LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Historiani s’përmbahet ndaj Tritan Shehut/ "Je servil, na sollët terrorista"

6 Janar 2020, 22:35, Politikë CNA
Historiani s’përmbahet ndaj Tritan Shehut/ "Je servil, na

Një tjetër debat është ndezur mes ish-deputetit të Partisë Demokratike Tritan Shehut dhe historianit Olsi Jazexhi, teksa demokrati po fliste për muxhahedinët.

?Unë nuk mendoj se marrja e muxhahedinëve ka problem për Shqipërinë. Ata nuk i kanë sjellë asnjë problem Shqipërisë, përkundrazi siç e shikuat nga materiali ka pasur tentativa për akte terroriste ndaj tyre. Në bashkëpunim me SHBA-në e shqyrtuam si të vlefshme ardhjen e tyre në Shqipëri?, u shpreh Shehu në emisionin ?Open?, por kjo nuk u pëlqye nga Jazexhi, i cili shpërtheu në ofendime.

?Ju jeni servilë, keni sjellë këtu mbeturina, keni sjellë terrorista?, kundërshtoi historiani, ndërsa moderatorja Eni Vasili ndërhyri për të qetësuar situatën.

?Të lutem Jazexhi, mos fyej. Nuk mund t?i quash terrorista kur nuk keni prova. Ju kam ftuar këtu të jepni mendimin tuaj dhe jo të fyeni. Ky është një emision demokratik?, tha Vasili.

Por historiani akuzoi demokratin se e ka lënë Shqipërinë pa hyrë në BE me marrjen e muxhahedinëve./ CNA.al

Lajmet e fundit nga