LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dom Gjergj Meta mesazh të fortë/ Mafia nuk mundet vetëm me aksione policie e me SPAK

6 Janar 2020, 10:25, Aktualitet CNA
Dom Gjergj Meta mesazh të fortë/ Mafia nuk mundet vetëm me

Ipeshkvi i Rrësheni, Dom Gjergj Meta ka publikuar një mesazh të politikanit italian Piersanti Mattarella.

Në mesazhin e publikuar thuhet se mbi mafian nuk mund të luftohet vetëm duke bërë ligje apo me ndërhyrje represive por duhet kontributi i të gjithëve duke ndryshuar moralin dhe ambientin e zgjedhjeve tona.

Sipas Metës, edhe në Shqipëri mafia nuk mundet vetëm me aksione policie e me SPAK.

?Nuk mund të fitohet mbi mafien vetëm duke bere ligje apo me ndërhyrje represive, por me kontributin e të gjithëve duke ndryshuar ambjentin dhe moralin e zgjedhjeve tona … P.S. Kështuqë edhe në Shqipëri mafia nuk mundet vetëm me aksione policie e me SPAK. Diç më shumë duhet?, thuhet në mesazhin e publikuar nga Meta në rrjetin social Twitter./CNA.al

Lajmet e fundit nga