Connect with Us

Danaj për Vetëvendosjen/ Kurti nuk është i bindur nëse ja del Kosovës

Kosova & Rajoni

Danaj për Vetëvendosjen/ Kurti nuk është i bindur nëse ja del Kosovës

Publikuar

-

Analisti Koço Danaj, i ftuar në studion e Report Tv, ka folur sot mbi temën “Impas në Kosovë”, duke u ndalur tek mënyra se si Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, por menaxhon situatën pas zgjedhjeve dhe koalicionin me LDK-në.

Danaj tha se pritshmëritë kundrejt Vetëvendosjes janë shumë të mëdha, po ashtu edhe ambiciet e saj që Kosova dhe Shqipëria të bashkohen.

“I gjithë mali i problemeve në Kosovë krijoi idenë se si do të përballohen pasi pritshmëritë ndaj Vetëvendosjes janë të mëdha. Në programin politik të vetëvendosjes, bashkimi me Shqipërinë është parësor.”

Analisti u shpreh se Albin Kurti po kërkon të fitojë kohë pasi akoma nuk është i bindur se Vetëvendosja mund të përballojë problemet e Kosovës, edhe pse është pikërisht ajo që mund dhe që duhet ta bëjë.

LEXO EDHE:  VV ngre piramidë kundër pagave dhe shpenzimeve të qeverisë Haradinaj

“Kështu që e gjithë kjo më bën të mendoj se Kurti kërkon të fitojë kohë jo për LDK-në, por për t’i mbushur mendjen vetes se dikush duhet t’i verë gjoksin këtij mali me probleme. Albin Kurti nuk do t’ia pranojë vetes se ai duhet të merret me atë mal”, theksoi Koço Danaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Albin Kurti mbledh sot qeverinë/ Pritet t’i ulë pagën vetes dhe ministrave

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme kryeministri i Kosovës do të zhvillojë mbledhjen e qeverisë ku rpitet të merren vednime të rëndësihme.

Sipas mediave kosovare, Kurti në mbledhjen që do të mbajë sot pritet të shfuqizojë vendimin që kishte marrë Qeveria “Haradinaj” në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për vete dhe të anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe vartësve.

Kjo është pika e parë e paraparë në rendin e ditës për mbledhjen e dytë të Qeverisë Kurti që do të mbahet sot në orën 10:00
Në vendimin e 20 dhjetorit 2017, Qeveria e kaluar kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind.

LEXO EDHE:  Haradinaj akuzon partinë e Rugovës: “LDK-ja kundër ushtrisë”

LEXO EDHE:  Kërcënoi publikisht Albin Kurtin/ Lirohet nga burgu antari i Nismës, Haxhi Hoti

Kryeministrit Haradinaj nga 1500 euro paga i ishte bërë 2950 euro.
Më vonë ishte votuar Ligji që parashihte rregullimin edhe të pagave të kabinetit qeveritar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

E konfirmon Lutfi Haziri/ Isa Mustafa, kandidat i LDK-së për president

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka treguar detaje nga marrëveshja e lidhur me Lëvizjen VetëVendosje dhe skenaret e zgjidhjes së ngërçit.

Haziri tha se marrëveshja LDK-VV është arritur pa ndërmjetësime ndërkombëtarësh dhe se me VetëVendosjen kanë diskutuar 19 opsione për arritjen e koalicionit.

Politikani zbuloi në studin e RTV “Dukagjini” se me Albin Kurtin janë dakordësuar që Presidenti të propozohet nga LDK-ja.

LEXO EDHE:  Zyrtare/ Nënshkruhet marrëveshja mes Vetëvendosjes dhe LDK-së për qeverinë e re

LEXO EDHE:  Foto/ Çfarë e lidh Albin Kurtin me ‘dorën e Zenit’

Ai deklaroi se emri që ata do të zgjedhin është ai i Isa Mustafës, kryetarit të partisë, ndonëse. theksoi se Haziri, ky i fundit i ka kërkuar zyrtarëve të partisë së tij të mos lakohet asnjë emër për postin e Presidentit, deri sa të vijnë afatet kushtetuese./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“80 miliardë euro që Greqia të dilte nga BE”/ Ish ministri tregon ndërhyrjen që prishi planin e Gjermanisë

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri grek i Mbrojtjes Panos Kammenos ka zbuluar së fundmi një ofertë që Gjermania i ka bërë Greqisë për të dalë nga Bashkimi Europian.

Në një intervistë për televizionin ANT1, Kammenos tregoi se Gjermani kishte ofruar 80 miliardë lekë vetëm që Greqia të mos ishte më pjesë e BE.

“Varoufakis ra dakord me Schaueble që të merrte 80 miliardë euro dhe linte Eurozonën. Ai ndoqi linjën e Schaeuble”, tha ai.

Ish-ministri pretendon se u desh ndërhyrja e Amerikës dhe Francës që të shpërbëhej një plan i tillë, i lidhur nga ish-ministri i Financave Yanis Varoufakis dhe homologut i tij gjerman.

LEXO EDHE:  Foto/ Çfarë e lidh Albin Kurtin me ‘dorën e Zenit’

LEXO EDHE:  "Datën për Qeverinë e cakton LDK"/ Kurti: Thaçi nuk ka punë

Kammeno deklaron se kjo çoi Greqinë drejt zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa Varoufakis e ka kundërshtuar dhe i ka quajtur të pavërteta këto pretendime. Ish-ministri i Financave e quajti Kammenon shpifës profesionist./ CNA.al

LEXO TE PLOTE