Connect with Us

Legjendat zbresin në fushë për bamirësi/ Rudi Vata: Listën e bënë qokaxhinjtë

Lajme

Legjendat zbresin në fushë për bamirësi/ Rudi Vata: Listën e bënë qokaxhinjtë

Publikuar

-

Rudi Vata, ish-kapiteni i shquar i Kombëtares shqiptare, është lënë jashtë listës për ndeshjen e legjendave, që do të zhvillohet për të ndihmuar të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ish-mesfushori, në bisedën ekskluzive për “Panorama Sport”, saktëson që në fillim se nuk do të kishte mundur të vinte, edhe nëse do të merrte ftesë, por do ndihej i vlerësuar nëse dikush do ta kishte telefonuar, qoftë edhe për mirësjellje.

“Jo, jo nuk jam ftuar. Nuk i kanë shkuar alfabetit deri në fund… Askush nuk më ka kontaktuar. Nuk jam i dëshpëruar dhe as i mërzitur mik i dashur. E dini pse? Sepse kurrë më mirë se sot nuk kam qenë ndonjëherë. Edhe po t’i kishte shkuar mendja dikujt që të më ftonte, do ta falënderoja, por do të ishte e pamundur që të merrja pjesë, sepse ndodhem në Spanjë për fazën përgatitore (me skuadrën belge të Muskronit).”-tha Rudi Vata.

Më tej, ai tha se nuk ka legjenda në Shqipëri, por theksoi se ka njerëz që kanë punuar fort dhe që kanë përfaqësuar vendin me dinjitet.

“Shikoni, unë sinqerisht nuk e mbaj veten për legjendë dhe as kërkoj që të quhem legjendë, sepse jam i sigurt që në historinë e Shqipërisë nuk ma merr mendja që ka dalë ndonjë njeri që të arrijë në ato nivele që të klasifikohet “legjendë”. Por, gjithsesi unë e mbaj veten për njeri të ndershëm, të drejtë. Një djalë punëtor shqiptar dhe i rregullt, në të gjitha drejtimet. I kam shërbyer vendit tim me mënyrën më të mirë, duke punuar fort dhe duke përfaqësuar veten me ato vlera profesionale dhe njerëzore. Kështu që fjala legjendë është e tepërt për ne dhe për të gjithë shqiptarët. Të mos i shkojë mendja njeriut se ka legjenda ky vend, por ka njerëz që kanë punuar mirë, kanë bërë mirë dhe kanë përfaqësuar vendin me dinjitet. Të gjithë këta mund të quhen njerëz me vlera.”-u shpreh ndër të tjera ish-kapiteni i Kombëtares.

LEXO EDHE:  Skandali/ Rama dhe Xhaçka “zhdukin” fshatin historik

I pyetur në lidhje me emra të tjerë të rëndësishëm që mungojnë, ai tha se listat janë bërë nga qokaxhinjtë.

“Mik i dashur, ne e dimë mirë se Shqipëria është vend qokash dhe menaxhohet nga qokaxhinjtë. Por unë në gjithë karrierën time dhe jetën time nuk kam qenë pjesë e qokave dhe kurrë nuk kam bashkëpunuar me qokaxhinjtë. Kështu që ta gëzojnë qokën e radhës dhe të kenë kujdes që të përgatiten më mirë për qokën e radhës tjetër… Dua t’u them edhe diçka tjetër. Te vendi ku unë kam vendosur të jetoj (Skoci), ata njerëzit aty vërtet më quajnë legjendë. E bëjnë për arsye nga më të ndryshmet, por jam i sigurt që aty më quajnë legjendë, jo sepse ata më kanë bërë qokë mua, por diçka u kam dhënë atyre njerëzve, të cilët më kanë futur në gjirin e tyre. Ata më vlerësojnë dhe më respektojnë me statusin e legjendës. Kjo është tepër e rëndësishme për mua, sepse po flasim për një vend ku shihet gjithçka me objektivitet dhe respektohet njeriu i vlerave dhe i punës”, deklaroi Vata.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Gara për kreun e BKH drejt përmbylljes/ Ambasada amerikane tregon fazën finale për kandidatët

Publikuar

-

Nga

ambasada amerikane ne shqiperi

Ambasada amerikane ka reaguar teksa faza e përzgjedhjes së kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit është drejt përfundimit.

Sipas ambasadsës faza e radhës do të jetë, testimi poligrafik dhe intervista finale.
Në njoftimin e ambasadës thuhet se ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë.

“ Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit përmes proceseve transparente. Nën monitorimin e qeverisë së SHBA, komisioni përzgjedhës i SPAK është tashmë në fazat përfundimtare të përcaktimit të kandidatit më të mirë për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në përputhje me ligjin e SPAK dhe frymëzuar nga praktikat më e mira të FBI-së, kandidatët e mundshëm duhet të dëshmojnë aftësitë e tyre në një larmi provash. Në 6 shkurt, kandidatët iu nënshtruan një prove të aftësive fizike që përfshinte 300 metra vrapim me shpejtësi, 2.4 kilometra vrap, dhe ushtrime të tjera. Pas këtij provimi, më 10 shkurt kandidatët morën pjesë në një testim me shkrim me dy pjesë, për të provuar aftësinë e tyre të shkrimit profesional dhe për të sprovuar aftësitë e tyre në shkathtësinë mendore dhe zgjidhjen e problemeve. Rezultatet nga provimet i shtohen një totali përmbledhës dhe do të përcaktojnë gjashtë kandidatët kryesorë që do të kalojnë në fazën përfundimtare: në testimin poligrafik dhe intervistën finale. Ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë”, thuhet në reagimin e ambasadës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Realizoi dokumentarin për drogën në Shqipëri/ Gazetari i RAI 3 vlerësohet me çmim

Publikuar

-

Nga

Gazetari italian Valerio Cattani, që sulmoi kryeministri Edi Rama për realizimin e dokumentarit për rritjen e mbledhjes së narkotikëve në Shqipëri, është vlerësuar sot me çmim nga Dhoma e Deputetëve të vendit të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Alba Kepi, nga Italia, e cila deklaroi në emisionin “Tempora”.

“Gazetari Valerio Cattani, ai që ka realizuar dokumentarin e narkotikëve, ai që ka realizuar dokumentarin e fundit të pak ditëve më parë për Shqipërinë, “RAI3” dhe “DG3” është vlerësuar me çmimin “Drejtësia dhe e vërteta”, dedikuar gazetarit të njohur italian, mjaft i suksesshëm, tani jo më në jetë, për punën e kryer për dokumentarin “Narkotika”. Në puntatën e katërt, gazetari Valerio Cattani trajtonte çështjen e narkotikës në Shqipëri. “Rai 3” është duke u marrë me këtë çështje dhe nuk i beson këtij realiteti kaq të bukur të paraqitur nga Rama. Kronika e zezë e “Rai 3” për Shqipërinë është në raport me kriminalitetin shqiptar, grupet e organizuara, raportet e antimafias, shfaqet shumë prokupuese”, deklaroi gazetarja Kepi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Bllokoni targat e mjeteve të blinduara”/ Zbardhet urdhri i Lleshajt për drejtorët rajonalë

Publikuar

-

Nga

Zbardhet urdhri i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj për makinat e e blinduara.

Lleshaj ka kërkuar nga Drejtoria Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor që të pezullojnë çdo targim të mjeteve të blinduara, që hyjnë rishtas në Shqipëri, dhe njëkohësisht të mos rinovojnë asnjë dokument.

Drejtori i Shërbimit të Transportit Rrugor në Durrës, Kreshnik Ternova, në një prononcim për mediat ka bërë me dije se udhëzimi sqaron se personat që e disponojnë një mjet të tillë duhet të paraqiten në Ministrinë e Brendshme dhe është kjo e fundit që do t’i pajisë me leje të veçantë, nëse duan të kryejnë procedurat e targimit dhe të pajisjes me leje qarkullimi./CNA.al

LEXO TE PLOTE