LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë do ndodhë me koalicionin?/ Përfundon mbledhja e kryesisë së LDK

6 Janar 2020, 17:31, Politikë CNA
Çfarë do ndodhë me koalicionin?/ Përfundon mbledhja e

Vetëm pak minuta më parë ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në mbledhjen, e cila zgjati rreth dy orë, është diskutuar koalicioni i LDK-së me Lëvizjen Vetëvendosje.

Mediat kosovare raportojnë se askush nga LDK nuk ka preferuar të prononcohet për mediat, pasi pritet të publikohet një komunikatë, për sqarimin e situatës dhe vendimeve të marra.

Kujtojmë se ditën e sotme u mbajt edhe mbledhja e grupit parlamentar. Dy partitë politike po punojnë për gjetjen e një marrëveshje të përbashkët për krijimin e qeverisë së re./ CNA.al

Lajmet e fundit nga