Connect with Us

‘E thirrën në emër dhe e vranë’/ Gazetari zbulon detajet e ekzekutimit në Tropojë

Kronika

‘E thirrën në emër dhe e vranë’/ Gazetari zbulon detajet e ekzekutimit në Tropojë

Publikuar

-

vrasje

Gazetari Elton Qyno ka zbardhur detaje të reja nga vrasja e biznesmenit 47-vjeçar, mbrëmjen e djeshme në Tropojë.

I ftuar në studion e Report tv, Qyno tha se autorët e kanë thirrur biznesmenin Guxim Gjyriqi duke e nxjerrë nga restoranti i tij dhe më pas e kanë vrarë.

Sipas tij, Guxim Gjyriqi kishte lidhje me familjen Haklaj dhe se vrasja është bërë për hakmarrje.

“Një personazh që dikur ka qenë i lidhur me botën e krimit. Dy vëllezërit, ai që u vra dhe ai që është gjallë gjatë 1997-2000 kanë qenë shoqëruar ndjeshëm me familjen Haklaj, janë edhe kushërinj me informacionet që kam unë. Mesa kam pyetur efektivë dhe prokurorë që kanë qenë atje, më konfirmojnë se dy personazhet kanë qenë pjesë e kësaj familje dhe kanë marrë pjesë direkt apo indirekt në disa ngjarje kriminale. Ngjarja besoj nga hakmarrja, nga lidhjet me Haklajt dhe mënyrë si është kryer.

Personi është thirrur është nxjerrë nga biznesi, është qëlluar. Makina ka qenë pa targa, organizimi ka qenë i mirëfilltë dhe jo konflikt i çastit. Nëse do të kishte konflikt të çastit do të kishim autorët. Por në kushtet kur vetë viktima nuk ka pasur konflikte tregon se vrasja ka qenë si pasojë e së kaluarës. Kam përshtypjen se ka pasur të shoqëruar të personave që kanë dijeni për ngjarjen. Duhet vullneti i shtetit dhe të tjerave, kjo duhet të zbardhet edhe autoritetin e shtetit në Tropojë” tha Qyno./ CNA.al

Vrasja e biznesmenit/ Zbardhen të tjera detaje

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Grabitja dhe plagosja e çiftit në Allias/ Jepete masa e sigurisë për autorët

Publikuar

-

Nga

Jepet masa e sigurisë për autorët e e grabitjes dhe plagosjes së çiftit Petrit dhe Afërdita Laze më 19 janar në Allias, Tiranë.

Mësohet se është dhënë masa ‘Arrest me burg’ për Fatjon Mërtënika, 28 vjeç, ‘arrest me burg në mungesë’ për organizatorin Markeljan Cungu dhe ‘Hetim në gjendje të lirë’ për moskallëzim krimi për Mario Toçcin.

Kujtojmë se Petrit dhe Afërdita Laze kishin një biznes të tyre privat në katin e parë të ndërtesës në Allias, ku merreshin me tregtimin e prodhimit të brumit.

LEXO EDHE:  Breshëri plumbash në Tiranë/ Mbi 50 të shoqëruar, zbardhet skena e krimit   

LEXO EDHE:  Shkrimet kritike/ Vritet me armë zjarri gazetarja e njohur

Dy persona të maskuar janë futur mbrëmjen e 19 janarit në shtëpinë e tyre, me qëllim grabitjen por, pasi janë ndeshur me të zotin e shtëpisë Petrit Laze, e kanë plagosur atë dhe bashkëshorten e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Asnjëherë s’ke bërë se*s? Mbylle derën!”/ Ndalohet mësuesi në Fier pas skandalit seksual me nxënësen

Publikuar

-

Nga

Policia e Fierit ka ndaluar mësuesin e shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa”, në Fier, Agron Bego, pas skandalit seksual të publikuar nga emisioni investigativ “Stop”.

“Në lidhje me rastin e publikuar mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Stop”, ku bëhej fjalë për ngacmimin seksual të një nxënëseje nga mësuesi, Policia menjëherë ka bërë shoqërimin e shtetasit A. B., 63 vjeç, banues në Fier. Në përfundim të veprimeve hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë ndalimin e shtetasit A. B., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi seksual”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:  Historia Grida Duma-Saimir Tahiri/ Zbardhen detajet pas ngjarjes kriminale

LEXO EDHE:  Vrasja misterioze e 19-vjeçarit në Elbasan/ Ndalohet autori i dyshuar

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale./CNA.al

Profesori ngacmon seksualisht nxënësen/ “Mbylle derën me çelës, nuk ma merr mendja se…”

LEXO TE PLOTE

Kronika

Administrativja vendos për “Duty Free”/ Reagon Ambasada amerikane

Publikuar

-

Nga

Gjykata Administrative shfuqizoi sot vendimin e Ministrisë së Financave dhe i dha të drejtë bashkëshortes së gjyqtarit Gjin Gjoni, Elona Çaushit, të ushtrojë licensën e “Duty Free” në aeroportin e Rinasit.

Pas kësaj, ka reaguar Ambasada amerikane, e cila deklaron se është zhgënjyese klima aktuale të biznesit në vendin tonë dhe po pengohet rritja e investimeve të huaja.

“Në situatën ku ndodhemi sot, rrethanat në lidhje me hapësirën Pa Taksë (Duty Free) në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës tregojnë sfidat me të cilat përballen investuesit e huaj në Shqipëri. Është zhgënjyese që klima aktuale e biznesit pengon rritjen e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të zbatojë rregulla të drejta dhe transparente në mënyrë të barabartë për të gjitha bizneset. Shpresojmë që qeveria e Shqipërisë të shqyrtojë seriozisht sfidat në mjedisin aktual dhe të zbatojë ndryshime të prekshme, për të tërhequr investimet e huaja shumë të nevojshme”, theksohet në reagim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE