Connect with Us

“Fiks Fare” sjell skemën e mashtrimit me kredinë për fermerin/ Emra fiktivë mes dokumentave

Politikë

“Fiks Fare” sjell skemën e mashtrimit me kredinë për fermerin/ Emra fiktivë mes dokumentave

Publikuar

-

Aplikoi për kredi dhe s’e fitoi, por pas tetë vitesh e sheh veten debitor. Eshtë kjo historia e pazakontë që i ka ndodhur një qytetari i cili jeton në periferi të Tiranës. Në vitin 2011 ai i ishte drejtuar Fondacionit “Unioni Shqiptar të Kursim Kredive” dega Ndroq për të marrë kredi, por meqë nuk i plotësonte kushtet për të qenë përfitues,kredia iu refuzua. Pas tetë vitesh Bujar Lika përballet me skandalin, se është debitor, pasi kryetari i bordit që miratonte kreditë kishte fallsifikuar dokumentat duke arritur që të lëvronte kredinë e refuzuar,në emër të tij
Fiks Fare denoncoi sot me zë e figurë, këtë skandal, ku ish kryetari i bordit të fondacionit “Unioni Shqiptar” dega Ndroq Afrim Azuni, pranon mashtrimin.
Ai i kërkon qytetarit kohë për ta liruar nga barra e kredisë, kredi e cila me kamatvonesat ka shkaur 710 mijë lekë të reja dhe përmbarimi dueht të fillojë sekuestron
Gjatë investigimit Fiks Fare mësoi se për plotësimin e kushteve për marrjen e kredisë ish kryetari i bordit “Unioni Shqiptar të Kursim Kredive” Azuni kishte falsifikuar dokumentat duke vendosur si garanci për shlyerjen e parave 50 koshere bletësh, plug same, 3 lopë e makineri. Ndërkohë që vetë qytetari deklaron se uk ka zotëruar asnjëherë këtë pasuri
Bujar Lika tregon për Fiks Fare se nuk ishte në dijeni fare të një gjëje të tillë , por e kishte marrë vesh atë 7 vite më vonë. I vëllai i tij kishte filluar punë dhe paraqitet në bankë për të marrë rrogën, por duke e ngatërruar me Bujarin i cili është binjaku i tij nuk ia japin, duke i thënë se ai ishte debitor dhe duhet të shlyente kredin. ” Vëllai erdhi në shtëpi e më thotë kur e ke marrë kredinë dhe ku i ke çuar lekët se në bankë figuron që je debitor” tregon Bujari. Ai shpjegon se pasi ka marrë këtë sinjalizim nga i vëllai i është drejtuar Zyrës së Përmbarimit Tiranë, këta të fundit e kanë adresuar tek Banka e Shqipërisë. “Aty më thanë ke marrë kredi 5 milion lekë dhe bashkë me kamat vonesat vlera të ka shkuar 8 milion lekë” tha ai.
Në këto kushte qytetar i është drejtuar ish drejteusit të degës së fondacionit për Ndroqin, Afrim Azunit ku ai kishte aplikuar për kredi para 9 vitesh. Afrim Azuni aktualisht punonjës në Njësinë Administrative Ndroq i pohon se janë gabime që kanë ndodhur në sistem , por që gjithçka mund të rregullohet e mbyllet lehtë.
Vetë ish drejtuesi i fondacionit për Ndroqin pranon se shuma prej 500 mijë lekësh që u lëvrua atëherë, nuk janë marrë nga Bujar Lika edhe pse kredia ka dalë në emër të tij, por që qytetarit nuk iu bë asnjherë e ditur.
Në takimet e vazhdueshme me qytetarin, ish drejtuesi i degës së fondacionit për Ndroqin premton se do ta shlyejë kredinë e cila cdo ditë ritet pr shkak të kamatvonesave
Mashtrimi i ish punonjësit të bankës vahdon edh emë tej, për t’ia bërë më të besueshme skemën e mashtrimit që ka përdorr për kredinë e tij, i thtoë se paratë janë tërhequr nga një bashkëfshatar i tyre, pronar i një lokali.
Fiks fare dhe qytetari i mashtruar me kredinë kontaktojnë me pronarin e lokalit ku i adresoi punonjësi i fondacionit. Në bisedë e sipër biznesmeni tregon se nuk ka tërhequr kurrë lekë në emër të dikujt tjetër, por ai pohon se këto janë mashtrimet dhe manovrat e kryetarit të bordit të fondacionit “Unioni Shqiptar të Kursim Kredive” për të përfituar para.

Takim me ish –kryetarin e bordit të kredive në “Unionin Shqiptar të Kursim Kredive”,dega Ndroq,Afrim Azuni

Qytetari – Afrim si e kalove?
Ish punonjës i bankës – Si je? Pse u mundove prapë këtu?
Qytetari – Dëgjo këtu je duke më futur në shkatërrim me familjen.
Ish punonjës i bankës – Pse?
Qytetari – Me grua e me të gjithë. Dje ka qenë gruaja këtu vetë nuk më beson ma. S’kam ça të bëj..
Ish punonjës i bankës – Ditën e hëne do shkojë Afrimi në Tiranë do marrë dokumentet. Ta zgjidhë unë, ça është ai muhabet ashtu?
Qytetari – Tani unë kam dy vjet që të kam lajmëruar
Ish punonjës i bankës – Ke të drejtë tani. Ti zotni i dashur nuk ke asnjë lloj detyrimi.
Qytetari – Ti e di shumë mirë kush i ka marrë këto Afrim, këtë kredi me emrin tim.
Ish punonjës i bankës – Nuk e kam fare atë, unë dua këtë, zotëri i dashur ky nuk ka detyrime. Të japë vërtetimin nuk ke asnjë lloj detyrimi ndaj Unionit. Nëse ka gjëra për të rregulluar rregullohen nga unë.
Qytetari – Ti e di kush i ka marrë këta lekë, kush i mori?
Ish punonjës i bankës – Nuk di fare
Qytetari – Ç’më keni futur mua aty 50 koshere blete, plug same, makineri. Ore po kam frikë me nejt në shtëpinë time, po më vinë ato të zyrës përmbarimore, po më sekuestrojnë shtëpi e..
Ish punonjës i bankës – Jo, jo
Qytetari – Tokë e të gjitha
Ish punonjës i bankës – Nuk ka asnjë lloje problem ça është ajo ore.
Qytetari – Ditën e hëne do të mbaroi punë Afrimi. E fundit dhe të kërkoi shumë të falur e do të vij kështu duar plotë.

Pas një jave qytetari interesohet në bankë.

Punonjësi i bankës – Për këtë zotëri Bujar Lika me këtë datëlindje keni një detyrim që është masën sot detyrimi, ky është principali. Ky këtu që jep banka e Shqipërisë është principali është një raport që merret nga banka në bankë. Që do të thotë principali përveç kësaj ka interesa dhe penalitete, që janë për shkak të mos pagesës së kredisë në kohë, në moment. Tani për Bujar Likën, Bujar Maksud Likën kemi një detyrim 7 milion ose 710 mijë lekë të reja. Kjo është detyrimi që kemi për Bujar Likën.
Qytetari – Mundet të gjendet kush e ka marrë këtë kredi në emrin tim? Se unë s’e kam marrë këtë kredi, këtë kredi s’e kam marrë
Punonjësi i bankës – S’e di me të thënë të drejtën tani. Unë thjesht kam një detyrim në sistem. Kjo është marrë në 2010.
Takim me Afrimin Azunin ish koordinator i fondacionit “Unioni Shqiptar” dega Ndroq
Ish koordinatori i bankës –Si je, ça bën ti si e kaluat?
Fiksi – Ne jemi nisur për të takuar ty
Ish koordinatori i bankës – E di më tha ky, nesër e kam më ketë e do vij patjetër e do ta mbyll.
Fiksi – Tani këtij i del kredia, e ka marrë s’e ka marrë kredinë more burrë?
Ish koordinatori i bankës – Jo, jo është një gabim sistemimi atje
Qytetari – Si shkuan letrat atje kush i qoi letrat atje? Letrat i ke pas ti në dorë
Ish koordinatori i bankës – Më fal, më fal kam folur me ata sipër u kam thënë këtë detyrim nëse e ka personi e marrë unë përsipër. E ti nga sistemi i Bakës Shqipërisë ti do të dalësh që nuk ke asnjë lloj detyrimi. Brenda dhjetë ditësh ti çeko ku të duash nuk ke asnjë gjë.
Qytetari – Tash dy vjet e gjysmë
Ish koordinatori i bankës –Mua do më presësh deri nesër.
Fiksi – Ky aplikoi, a i mori ky lekët a kush i mori?
Ish koordinatori i bankës – Jo, jo ka aplikuar atëherë, lekë nuk ka marrë. Ky nuk ka tërhequr nuk i ka marrë, nuk ka detyrim është me zero është i pastër si person. Do ta sistemoi unë bankën, duke qenë se unioni është shkrirë dhe ka kaluar “Fed invest” ky është detyra ime për ta rregulluar. Pikë, ky është i pastër nga ana njerëzore këtë e kemi flori. Po ja paguaj deri nesër . Më fal, më fal një minutë, ora 8.45 Besniku e Unionit përgjegjësin atje e kam marrë vetëm për problemin e tij që të mbaroi punën sot e të shkoj të pi kafen si zotni. Plus ta respektoi edhe këtë
Fiksi – Ta dimë kush i ka marrë o vëlla? S’e dimë kë me kapur kemi rënë në hall
Ish koordinatori i bankës – Absolutisht, ore jam unë pa merak. Ky zotni nuk ka asnjë lloje detyrimi të gjitha përgjegjësit janë të miat. Ta thotë Afrimi ty, kjo donë edhe pak kohë dhe ne sot të arrimë të shtrëngohemi për ta mbyllë këtë detyrimi me kesh kjo është kosto. Ne i themi këtij o vëllai imë kjo punë rregullohet deri në dhjetor dhe në dhjetore do shkojmë të kam shkaktuar një dëm ty një benefit apo nuk është kështu.
Fiksi – Nuk jemi për gjoba neve
Ish koordinatori i bankës – Mirë, mirë, jo, jo gjobën unë gjobën e ve vetë. Normalisht, normalisht pse mos tija japë një benefit urdhëro 100 mijë të reja sepse unë ty të kam dëmtuar edhe familjen tate. Ky vetëm ka shpenzuar tu ardhur tek unë. Pse ça jam unë nuk jam rob që si bëj llogarit. Për kokën e dy fëmijëve që kam, për shpirtin e dy pleqve më rrish i qetë.
Fiksi – Të them të fundit dhe e mbyllim, të paktën kredinë e ke ti?
Ish koordinatori i bankës – Është e imja. Unë jam personi. Kam qenë kryetar bordi, kam bërë procese verbalin e kam bërë procedurat. Ti ke punë me mua. Ajo është përgjegjësi e imja pikë. Problemi është me mua e do ta mbyllë me unë pikë
Fiksi – Kredinë që ike marrë, të kishe mbyll të paktën mos me i shkuar komat vonesa
Ish koordinatori i bankës – Brenda nëntorit do ta mbyllë që kur ky të shkoj tek Banka e Shqipërisë të zotri jam i pastër dhe nuk kam asnjë detyrime asnjë sen. Dhe kjo është përgjegjësi e imja, do të sistemohet shumë kollaj. Do sistemohet paguaj detyrimin. O Zotëri i dashur, borxhin e këtij e kam unë. Të jesh shumë i qetë. Me datën 1 dhjetore në Bankën e Shqipërisë ti je zero, zero. ka llafe ma tjetër?A bahet me proceduara a bahet me para në dorë . Dua të jem i pastër me ty, dua të shkosh i qetë në shtëpinë tate që ti të mos kesh asnjë shqetësim as nga bashkëshortja, as nga fëmijët ça ke ba babi më ke lënë borxh. Në rregull?
Qytetari – Në rregull

LEXO EDHE:  Starton sot "Fiks Fare"/ Ja si shiten provimet në Universitete

Pasi kalon muaji nëntor qytetari takon sërish Afrim Azunin.Takimi i tretë

Ish koordinatori i bankës – Dëgjo vëllain tat, unë do deklaratë noteriale, deklaratën ta japë. Unë e kam hallin këtu, nuk është 8 milion lekësh, por të paguash gjithë ato lekë pastaj, Ty të rregulloj unë e të sistemoj ty masanaj.
Fiksi – Kush i ka marrë?
Ish koordinatori i bankës – E. Ç ja kam dhënë unë. Është emri jot po nuk është emri i atij. Ti mos më vë në siklet gjithë hallin e kam hajde ça mund ta zgjidhim.
Fiksi – Po E ça thotë?
Ish koordinatori i bankës – E pranon do ti paguaj thotë, zahmet thotë me prit një javë. Me 10 janar do ma bëni një telefon pimë një kafe dhe rrimë. Këto janë marrë. Shumën e këtyre, më shumë se 20 % s’të premtoi po aq do të jap.
Takim me biznesmenin të cilin Afrim Azuni e identifikoi si personi që ka tërhequr paratë në bankë në emër të Bujar Likës
Fiksi – Problemin e kemi këtu, këtij i del emri tek kredia që se ka shlyer
E. Ç – E ç’punë kam unë?
Fiksi – Shkumë tek Afrimi
Qytetari – Kredinë në emrin tënd më tha e ka marrë E. Ç.
E. Ç – Si marrë në emrin tat lekët atje ça je tu thanë morë të faltë Zoti ty! Si marrë lekët tuaja, a je në binarë apo jo? Ç’është kjo poshtërsi?Ai ka qenë vetë si administrator banke fute emrin kot gjoja, merr parat për vete, fut emrin tat, fute emrin tem. I dojshin lekë. Po ai drejtor vetë, i ka hap banka hajdutësh këta që janë. Nuk është, është e treta si quhen, nuk quhen bankë fondacion quhen këta dhe vetë drejtë e merr, ven emrin tan, ku ka do ketë komision të shkosh ti të firmosësh.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Sot mblidhet Kuvendi/ Opozita interpelancë me ministrin Lleshaj

Publikuar

-

Nga

Sot në orën 10: 00 Kuvendi i Shqipërisë pritet të zhvillojë seancën e plenare të radhës.

Opozita e re ka kërkuar një interpelancë me ministrin e Brendshëm, Sandër Leshaj për kriminalitetin në vend, Vettingun në Polici dhe për protestat.

Kujtojmë së në seancën e kaluar në datën 3 shkurt, u zhvilluan tre interpelanca me ministrat.

Rendi i ditës:

LEXO TE PLOTE

Politikë

Qytetarët “kryqëzojnë” Ramën/ Kryeministri zhgënjen edhe simpatizantët

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama vazhdon “ritualin” e tij të mëngjesit duke publikuar fjalë të shenjta në profilin e tij në rrjetet sociale.

“Ngri fjalët jo zërin. Është shiu që i rrit lulet, jo bubullima”, kjo është shprehja e publikuar nga Rama.

Por ajo që bie në sy janë komentet që qytetarët e ndryshëm i shkruajnë kryeministrit. Ata ndihen të zhgënjyer dhe të lodhur nga Rama, teksa i thonë se s’po bën asgjë tjetër perveç fjalëve.

“Zoti Kryeministër me duket se ke ndrru profesion. Pse s’po bëhesh Poet më mire, e leje Politiken se fort kohen e fundit ja ki huq. E ke humbur simpatin nga Kosovaret me levizjet e fundit Qe i ke bërë, ke gabur ne hapa ne Basketboll, topin ta ka marrë Vuqiq edhe pse po mundohet Albini te pasoj te ti”, shkruan një komentues.

LEXO EDHE:  Fiks- Fare publikon skandalin/ Në Spitalin Ushtarak mungojnë protezat

LEXO EDHE:  Skandali në Fiks Fare/ Mjekimi i gabuar i merr jetën pacientit

Një tjetër qytetar shprehet: Edo leri kto fjal te cmuara tani se nuk na duhen.por bej na nje gje per ket Popull. Unë jam simpatizanti jot, por më zhgëjen me duket se do ta mari Luli (gjinoja)kokrren e figut dhe pastaj shqiperin(marigon)e mori gjith dynjaja.

Gjithashtu nuk kanë munguar edhe komentet për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Z. Kryeminister, ose me Albinin ishit te zymt ne shumicen e fotografive qe pam, gjuha e trupit thoshte diqka tjeter me ate gjuhen qe folet ! Sigurisht se te ra ndermend qe Albini nuk eshte Ramush”, shkruan komentuesi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ylli Rakipi degjeneron Bashën/ “Ose i paaftë ose i kapur nga Rama”

Publikuar

-

Nga

Gazetari, Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa kritikoi nismën e ketij të fundit “Po të dëgjoj”, ku shkon derë më derë për të dëgjuar gjoja hallet e qytetarëve.

Në një lidhje on line për emisionin “Tempora”, Rakipi u shpreh se më këto lloj fushatash opozita ose është e paaftë, ose është e kapur nga kryeministri Rama.

Nëse kryetari i opozitës shkon dhe fillon procesin e fushatës për të pirë kafe me dy hapa, hapi i parë porosit kafen dhe hapi i dytë pi kafe, kur shkon dhe zihet me kujdestaren e konviktit, kur kryetari i opozitës shkon dhe merr shegë në pazar dhe megjithë këto gjëra që ndodhin, opozita shqiptare duket ose është e paaftë ose është e kapur nga Edi Rama.  Përveç gjithë pushteteve që ka marrë Rama, ka marrë 90% të mediave  dhe ndoshta edhe opozitën. Le të dalë opozitë të shpjegojë se çfarë është duke bërë.”, theksoi më tej Rakipi./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Fiks Fare/ Denoncimi i pazakontë i nënës: “Mjekët nuk më vaksinuan vajzën, më grisën kartelën”

LEXO EDHE:  "Fiks Fare" publikon skandalin/ Kryebashkiaku i ndërton shtëpinë gjyshes me fondet e tërmetit

 

LEXO TE PLOTE