Connect with Us

Dëmet nga tërmeti/ Ahmetaj jep lajmin e mirë

Politikë

Dëmet nga tërmeti/ Ahmetaj jep lajmin e mirë

Publikuar

-

ish-ministri arben ahmetaj

Ministri i Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj, në një deklaratë për shtyp, i kërkoi banorëve të dëmtuar nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit të aplikojnë nëpër bashki për të përfitur nga projekti i rindërtimit.

Ahmetaj tha se rikonstruksioni do të bëhet në tre nivele, teksa deklaroi se do të shfrytëzohen të gjitha mundësitë për grante.

Gjithashtu ministri theksoi se do të organizohet rikonstruksion për çdo njësi që është evidentuar se ka nevojë rikonstruksioni.

Një tjetër vendim është ai për përcaktimin e kushteve dhe kritereve për shpronësim dhe rindërtim për sipërfaqet e subjekteve të klasifikuara si ndërtim pa leje.

LEXO EDHE:  Çfarë pa Ahmetaj në filxhanin e Ervinit?

Ahmetaj tha se po punohet që qytetarët me banesa pa leje të përfitojnë nga programi i rindërtimit, për të cilin theksoi se do të përqendrohet edhe në pronat shtetërore./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Kemi marrëdhënie të shkrumbuar me presidentin”/ Salianji tregon “prapaskenat” për zgjedhjet e parakohshme

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka folur në lidhje me domosdoshmërinë e zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme në vendin tonë.

Salianji u shpreh zgjedhjet e parakohshme janë domosdoshmëri dhe do të zhvillohen kjo është e pashmangshme.

“Ka nevojë për zgjedhje të parakohshme ato nuk bëhen për të sjelle një opozite ne pushtet, por në vend ne kemi një krizë politike, kemi një krizë ekonomike, sociale dhe gjithashtu kemi marrëdhënie të shkrumbuar me presidentin kemi dhe prioritetin që është integrimi për në BE. Vetëm zgjedhjet e parakohshme dhe qeveria që do të zgjedhin qytetarët do të bëjnë të mundur mbështetjen e qytetarëve dhe të gjithë partive të tjera. Në politike nuk ka asnjëherë të folur me siguri, deri më tani jemi provuar ne si të vërtetë. Ju e mbani mend që Rama dhe numri dy i PS thonin se në dhjetor do të kishin reformë zgjedhore, por që nuk e arritën dot këtë fakt pasi është e rëndësishme që pjesë do të ishte një tryezë politike”, tha Salianji.

LEXO EDHE:  Dy taksa të reja në 2017-n/ Ja kush preket

LEXO EDHE:  Foto/ Plas humori në rrjet me “memet” për Salianjin e Ahmetajn

Ndër të tjera ai ka theksuar se zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme nuk ka lidhje me zbatimin e reformës në drejtësi pasi tashmë në një mënyrë apo tjetër janë krijuar institucionet e reja të drejtësisë pavarësisht mënyrës së si funksionojnë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha takim me Sorecën/ “Nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimet e opozitës”

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur për mediat pas takimit me ambasadorin e BE-së Luigi Sorecën.

Basha ka hedhur akuza ndaj kreut të qeverisë Edi Rama për krizën në vend dhe për paketën Anti-KÇK.

Lideri i demokratëve theksoi se asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimet e opozitës, duke pretenduar se nuk ka asnjë marrëveshje me Ramën.

“Opozita nuk ka ndryshuar kërkesat dhe i qëndrojmë asaj të zgjedhjeve të parakohshme. Për t’i dhënë shqiptarëve mundësinë për të zgjedhur dhe një qeveri që u shërben të ndërtojnë jetën e tyre këtu. Qeveria  është produkt i krizës politike. Ai ia ka vënë vetë emrin kësaj krize që është krijuar nga KÇK. E patë OSBE ODHIR. Dorëzimin e shtetit para krimit. Nuk është lista e dëshirave të Bashës por thirrja e çdo shqiptari. Të zgjedhin këtë krizë. Reforma administrative nuk ka prodhuar atë që u premtua. Ka ardhur koha që si pjesë e zgjidhjes të rishikohen reformat Administrative”, deklaroi Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ahmetaj kritikon punën e Veliajt pas tërmetit/ “Bashkia e Tiranës një hap mbrapa”

Publikuar

-

Nga

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, ka treguar sot se shifra e ndërtesave të pabanueshme është 8925.

Në mbledhjen e katërt të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, Ahmetaj tha se 10 mijë e 23 qytetarë vijojnë të jetojnë në çadra.

Gjithashtu ai theksoi se deri më tani janë shembur 88 objekte, 42 prej të cilave do riparohen.

Mirëpo ministri kritikoi punon e Bashkisë së Tiranës, për të cilën deklaroi se është një hap mbrapa në krahasim me qytetet tjera të prekura nga tërmeti, ndërsa vijoi më tej duke thënë po fillon punën tani.

LEXO EDHE:  Foto/ Plas humori në rrjet me “memet” për Salianjin e Ahmetajn

LEXO EDHE:  Aksioni kundër informalitetit/ Ahmetaj zbardh rezultatet

Ahmetaj i bëri thirrje qytetarëve të prekur nga tërmeti të aplikojnën në platformë, pasi u shpreh se është detyrim ligjor. Numri i aplikimeve në platformë deri më 29 janar, është 14.408./ CNA.al

LEXO TE PLOTE