejë dhe laboratorin Noval Diagnostic, ku në momentin që rezervon biletën e udhëtimit, kryen dhe testin e më pas niset drejt destinacionit, pa pasur vonesa apo ndalesa në pikat kufitare.

LEXO EDHE:  Tentoi të kalonte kufirin me dokumenta të falsifikuara/ Pranga 25 vjeçarit në Durrës

LEXO EDHE:  Video-Tërmeti i bashkoi pas shumë vitesh/ Kosovarët strehojnë familjen nga Durrësi te të cilët qëndruan gjatë luftës



Disa muaj më parë, laboratori Noval Diagnostic hapi qendrat e testimeve edhe në pikat kufitare Hani Hotit, Qafë-Thanë, Kakavije, Kapshticë, Rinas dhe MorinëNdërsa për të gjithë ata që udhëtojnë drejt Kosovës, një pikë tjetër testimi e Noval gjendet në Rrugën e Kombit, pranë NBT Oil,

Filialet e Noval Diagnostic janë të hapura 24 orë dhe Rezultatet dalin për 15 minuta, në shqip e anglisht dhe njihen nga çdo autoritet kufitare./CNA.al  

LEXO TE PLOTE

Lajme

ONE Telecommunications forcon pozitën në treg

Publikuar

-

Nga

Tregu i operatorëve celularë po fillon të ndryshojë duke rritur konkurueshmërinë. Mbështetur në të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), rezulton se One Telecommunications po rrritet ndjeshëm në treg duke arritur 41% të tregut, nga 37% që kishte në fund të vitit 2020. E shprehur ndryshe, në fund të muajit shtator, ONE numëron 1.1 milion abonentë.

Të dhënat e fundit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojnë se numri total i pajtimtarëve (karta sim) është rritur me 15.1% nga viti në vit dhe 8.6% krahasuar me 3 mujorin e fundit.



Numri i përdoruesve aktiv të telefonisë celulare për ONE ka 31.5% rritje nga viti në vit, dhe nga 3 mujori i kaluar ka 20.1% rritje.
Përdorimi i internetit për të gjithë industrinë është rritur me 96% nga viti në vit dhe 24.2% nga 3 mujori i fundit.

LEXO EDHE:  Video-Berisha kujton 22 Marsin/ Akuza të forta kryeministrit Rama

LEXO EDHE:  "Manipulohen zgjedhjet te Dhoma e Tregëtisë"/ Berisha akuza Ramës

Ndryshimi i pronësisë mbi kompaninë ONE dy vjet më parë duket se i ka dhënë një gjallërim konkurrencës në tregun celular. Kjo u tregua edhe në rezultatet financiare të shpallura ku ONE ishte i vetmi operator që për vitin e kaluar arriti të përmirësonte rezultatin e vet financiar. Për vitin 2020, kompania raportoi një fitim në vlerën e 820 milionë lekëve, nga 285 milionë lekë fitim që kishte arritur për vitin 2019./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Shën Ekaterina një nga vajzat më të zgjuara dhe të bukura të botës antike që përfundoi si martire e krishterë

Publikuar

-

Nga

Nga Miron Çako

Në 25 Nëntor Kisha Orthodhokse kujton dhe feston dëshmoren e madhe Shën Ekaterina. Ajo lindi në shekullin e tretë mbas Krishtit dhe ishte e bija e perandorit, të ndjerit Kostand. Atëhere ishte perandori pagan Maksent (305-313).

Dorotheja, kështu quhej para pagëzimit, ishte një krijesë me një bukuri ëngjëllore dhe të pakrahasueshme. Ajo u edukua me kulturën greke dhe njohu Homerin, Virgjilin, Aristotelin dhe Platonin. Studioi dhe librat e shkencës mjeksore të Hesklipit dhe Ipokratit. Mësoi dhe retorikën.

Të gjithë në Aleksandri admironin urtësinë dhe bukurinë e saj. Rrallë që këto veti janë të dyja të kombinuara në një vajzë. Shumë njerëz të pasur kërkonin të martoheshin me atë. Nëna e saj ishte një e krishterë e fshehtë përshkak të përndjekjes që kishte filluar kundër të krishterëve nga perandor Maksimiliani.

Nëna dhe të afërmit e saj e këshillonin të martohej që të mos kalonte mbretëria e të atit në dorën e ndonjë të huaji, por Katerina me gjithë pasuritë dëshironte të rronte e virgjër dhe t’i kushtohej filozofisë dhe shkencës.

Kur njerëzit e familjes e shqetësonin për martesë u tha: “Gjeni një të ri që të ketë lavdi, pasuri, bukuri dhe urtësi, sepse nuk pranoj të marrë një më të ulët se veten.”

Nëna e saj kishte një at shpirtëror i cili asketizonte fshehtas jashtë qytetit. Ajo mori vajzën dhe shkuan të këshilloheshin me asketin.

Asketi dëgjoi fjalët e saj të urta dhe pretendimin për një dhëndër të përsosur. Asketi i urtë mendoi ta tërhiqte në besimin e Krishtit dhe i tha: “Njoh një njeri të mrekullueshëm që të kalon ty në të gjitha dhuntitë që ke. Bukuria e tij mund në shkëlqim diellin, urtësia e tij sundon gjithësinë, pasuria e tij shpërndahet në të gjithë botën. Mirësjellja e tij dhe prejardhja është e pakrahasueshme. Katerina mendoi se ai i thoshte për një person të shquar të kësaj bote dhe pyeti: “I biri i kujt është që ka kaq shumë cilësi të mira?” Jerondi iu përgjigj: “Ky i ri nuk ka at në këtë botë, Ai lindi në mënyrë të përmbinatyrshme nga një virgjëreshë e Tërëshenjtë dhe shumë e sjellshme, e cila u vlerësua nga tërëshenjtëria e saj të mbetet e pavdekshme në shpirt e në trup. U ngjit në qiell, lutet për të gjithë dhe është Mbretëresha e qiellit dhe e dheut.”

Katerina nuk duronte dot nga dëshira për të parë këtë të ri dhe i tha asketit: “A është e mundur ta shikoj këtë të ri për të cilin tregon kaq gjëra të mrekullueshme.” – “Në qoftë se bën, çfarë do të them do të bëhesh e denjë të shohësh fytyrën e tij të shumëndritshme” i tha asketi.

Asketi i dha një ikonë të Zonjës Shën Mari dhe i tha: “Kjo është Gjithmonë e Virgjëra, Nëna e tij. Merre këtë ikonë dhe pasi ta mbyllësh derën tënde bëj lutje për të gjithë natën. Lutju me besim nënës së tij, e cila quhet Mari që të tregoj Birin e saj, ashtu siç e dëshiron zemra jote.”

Katerina u mrekullua nga fjalët e asketit mori ikonën dhe shkoi në pallatin mbretëror. Gjithë natën u mbyll në dhomën e saj dhe lutej me përgjërim. Nga lodhja fjeti.

Atëherë shikon në një vegim të Tërëshenjtën Mari dhe Foshnjen Hyjnore. E pakrahasueshme qe bukuria dhe lavdia e tyre. Ndritnin më shumë se dielli. Krishti kishte kthyer fytyrën e tij drejt të ëmës. Atëherë ajo dëgjoi Zonjën Shën Marinë më zë të ëmbël që i thotë: “Shiko Biri im shërbëtoren tënde sa e bukur dhe e mirë është.”Fëmija hyjnor iu përgjigj: “Është e errët dhe e shëmtuar” Shën Maria i thotë përsëri: “A nuk është më e urtë nga gjithë oratorët e pasur dhe e sjellshme”-. “Nëna ime, ajo është e paditur dhe e varfër dhe nuk mund ta shikoj fytyrën time.” -” Të lutem Biri im i dashur, mos e përbuz krijesën tënde, por jepi mundësinë të shikoj lavdinë tënde dhe fytyrën tënde që dëshirojnë ëngjëjt ta shikojnë”. “Le të shkojë tek prifti që i dha ikonën, le të bëj gjithçka që ta këshilloj ai, atëhere do të më shikoj.”

LEXO EDHE:  Sekuestrimi i gjysëm ton kokaine në Durrës/ Zbardhen të tjera detaje

LEXO EDHE:  Berisha: E morën vettingun në dorë si të ishte radiografi

Në mëngjes ajo shkoi tek asketi dhe i tregoi vegimin dhe i kërkoi këshillën e tij. Oshënari i foli për misterin e mrekullueshëm të besimit orthodhoks, i foli për bukuritë e pakrahasueshme të parajsës, i tregoi për Birin e Perëndisë dhe Birin e Virgjëreshës Shpëtimtarin e botës , Zotin Jisu Krisht.

Madje asketi profetizoi duke i thënë: “Në këtë orë të fton Perëndia të bëhesh fener i ndritshëm në Kishën e Tij Apostolike, që shumë shpirtra të tjerë do të gjejnë rrugën e shpëtimit nga rrezatimi yt. Nga rruga e përulësisë do të udhëhiqesh nga pallatet qiellore kur qëndron me lavdi Dhëndëri i shpirtrave, Zoti Jisu Krisht”



Katerina besoi me gjithë zemrën e saj dhe tha: “I bekuar është Zoti i të krishterëve. Dua të bëhem e krishterë. Të ndjek Jisu Krishtin, të luftojë për mbretërinë e tij”. Dhe atë çast ajo pranoi pagëzimin. Dhe nga emri Dorethe (dhuratë e Perëndisë) që quhej para se të pagëzohej, e mori emrin Ekaterina, që do të thotë “ tri kurora”.

Ndërsa Shën Ekaterina nxorri njeriu e vjetër dhe veshi njeriun e ri sipas hirit të Krishtit, shkoi në pallat dhe gjithë natën lutej pa ngrënë dhe me lot, derisa e zuri gjumi.

Atëherë pa në vegim Zonjën Shën Marinë dhe foshnjen hyjnore që e shikonte Shën Ekaterinën me shumë mirësi. Nëna e Zotit e pyeti Krishtin nëse ishte e pëlqyeshme vajza. Zoti Krisht iu përgjigj: “Tani u bë e lavdishme dhe e pasur dhe me shumë urtësi dhe kaq dhunti sa që meriton të bëhet nusja ime e përjetshme”.

Atëhere Shën Katerina ra përmbys me lot duke thënë: “Nuk jam e denjë o Zot i shumëlavdishëm të vij në Mbretërinë Tënde Qiellore, por më bëj të denjë që të bashkërenditem me shërbëtorët e tu”.

Zonja Shën Mari mori dorën e djathtë të vajzës dhe tha: “Jepi Biri im unazën e fejesës dhe bëje të denjë të hyjë e lavdishme në mbretërinë tënde, atëhere Zoti i dha një unazë të bukur duke i thënë: “Që sot do të jesh nusja ime e përjetshme, do të jesh afër meje, feneri i ndritshëm që do të udhëheqësh shpirtra të pavdekshëm dhe të çmuar në mbretërinë Time të përjetshme”.

Që nga ai çast Ekaterina iu kushtua si nuse Dhëndërit qiellor dhe u mbush me dashuri zemra e saj për të emblin Dhëndrin Krisht.

Dashuria e saj për Zotin Jisu Krishtin u provua me martirizim.

Ajo qëndroi besnike gjatë gjithë torturave,si rrahje, burgim,tortura e rrotës me thika, derisa e dha shpirtin e saj të dlirë me prerje koke.

Engjëjt e morën trupin e saj dhe me himne engjëllore e dërguan në majën më të lartë të malit Sina, vendin ku zbriti Zoti për të folur me Mojsiun. (Eksodi 19 1—20)

Lipsani i Shën Katerinës qëndroi i paprishur atje për shumë shekuj pavarsisht se ishte i ekspozuar në natyrë.

Më vonë lipsani i saj u gjend nga murgjit në shekullin e VII  të cilët e gjetën sepse shikonin një dritë në majën e malit, pastaj me nderim  u vendos në Manastirin e Sinait (Ferra e shenjtë) i ndërtuar në kohën e Justinianit shekulli i VI. Ky manastir në fillim iu kushtua Vigjëreshës Zonjës Shën Mari, sepse atje është vendi ku Profeti Mojsiu pa ferën që ishte e mbuluar me flakë dhe nuk digjej dhe i foli zëri Hyjnor (Eksodi 1-5). Ky vegim ishte ikonë që paratregonte Tërëshenjtës Virgjëreshën Zonjën Shën Mari që mbajti zjarrin hyjnor, Fjalën dhe Birin e Perëndisë në gjirin e saj edhe nuk u dogj. Për nder të shenjtores manastiri nga pelegrinët quhet sot Manastiri i Shën Ekaterinës.

Nga lipsani i Shën e Katerinës buron miro aromatike. Lipsani i shenjtores ruhet i paprishur në Manastirin e Sinait. Në këtë manastir ruhet edhe dora e paprishur e shenjtores me unazën në gisht që e mori nga Zoti Jisu Krishti . Njerëzit nga e gjithë bota e nderojnë me çudi këtë mrekulli.

Një gisht i shenjtores ndodhet në koleksionin e Pallatit të Bankingham në Londër. Pjesë të tij ndodhen dhe në Nea Liosia, në Manastir në Qipro dhe në Lavrën e shën Aleksandër Nevski në Shën Petersburg.

LEXO TE PLOTE