LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çështja e Dritan Dajtit/ Gjykata e Posaçme “rrëzon” SPAK

6 Janar 2020, 14:24, Kronika CNA
Çështja e Dritan Dajtit/ Gjykata e Posaçme

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për të pushuar hetimet për 3 gjyqtarët e çështjes së Dritan Dajtit.

Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion, e njohur si SPAK kërkoi pushimin e çështjes penale ndaj tre gjyqtarëve që pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin, duke e kthyer dënimin e pëjetshëm në 25 vite burgim.

Por sot Gjykata e ka kthyer për hetim çështjen e tre gjyqtarëve.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BË, se prokuroria arsyeton se për tre gjyqtarët Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli nuk janë gjetur elementë të veprës penale. Ata u hetuan pas dyshimeve per korrupsion, por akuzat nuk u provuan.

Por gjyqtarja Miljana Muça ka vendosur kthimin e çështjes për hetim për tre gjyqtarët e çështjes së Dritan Dajtit.

Dritan Dajti i akuzuar për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009, i shpëtoi burgimit të përjetshëm kur pikërisht Apeli i Krimeve të Rënda me këtë trupë gjykuese pranoi gjykimin e shkurtuar dhe e dënoi me 25 vite burg./ CNA.al

Lajmet e fundit nga