Connect with Us

Ish-ministri bën parashikimin e frikshëm/ Çfarë ndodh me Shqipërinë në Shengen Ballkanik?

Politikë

Ish-ministri bën parashikimin e frikshëm/ Çfarë ndodh me Shqipërinë në Shengen Ballkanik?

Publikuar

-

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panarit, ndërsa komenton të ashtuquajturin Mini-Shengen, thekson se do të ketë pasoja negative në ekonominë shqiptare.

Sipas Panaritit, sot deficiti tregtar me Serbinë është 120 milion euro, ndërsa mini-shengen sipas tij do të dyfishohet.

“Eshte shumë “frymezuese” dhe populiste të shpallesh perfitimet dhe perparesite nga krijimi i hapesirave te perbashketa pa kufi, pengesa, tarifa e taksa midis vendeve te nje rajoni.

Kjo mbi të gjitha, mund të shitet edhe shumë lehte politikisht! Bashkim, vellazerim mes kombeve, le te hedhim pas te shkuaren dhe te shohim para! E kush nuk e pelqen kete lloj fryme dhe frymëzimi.. Por kjo eshte si te futesh ne nje kampionat me rregulla te njesuara, ku kundershtari qe pa filluar loja eshte dhjete pike para teje…Serbia, ndodhet pikerisht ne kete pozicion ne raport me ne, pra dhjete hapa para dhe po keshtu Maqedonia. Ne kemi deficit tregtar me Serbinë prej 120 milion euro, i cili se paku do te dyfishohet nen regjimin e ri federativ. Por pertej entuziazmit ka nje ane te errët! Eshte Ekonomia!”-shkruan Panariti.

Më tej, ai sjell në vëmendje politikat tregtare të SHBA, ndërsa thekson se “Per kete arsye, presidenti Trump e ktheu ne qender te politikave tregtare te tij, zbutjen e deficitit tregtar me Kinën dhe shumë vende dhe nuk u impresionua aspak nga “patetizmi” i hapesirave pa rend e pa kufi, por kerkoi dhe imponoi vendosjen e ekuilibrave ne tregeti, me regjime tarifore dhe fiskale balancuese..”.

LEXO EDHE:  Berisha: Vendi perjeton epidemine e falimentimit

Më tej, ish-ministri shkruan se kjo politikë e Trump dha rezultate dhe sot ekonomia amerikane, sipas tij po lulëzon.

“Dhe rezultatet u shfaqen! Ekonomia Amerikane po lulëzon dhe papunësia eshte ne minimume historike.. Po ne si i kemi bere llogarite? Apo do te ngrihemi nga zjarri i bashkim vellazerimit “Bratsko jedinstvo”.-përfundon postimin e tij Edmond Panariti./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Publikuar

-

Nga

Një dokument zyrtar i siguruar nga

CNA | City News Albania

City News Albania

CNA

në Bullgari ka nxjerrë zbuluar ortakërinë e Klodi Zotos , bosit shqiptar të biznes-gropës së zezë të “Integrated Technology Service” kopmanisë të konçesionit të inceneratorëve,  me gruan e Ben Blushit, Eva Blushi dhe me Mirel Mërtirin, një emër ky shumë i famshëm dhe i njohur kudo ku del Klodi.

Inceneratoret dhe PPP-ja e qeverisë për djegien e -mbetjeve është një nga çështjet më të forta mbi të cilën media dhe opozita kanë ngritur me dhjetra akuza duke e quajtur një aferë të pastër korruptive. Mediat kanë raportuar se ky koncesion i ka marrë buxhetit të shtetit dhjetra milionë euro nga taksat e shqiptarëve. Skandali me i fundit ishte denocimi nga Monitor se  Inceneratorët kishin marrë 47 milionë euro nga taksat e shqiptarëve ( Lexo këtu) .

Klodian Zoto

Shumë media kanë ngritur akuza ka pasur edhe dhjetra denoncime, por një nga mediat më mbrojëtëse të kësaj afere është Top Channel i cili çuditërisht në kronikat e tij bën avokatinë e kompanisë dhe transmeton kronika pro djegies së mbetjeve ( Lexo këtu). Një mbrojtje publike që do çudiste këdo, por dardha e ka bishtin mbrapa.

Kronikat në Top Channel  e paraqesin koncesionarin djegës plehrash, si “shpëtimtar i mjedisit dhe jetës së banorëve” në Fier, Elbasan e Tiranë, gjë që e ka lënë të qetë edhe Zoton, i cili nga “klient armik” i ekranit të Top Channel, u bë “klient mik” i tij. Asgjë nuk ka ndryshuar, e gjithë kjo tashmë e ka një shpjegim, pasi dokumenti tregon qartë lidhjen dhe bashkëpunimin e Klodi Zotos me Ben Blushin. Ortakëria e bashkëshortes të Ben Blushit me Klodian Zoton e inceneratorëve shpjegon gjithçka.

Drejtori aktual i Top Channel, dikur ministër socialist, i cili më pas doli kritik ndaj kryeministrit Rama. Ben Blushi është përfolur në media për skandale të ndryshme, akuza politike, por përtej çdo të akuze ndaj tij, CNA.al ka zbuluar ortakërinë e Ben Blushit me Klodin e inceneratorëve. “Shënjtori” Blushi del hapur me dokumenta si ortak i një prej biznesmenëve më të akuzuar në Shqipëri për çështjen e inceneratorëve.

Ben BLushi dhe Eva Blushi

Ndonëse pretendohet se Top Channel apo Top Story ekskluziv i Blushit bëjnë investigime,  zbardhin të vërteta gjoja në sulm ndaj qeverisë, duke sulmuar korrupsionin, të vërtetën e inceneratorëve, por ortakëritë nuk i tregon. Gjithçka duket e zgjidhur,  nuk është thjesht akuzë por një fakt që e tregojnë dokumentat, gruaja e Ben Blushit, Eva Blushi është ortake me Klodian Zoton.

LEXO EDHE:  Oligarkët po pastrojnë paratë dhe trafikantët po blejnë bizneset

LEXO EDHE:  Peshqit e mëdhenj po “hanë” të vegjlit/ Si po ndryshon ekonomia shqiptare

Klodian Zoto, Eva Blushi dhe Mirel Mërtiri kanë në pronësi një kompani ngritur në Sofie të Bullgarisë, e cila ushtron aktivitet tregtar në vend menaxhim dhe zhvillim  të projekteve të lidhura me sektorin e pronave e patundshme, ndërtimin, prodhimin ose marketimin e shërbimeve që lidhen me zhvillimin e teknologjive të reja të filtrimit të ujit, patentat ose fushat e tjera të pronësisë intelektuale në përputhje me ligjet, shërbime konsulence dhe marketimi, shërbime turistike, hotelet dhe kateringun, transportin në vend dhe vendet përreth, duke siguruar reklamim, informacion, prezantim të ofertave tregtare dhe ndëmjetësim, ashtu sikundër çdo aktivitet tjetër që nuk është ndaluar nga ligji, shkruhet në dokumentin e mëposhtëm siguruar nga CNA.al.

Dokumenti ekskluziv është vetëm fillimi i një investigimi të plotë nga CNA.al për këtë kompani. Më poshtë materiali është përkthyer dhe i plotë edhe në shqip.

 

 

EM CAPITAL GROUP AD

 

Numri rendor:001.

 

Baza e rregjistrimit:Neni 63, pika 1 dh 4 e ligjit kundër pastrimit të parave

 

  1. Numri fiskal 205581390

 

  1. Emri i kompanisë EM CAPITAL GROUP AD

 

  1. Forma ligjore Kompani aksionere

 

  1. Selia qëndrore dhe adresa e saj

 

Bullgari, Bashkia e Stoliçnas në Sofije. 1000 Reon Vitosa. Bulgarian Bulevar nr.88, Intrefon

 

  1. Aktiviteti:

 

Aktivitet tregtar në vend, dhe menaxhim dhe zhvillim i projekteve të lidhura me sektorin e pronave e patundshme, ndërtimin, prodhimin ose marketimin e shërbimeve që lidhen me zhvillimin e teknologjive të reja të filtrimit të ujit, patentat ose fushat e tjera të pronësisë intelektuale në përputhje me ligjet, shërbime konsulence dhe marketimi, shërbime turistike, hotelet dhe kateringun, transportin në vend dhe vendet përreth, duke siguruar reklamim, informacion, prezantim të ofertave tregtare dhe ndëmjetësim, ashtu sikundër çdo aktivitet tjetër që nuk është ndaluar nga ligji.

 

Kapitali     

 

  1. Përfaqësuesi David Jupian Ujait

 

  1. Bordi i drejtuesve Denisa Tolkuçi, David Jupian Ujait

 

  1. Fondi limit 50.000 leva (25.000 euro)

 

Numri i aksioneve                                      5.000 (ose 1 aksion 10 leva)

 

Kapitali                                                         50.000 leva

 

 

Pronësia e kompanisë:

 

Mirel Mërtiri, banues në Maltë

 

Klodian Zoto, banues në Shqipëri

 

Eva Blushi, banues në Shqipëri

 

Personi i kontaktit:

 

Riçard Eduard Pegg

 

Adresa:Rruga 39 Moskosvka, kati i tretë, Bashkia Stoliçna, Sofje, Bullgari.

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Sokol Olldashi vuri në pranga gjithë bandat”/ Maliqi përplaset me Lleshajn në Kuvend

Publikuar

-

Nga

Deputetii Lefter Maliqi është përplasur sot me Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj,  teksa ishte thirrur në interpelancë në Kuvend për situatën e krimit në vend.

Deputeti Lefter Maliqi është shprehur se situata në të vërtetë është shumë më keq, pasi sipas tij, shteti po bashkëpunon me krimin.

Gjatë replikave me Lleshajn, Maliqi ka kujtuar edhe të ndjerin Sokol Olldashi për të cilintha se vuri në pranga të gjitha bandat kriminale më të rrezikshme.

“E ke kthyer policinë e shtetit, duke vendosur gjoba vend e pa vend, duke mbështetur institucionet për prishje banesash në mënyrë arbitrare, ndërkohë që janë larg detyrës së tyre për zbulimin e krimit. Po të dojë shteti, për një muaj vendoset rendi në Shqipëri. Nëse këta nuk bashkëpunojnë me krimin, nuk i dëgjojnë kriminelët për emërime, jeni të sigurt që krimi nuk zë vend. Po përmend të ndjerin Sokol Olldashin, që vuri në pranga të gjitha bandat kriminale më të rrezikshme nga Vlora, Elbasani, etj, që një pjesë e tyre edhe ka dalë. Por, këta nuk e kanë mendjen, e kanë mendjen vetëm për show”, u shpreh Maliqi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Maliqi nuk kursen akuzat ndaj Sorecës/ Ç’është ky që na thotë po ndjekim paratë?

Publikuar

-

Nga

Deputeti i opozitës së re në Kuvend, Lefter Maliqi nuk ka kursyer akuzat ndaj ndaj ambasadorit të BE, Luigi Soreca.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare për interpelancë më ministrin Lleshaj, Maliqi ka thënë se ambasadorët e kanë lënë Shqipërinë në mjerim.

“Na del ky Soreca, ç’është ky? Që na thotë po ndjekim paratë… Kështu po bëjnë këta, e lanë Shqipërinë në mjerim. Ky e keni informacionin? Ku e keni luftën kundër krimit. Ku ka të fortë me shtetin? Jeni ju që keni këtë sistem të korruptuar politik. Këtu tregohen përralla. Soreca qeshte aty. I thoshte shiko këtë se ky është… i kapur nga KÇK i Bashkimit Evropian. Ne besojmë tek ambasadorja Amerikane.” tha Maliqi./CNA.al

LEXO TE PLOTE