Connect with Us

I shkatërruan makinën/ Lubonja shënjestron Ramën

Politikë

I shkatërruan makinën/ Lubonja shënjestron Ramën

Publikuar

-

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, teksa ka folur për sulmin ndaj makinës së tij, i  dyti brenda pak muajsh, hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama.

Sipas Lubonjës, ky është një sulm i qëllimshëm, dhe që lidhet me deklaratat e tij të forta ndaj politikanëve.

Di që u ktheva nga Italia më 1 në darkë dhe e gjeta makinën të dëmtuar mbrapa rëndë, thyer xhamat, që dukej e qëllimshme se nuk kishte ndonjë vjedhje. Ishte një akt vandal, akt urrejtje nga dikush.

Në incidentin e korrikut u tha se ishte një me probleme të shëndetit mendor… Ai është i arrestuar. Nuk do të jetë ky. Pistat janë të shumta, por mua pista më çon te një urrejtje për qëndrimet politike. Kryeprotagonisti i kësaj klime urrejtje është kryeministri, që del aty e thotë ‘ndiqeni analistin’. Një nga këta analistë jam edhe unë. Unë e marr si akt kërcënimi. Ne nuk jemi me bodigardë, nuk na mbron shteti, për ato që themi mund të shkojmë dhe në gjyqe. Këto janë akte vandale, që të kthejnë në kohët e errëta“./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha takim me Sorecën/ “Nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimet e opozitës”

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur për mediat pas takimit me ambasadorin e BE-së Luigi Sorecën.

Basha ka hedhur akuza ndaj kreut të qeverisë Edi Rama për krizën në vend dhe për paketën Anti-KÇK.

Lideri i demokratëve theksoi se asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimet e opozitës, duke pretenduar se nuk ka asnjë marrëveshje me Ramën.

“Opozita nuk ka ndryshuar kërkesat dhe i qëndrojmë asaj të zgjedhjeve të parakohshme. Për t’i dhënë shqiptarëve mundësinë për të zgjedhur dhe një qeveri që u shërben të ndërtojnë jetën e tyre këtu. Qeveria  është produkt i krizës politike. Ai ia ka vënë vetë emrin kësaj krize që është krijuar nga KÇK. E patë OSBE ODHIR. Dorëzimin e shtetit para krimit. Nuk është lista e dëshirave të Bashës por thirrja e çdo shqiptari. Të zgjedhin këtë krizë. Reforma administrative nuk ka prodhuar atë që u premtua. Ka ardhur koha që si pjesë e zgjidhjes të rishikohen reformat Administrative”, deklaroi Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ahmetaj kritikon punën e Veliajt pas tërmetit/ “Bashkia e Tiranës një hap mbrapa”

Publikuar

-

Nga

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, ka treguar sot se shifra e ndërtesave të pabanueshme është 8925.

Në mbledhjen e katërt të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, Ahmetaj tha se 10 mijë e 23 qytetarë vijojnë të jetojnë në çadra.

Gjithashtu ai theksoi se deri më tani janë shembur 88 objekte, 42 prej të cilave do riparohen.

Mirëpo ministri kritikoi punon e Bashkisë së Tiranës, për të cilën deklaroi se është një hap mbrapa në krahasim me qytetet tjera të prekura nga tërmeti, ndërsa vijoi më tej duke thënë po fillon punën tani.

LEXO EDHE:  Denoncimi në “Fiks Fare”/ Rama shkarkon drejtorin e Hipotekës

LEXO EDHE:  Dosja italiane e drogës/Të gjitha akuzat për Saimir Tahirin

Ahmetaj i bëri thirrje qytetarëve të prekur nga tërmeti të aplikojnën në platformë, pasi u shpreh se është detyrim ligjor. Numri i aplikimeve në platformë deri më 29 janar, është 14.408./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sot mblidhet Kuvendi/ Opozita interpelancë me ministrin Lleshaj

Publikuar

-

Nga

Sot në orën 10: 00 Kuvendi i Shqipërisë pritet të zhvillojë seancën e plenare të radhës.

Opozita e re ka kërkuar një interpelancë me ministrin e Brendshëm, Sandër Leshaj për kriminalitetin në vend, Vettingun në Polici dhe për protestat.

Kujtojmë së në seancën e kaluar në datën 3 shkurt, u zhvilluan tre interpelanca me ministrat.

Rendi i ditës:

LEXO TE PLOTE