LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"E dua si partner në biznes dhe në jetë"/ Rudina Dembacaj zyrtarizon lidhjen me Mark Frrokun

6 Janar 2020, 21:19, Aktualitet CNA
"E dua si partner në biznes dhe në jetë"/ Rudina

Moderatorja Rudina Dembacaj ka zyrtarizuar lidhjen intime me ish-deputetin, Mark Frroku.

Pas serialit mediatik nëse Dembacaj pas ndarjes me ish bashkëshortin kishte nisur një lidhje me Mark Frrokun, çifti më në fund vendosi ta bëjë publike marrëdhënien e tyre të dashurisë, në këtë fillim vit, të  2020.

Ishte vetë aktorja e humorit, e cila bëri publike lidhjen me ish deputetin përmes një postimi në rrjetet sociale.

Dembacaj shfaqet duke pozuar në disa foto, në krah të partnerit të saj të ri, Mark Frrokut. Madje, fotot i shoqëron me një përshkrim ironizues për titujt e mediave.

?E di që e donit të gjithë, por e kam për vete?exluziven. Për të gjithë ju dashamirës dhe jo, e dua si partner në jetë dhe në biznes? Vit të mbarë, me shumë dashuri Mark dhe Rudi?, shkruan Dembacaj.

Kujtojmë se pak kohë më parë Rudina Dembacaj u nda nga ish bashkëshorti i saj, me të cilin ka një vajzë./CNA.al

Lajmet e fundit nga