Connect with Us

Koncesioni i sterilizimit/ PD: I ka marrë buxhetit rreth 5 milionë euro më shumë

Politikë

Koncesioni i sterilizimit/ PD: I ka marrë buxhetit rreth 5 milionë euro më shumë

Publikuar

-

Ish deputetja e PD, Oriola Pampuri thotë se prioriteti i Edi Ramës nuk janë pacientët, por pasurimi i paligjshëm.

Sipas Pampurit, koncesioni 10 vjeçar i sterilizimit i ka marrë buxhetit rreth 5 milionë euro më shumë, duke u bazuar në kontratën korruptive të firmosur nga qeveria e Edi Ramës.
“Koncesioni i sterilizimit është vjedhje e hapur e një shërbimi që shteti mund ta kryente vetë me shumë më pak para. Që kur nisi nga funksionimi, ky koncesion 10 vjeçar i ka marrë buxhetit rreth 5 milionë euro më shumë, duke u bazuar në kontratën korruptive të firmosur nga qeveria e Edi Ramës”, tha Pampuri.

Sipas saj “edhe urdhri për të kryer më pak operacione, nga ministria e shëndetësisë me justifikimin banal dhe abuziv se janë shteruar fondet është një tjetër rast i hapur abuziv për shpërdorimin e fondeve të shëndetësisë duke ua vënë ato në shërbim të PPP ve dhe koncensioneve, për të favorizuar hapur oligarkët në kurriz të shëndetit të qytetarëve.”

“Kështu ulja e numrit të operacioneve bën që pacientët duhet të presin në rradhë gjë që agravon maksimalisht gjendjen e tyre”, tha Pampuri.

LEXO EDHE:  "U gdhi e u ngrys, ky burrë përballë gërmadhave"/ Rama vlerëson solidaritetin e zjarrfikësit të Vlorës

Sipas saj ajo ç’ka e bën këtë abuzim edhe më të rëndë është fakti që qeveria është e gatshme të lërë pacientët pa shërbim, vetëm që paratë e koncensionit t’i marrë të plota klienti i koncensionit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ministri i Jashtëm turk paralajmëron Shqipërinë/ “FETO është rrezik dhe kërcënim për të ardhmen”

Publikuar

-

Nga

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka mbajtur një takim me homologun turk, Mevlut Cavusoglu.

Gjatë një konference të përbashkët, Cavusoglu dha detaje nga takimi, ndërsa e cilësoi Shqipërinë si investitorin më të madh në Shqipëri

Më tej ai paralajëmroi rrezikun që i sjell organizata FETO Shqipërisë, teksa theksoi se është kërcënim për popullin.

“FETO nuk është e rrezikshme vetëm në Turqi, por edhe në vendet ku ajo ndodhet. Është një organizatë që kontrollohet nga shërbimet e disa vendeve. I kemi shpjeguar edhe rrezikun që ato paraqesin. Nuk kam shifra të sakta, por ka me qindra që presim të kthehen. Ne nuk dëshirojmë që Shqipëria të jetë një portë sigurie për FETO-n. Ne mendojmë që prania e FETO-s është një rrezik dhe kërcënim për të ardhmen e Shqipërisë, e falënderojmë çfarë ka bërë, por e dimë që nuk është e lehtë”, tha Cavusoglu, ndërsa paralajmëroi edhe vizitën e presidentit turk në Shqipëri Tayyip Erdogan./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kemi marrëdhënie të shkrumbuar me presidentin”/ Salianji tregon “prapaskenat” për zgjedhjet e parakohshme

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka folur në lidhje me domosdoshmërinë e zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme në vendin tonë.

Salianji u shpreh zgjedhjet e parakohshme janë domosdoshmëri dhe do të zhvillohen kjo është e pashmangshme.

“Ka nevojë për zgjedhje të parakohshme ato nuk bëhen për të sjelle një opozite ne pushtet, por në vend ne kemi një krizë politike, kemi një krizë ekonomike, sociale dhe gjithashtu kemi marrëdhënie të shkrumbuar me presidentin kemi dhe prioritetin që është integrimi për në BE. Vetëm zgjedhjet e parakohshme dhe qeveria që do të zgjedhin qytetarët do të bëjnë të mundur mbështetjen e qytetarëve dhe të gjithë partive të tjera. Në politike nuk ka asnjëherë të folur me siguri, deri më tani jemi provuar ne si të vërtetë. Ju e mbani mend që Rama dhe numri dy i PS thonin se në dhjetor do të kishin reformë zgjedhore, por që nuk e arritën dot këtë fakt pasi është e rëndësishme që pjesë do të ishte një tryezë politike”, tha Salianji.

LEXO EDHE:  Aleati i përvishet Bashës/ Po përdoresh nga Rama

LEXO EDHE:  Kokëdhima: PD të mos vazhdojë pazaret me Edi Ramën në bodrumet e politikës së Tiranës

Ndër të tjera ai ka theksuar se zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme nuk ka lidhje me zbatimin e reformës në drejtësi pasi tashmë në një mënyrë apo tjetër janë krijuar institucionet e reja të drejtësisë pavarësisht mënyrës së si funksionojnë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha takim me Sorecën/ “Nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimet e opozitës”

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur për mediat pas takimit me ambasadorin e BE-së Luigi Sorecën.

Basha ka hedhur akuza ndaj kreut të qeverisë Edi Rama për krizën në vend dhe për paketën Anti-KÇK.

Lideri i demokratëve theksoi se asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimet e opozitës, duke pretenduar se nuk ka asnjë marrëveshje me Ramën.

“Opozita nuk ka ndryshuar kërkesat dhe i qëndrojmë asaj të zgjedhjeve të parakohshme. Për t’i dhënë shqiptarëve mundësinë për të zgjedhur dhe një qeveri që u shërben të ndërtojnë jetën e tyre këtu. Qeveria  është produkt i krizës politike. Ai ia ka vënë vetë emrin kësaj krize që është krijuar nga KÇK. E patë OSBE ODHIR. Dorëzimin e shtetit para krimit. Nuk është lista e dëshirave të Bashës por thirrja e çdo shqiptari. Të zgjedhin këtë krizë. Reforma administrative nuk ka prodhuar atë që u premtua. Ka ardhur koha që si pjesë e zgjidhjes të rishikohen reformat Administrative”, deklaroi Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE