Connect with Us

Foto-Dita e “Ujit Të Bekuar”/ Të rinjë nëpër qytete sfidojnë temperaturat e ulta për kapjen e kryqit

Sociale

Foto-Dita e “Ujit Të Bekuar”/ Të rinjë nëpër qytete sfidojnë temperaturat e ulta për kapjen e kryqit

Publikuar

-

Dita e sotme simbolizon ditën e ‘Ujit të Bekuar’, ku besimtarët ortodoksë sipas traditës,  garojnë për të kapur kryqin që hidhet në ujë nga një prift.

Në Elbasan, ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë është zhvilluar në një nga pishinat në periferi të qytetit. Ceremonia e ujit të bekuar në Elbasan u drejtua nga metropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit Imzot Andoni. Në ujë u hodhën tre djem ,por kryqi u kap nga 19 vjeçari, Julian Shqau nga Gjinari.

Në qytetin e Vlorës vetëm një person është hedhur në det për gjetjen e kryqit të shenjtë. Klodjan Shani, ka qenë personi i cili ka arritur të kapë kryqin në ujërat e ftohta të detit.

Edhe në qytetin e Korçës nuk i kanë penguar besimtarët të hidhen në ujë për të kapur kryqin e fatit. Kryqi është kapur nga Tomas Menkshi.

Në qytetin e Durrësit, Mesha nisi në Kishën ortodokse “Apostull Pavli dhe Shen Asti” dhe më pas besimtarët iu drejtuan portit të Durrësit ku të rinjtë sfiduan të ftohtin dhe u hodhën në ujë. Nikolla Bici, 30 vjeç, arriti të kapë kryqin.

Në Sarandë ceremonia nisi me meshën në Kishë e Shën Harallambit dhe më pas besimtarët iu drejtuan bregdetit në Shëtitore. Telemak Papas ishte i riu mes 6 pesonash që arriti të kapte kryqin në ujë.

LEXO EDHE:  Kini kujdes/Zbuloni arsyen e frikshme përse nuk duhet të lini shishe uji në makinë

Besimtarët e krishterë në Fier zhvilluan ceremoninë në kishën e Shën Gjergjit dhe më pas një kortezh besimtarësh janë nisur nga Kisha duke përshkruar rrugën kryesore deri tek shatërvani për të kryer më pas ritualin e hedhjes së kryqit në ujë.
Kryqi është hedhur në ujin e shatërvanit nga imzot Nikolla ndërsa më pas është kapur nga një 16 vjeçar i quajtur Athanas Davidhi i cili më pas u bekua nga imzot Nikolla.

Edhe në qytetin e Beratit, ceremonia e kësaj dite të shenjtë, si çdo vit edhe sot filloi në Kishën e Shën Dhimitrit në qendër të qytetit. 8 të rinj nga të gjitha lagjet e qytetit të Beratit janë hedhur në ujin e ftohtë të lumit për të kapur kryqin. Kryqi u kap nga 42 vjeçari nga Berati, Ferdinad Xhimitiku.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Raporti global i ushqyerjes 2019/ Shqipëria ‘jashtë kursit’ për diabetin dhe mbipeshën

Publikuar

-

Nga

Barra e kequshqyerjes ndër vite po ndihet në mesin e shqiptarëve, teksa një studim i fundit nënvizon se Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë, për të adresuar siç duhet problematikat nga mbipesha dhe diabeti.

Sipas raportit më të fundit global të Ushqyerjes, Shqipëria është në rrjedhën e duhur për të përmbushur objektivat globale për nën-pesë nën mbipeshë, ata që po vuajnë urie nën pesë vjeç, humbje jete nën pesë vjeç dhe peshë të ulët të lindjes, por është jashtë kursit për të përmbushur objektivat për ushqyerjen ekskluzive të foshnjeve, anemi në gratë e moshës riprodhuese, diabetin te meshkujt dhe femrat, si dhe mbipeshën te meshkujt dhe femrat.

“Megjithëse performon relativisht mirë kundër vendeve të tjera në zhvillim, Shqipëria ende përjeton një ngarkesë të kequshqyerjes në mesin e popullsisë nën pesë vjeç. Që nga viti 2017, prevalenca kombëtare e mbipeshës nën 5 vjeç është 16.4%, e cila është ulur nga 23.2% në 2009. Prevalenca kombëtare e stunting nën-pesë është 11.3%, që është më pak se mesatarja e vendit në zhvillim prej 25%. Prevalenca e jetëve të humbur nën 5 vjeç e Shqipërisë prej 1.6% është gjithashtu më pak se mesatarja e vendeve në zhvillim prej 8.9%.”-thuhet në raport.

Në Shqipëri, 36.5% e foshnjave nën 6 muaj ekskluzivisht ushqehen me gji, kjo është shumë mbi mesataren e Evropës Jugore prej 19.6%. Prevalenca e peshës së ulët të lindjes në Shqipëri në vitin 2015 prej 4,6% është ulur pak nga 4.9% në vitin 2000.

Popullsia e rritur në Shqipëri gjithashtu përballet me një peshë të kequshqyerjes. 25.3% e grave në moshë riprodhuese kanë anemi, dhe 7.7% të burrave të rritur kanë diabet, krahasuar me 7.1% të grave. Ndërkohë, 21.8% e grave dhe 21.6% e burrave janë mbipeshë.

LEXO EDHE:  “Vendi ishte përmbytur në ujë”/Orinda Huta tregon të papriturat në dasmën e saj

LEXO EDHE:  Të rimbushësh shishen me ujë sjell më shumë baktere se sa ka tualeti

Raporti Global i Ushqyerjes u krijua pas Samitit të parë të Nutricionit për Iniciativën e Rritjes (N4G) në 2013 si një mekanizëm për ndjekjen e angazhimeve të bëra nga 100 palë të interesuara që përfshijnë qeveritë, donatorët e ndihmës, shoqërinë civile dhe bizneset. Një vit më pas, nisi botimi i parë i këtyre raporteve vjetore.

Sot, Raporti Global i Ushqyerjes është raporti kryesor në botë për gjendjen e të ushqyerit global. Është udhëhequr nga të dhënat dhe prodhohet në mënyrë të pavarur çdo vit për të hedhur dritë se ku është arritur përparimi dhe për të identifikuar se ku mbeten sfidat. Raporti synon të frymëzojë qeveritë, shoqërinë civile dhe palët e interesuara private që të veprojnë për t’i dhënë fund kequshqyerjes në të gjitha format e saj. Ai gjithashtu luan rol të rëndësishëm për të ndihmuar palët e interesuara të japin llogari ndaj angazhimeve që ata kanë bërë në drejtim të trajtimit të kequshqyerjes./Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

Reshje shiu në të gjithë vendin/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

Gjatë paradites së sotme i gjithë territori shqiptar paraqitet në ndikimin e motit të vranët dhe kthjellimeve të pakta.

Mesdita dhe kryesisht pasditja sjellin kalime vranësirash të shpeshta nëpër territor, ku më të dukshme do jenë në zonat veriore dhe qëndrore duke gjeneruar reshje shiu. Nata rikthen sërish kthjellimet në vend.

Sipas MeteoAlb: Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 0°C në 16°C./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Horoskopi i ditës, 12 shkurt 2020

Publikuar

-

Nga

DASHI 21. mars – 20. prill
Ju çiftet do mendoni t’i bëni gjerat me seriozisht sot dhe marrëdhënia me partnerin do përmirësohet. Tashme do i shihni gjerat me një sy tjetër. Beqaret mund te kenë dashuri me shikim te pare qe ne fillim te ditës dhe zemra do iu rrahe fort. Ne planin financiar është dita ideale për te bere një riorganizim te gjithë gjendjes qe e nesërmja te jete edhe me e mire.

DEMI 21. prill – 21. maj
Do merreni vesh me se miri me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe marrëdhënia me te do përmirësohet goxha. Problemet e se shkuarës do i lini pas krahëve. Beqaret do bëjnë çdo përpjekje te mundshme për ta gjetur shpirtin e tyre binjak dhe do ja dalin mbanë. Ne planin financiar nuk duhet te merrni shume rreziqe për ta përmirësuar gjendjen sepse mund te mos ia dilni dot.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor
Jeni ne një lidhje? Me ne fund marrëdhënia juaj do filloje te stabilizohet dhe ju do i shihni gjerat me një sy tjetër. Do kërkoni edhe falje për gabimet qe keni bere. Beqaret do kenë imagjinate shume te zhvilluar dhe do arrijnë te tërheqin pas vetes shume persona. Sektori i financave do jete prioritet për ju. Do bëni te pamundurën për te zgjidhur edhe disa probleme te vogla qe keni pasur.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik
Dite shume premtuese do jete kjo e sotmja për ju qe keni një lidhje. Partneri do iu mbaje ne pëllëmbë te dorës dhe do iu ndihmoje te zgjidhni edhe disa probleme profesionale. Beqaret gjithashtu do kenë një dite harmonike. Sytë e tyre do shkëlqejnë me shume se kurdoherë me pare. Me shpenzimet tregohuni sa me te arsyeshëm qe te mundeni dhe gjendja do mbetet e mire.

LUANI 23. korrik – 22. gusht
Mundohuni te mos e bëni xheloz partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse përndryshe situata mund te përkeqësohet. Ai nuk do jete ne humor shume te mire për te duruar disa shaka. Beqaret do i shtojnë takimet dhe mund te njihen edhe me persona te këndshëm. Financat do i mbroni me çdo lloj mënyrë dhe do bëni edhe sakrifica për ta mbajtur situatën te qëndrueshme.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator
Jeta sentimentale për gjithë ata qe kane një lidhje do jete e kënaqshme. Ne çdo moment do merren vesh me njeri-tjetrin dhe nuk do besojnë tek thashethemet e te tjerëve. Beqaret nuk do jene te sigurte për hapat qe duhet te hedhin dhe as qe do mendojnë te pranojnë ftesat. Buxheti do jete i mire dhe nëse vazhdoni ta menaxhoni me kujdes gjendja sa do vije e do përmirësohet.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor
Mundohuni te tregoheni sa me te përgjegjshëm sot ju te dashuruarit sepse çdo gabim i vogël mund te ketë pasoja te renda për te ardhmen. Ju beqaret nuk do dëgjoni askënd sot dhe do bëni atë qe do ju thotë zemra. Shume gjera kane për t’iu përmirësuar. Ne planin financiar gjerat do stabilizohen. Dikush nga te afërmit do ju mbështesë fort dhe nuk do ju lere ne balte.

LEXO EDHE:  Kujdes, këto janë rastet kur uji vë në rrezik jetën!

LEXO EDHE:  Të rimbushësh shishen me ujë sjell më shumë baktere se sa ka tualeti

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor
Ata qe kane një lidhje do i pushtoje optimizmi dhe do ndihen gati te bëjnë edhe sakrifica ekstreme për te përjetuar emocione te reja. Ju beqaret do tundoheni shume nga molla e ndaluar dhe kjo mund t’iu sjelle probleme për te ardhmen. Financat do jene shume te paqëndrueshme. Do e keni te vështirë te kryeni edhe investimet me elementare qe i kishit planifikuar prej kohesh.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor
Sot nuk do keni me asnjë dyshim për partnerin tuaj dhe do ndiheni me gati se kurrë për t’i bere gjerat me serioze. Zemra do ndihet shume me mire dhe do rrahe fort. Beqaret nuk do e mbajnë mendjen tek dashuria, por disa persona me te cilët do ndeshen rastësisht do jene fiks për ta. Buxhetin duhet ta riorganizoni dhe te mos neglizhoni asnjë detaj sado te vogël.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar
Dite e mbushur me momente te lumtura do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do hiqni dore nga disa zakone te këqija dhe do i përkushtoheni me mish e me shpirt atij qe keni ne krah. Beqaret nuk do ja dalin dot ta gjejnë princin e tyre te kaltër, megjithatë pranë miqve do kalojnë një dite pozitive. Buxheti do mbetet i konsoliduar dhe nuk do paraqesë asnjë lloj problemi.

UJORI 21. janar – 19. shkurt
Dite shume e qete ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do grindeni me partnerin dhe here pas here do hapni rruge. Beqaret do kenë edhe me shume mundësi për te realizuar takime interesante dhe mund te takojnë persona qe ja vlejnë me te vërtetë. Financat do kenë tronditje shume te vogla, por pa pasoja. Do jeni me te kujdesshëm dhe do merrni masa.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars
Tregohuni te kujdesshëm sot ju qe jeni ne një lidhje sepse disa persona do mundohen t’iu prishin pune. Mos i lejoni ata te bëjnë asnjë hap sepse me pas do ju vije edhe shkatërrimi. Beqaret nuk duhet te këmbëngulin shume për ta bere për vete dike sepse mund te krijojnë përshtypje te keqe për veten. Financat nuk do jene te këqija megjithatë mire është qe te mos nxitoheni me shpenzimet.

LEXO TE PLOTE