Connect with Us

Barra e sëmundjeve/ Shqiptarët rritin shpenzimet ndaj shëndetit

Politikë

Barra e sëmundjeve/ Shqiptarët rritin shpenzimet ndaj shëndetit

Publikuar

-

Gjatë vitit 2018 shqiptarët kanë rritur shpenzimet ndaj shëndetit, duke vërtetuar se barra e sëmundjeve po ndikon edhe në strukturën e buxhetit të familjeve.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se sëmundjet janë rritur në popullatë dhe kjo është reflektuar edhe te shpenzimet e familjeve shqiptare. Sipas Anketës së Buxhetit të Familjes, shpenzimet për shëndet u rritën nga 3.9% e totalit të shpenzimeve të familjes në 4.2% të totalit.

Edhe për vitin 2018, qarku i Fierit mbante rekord për sa i përket këtyre shpenzimeve, ku rreth 6% të totalit shkonin për shëndetin. Në krahasim me një vit më parë fierakët rritën shpenzimet me 0.9 pikë përqindje.

Pas Fierit, shpenzimet më të larta janë regjistruar në Kukës dhe Shkodër, me përkatësisht 5.2% dhe 4.9%. Në qarkun e Kukësit shpenzimet ndaj shëndetit janë rritur më shumë se dyfish. Kjo ishte rritja më e madhe për vitin 2018.

Edhe në Qarkun e Tiranës dhe Beratit, shpenzimet ndaj shëndetit janë regjistruar më të larta se mesatarja kombëtare. Në Tiranë shpenzimet ndaj shëndetit ishin 4.3% e totalit, të cilat shënuan gjithashtu rritje në raport me një vit më parë. Ndërsa në Berat shpenzimet ndaj shëndetit u regjistruan 4.2%.

Në anën tjetër shpenzimet më të ulëta ndaj shëndetit kanë qenë në qarkun e Elbasanit. Sipas të dhënave të publikuara nga Anketa e Buxhetit të Familjes një familje nga Elbasani shpenzon mesatarisht për shëndetin 3.1% të totalit të shpenzimeve.

Shpenzimet kanë qenë të ulëta edhe në qarkun e Korçës dhe Durrësit, ku kishin të njëjtën peshë prej 3.5%. Me një diferencë të vogël edhe shpenzimet në Vlorë dhe Lezhë ishin sa 3.6% e totalit, ndjekur nga Dibra me një peshë prej 3.7%.

Dibra, gjithashtu, ishte një nga qarqet ku pesha e shpenzime shënoi rritje me gati 1.6 pikë, nga 2.1% në 3.7%.

Në qarkun e Gjirokastrës, ndonëse prej kohësh po përjeton plakjen e popullsisë me ritme të shpejta, shpenzimet ndaj shëndetit janë më të ulëta se mesatarja e vendit, të cilat ishin sa 3.9%.

Anketa e Buxhetit të Familjes është një vrojtim statistikor që kryhet pranë njësive ekonomike familjare (NjEF) dhe jep një panoramë të situatës socio-ekonomike të NjEF në Shqipëri. Anketa e Buxhetit të Familjes 2018 u krye nga INSTAT përgjatë gjithë vitit, me një kampion prej 9.384 NjEF. Në përfundim të vrojtimit u intervistuan rreth 7.559 NjEF të shpërndara në mënyrë uniforme në të gjithë territorin e Shqipërisë./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Publikuar

-

Nga

Një dokument zyrtar i siguruar nga

CNA | City News Albania

City News Albania

CNA

në Bullgari ka nxjerrë zbuluar ortakërinë e Klodi Zotos , bosit shqiptar të biznes-gropës së zezë të “Integrated Technology Service” kopmanisë të konçesionit të inceneratorëve,  me gruan e Ben Blushit, Eva Blushi dhe me Mirel Mërtirin, një emër ky shumë i famshëm dhe i njohur kudo ku del Klodi.

Inceneratoret dhe PPP-ja e qeverisë për djegien e -mbetjeve është një nga çështjet më të forta mbi të cilën media dhe opozita kanë ngritur me dhjetra akuza duke e quajtur një aferë të pastër korruptive. Mediat kanë raportuar se ky koncesion i ka marrë buxhetit të shtetit dhjetra milionë euro nga taksat e shqiptarëve. Skandali me i fundit ishte denocimi nga Monitor se  Inceneratorët kishin marrë 47 milionë euro nga taksat e shqiptarëve ( Lexo këtu) .

Klodian Zoto

Shumë media kanë ngritur akuza ka pasur edhe dhjetra denoncime, por një nga mediat më mbrojëtëse të kësaj afere është Top Channel i cili çuditërisht në kronikat e tij bën avokatinë e kompanisë dhe transmeton kronika pro djegies së mbetjeve ( Lexo këtu). Një mbrojtje publike që do çudiste këdo, por dardha e ka bishtin mbrapa.

Kronikat në Top Channel  e paraqesin koncesionarin djegës plehrash, si “shpëtimtar i mjedisit dhe jetës së banorëve” në Fier, Elbasan e Tiranë, gjë që e ka lënë të qetë edhe Zoton, i cili nga “klient armik” i ekranit të Top Channel, u bë “klient mik” i tij. Asgjë nuk ka ndryshuar, e gjithë kjo tashmë e ka një shpjegim, pasi dokumenti tregon qartë lidhjen dhe bashkëpunimin e Klodi Zotos me Ben Blushin. Ortakëria e bashkëshortes të Ben Blushit me Klodian Zoton e inceneratorëve shpjegon gjithçka.

Drejtori aktual i Top Channel, dikur ministër socialist, i cili më pas doli kritik ndaj kryeministrit Rama. Ben Blushi është përfolur në media për skandale të ndryshme, akuza politike, por përtej çdo të akuze ndaj tij, CNA.al ka zbuluar ortakërinë e Ben Blushit me Klodin e inceneratorëve. “Shënjtori” Blushi del hapur me dokumenta si ortak i një prej biznesmenëve më të akuzuar në Shqipëri për çështjen e inceneratorëve.

Ben BLushi dhe Eva Blushi

Ndonëse pretendohet se Top Channel apo Top Story ekskluziv i Blushit bëjnë investigime,  zbardhin të vërteta gjoja në sulm ndaj qeverisë, duke sulmuar korrupsionin, të vërtetën e inceneratorëve, por ortakëritë nuk i tregon. Gjithçka duket e zgjidhur,  nuk është thjesht akuzë por një fakt që e tregojnë dokumentat, gruaja e Ben Blushit, Eva Blushi është ortake me Klodian Zoton.

Klodian Zoto, Eva Blushi dhe Mirel Mërtiri kanë në pronësi një kompani ngritur në Sofie të Bullgarisë, e cila ushtron aktivitet tregtar në vend menaxhim dhe zhvillim  të projekteve të lidhura me sektorin e pronave e patundshme, ndërtimin, prodhimin ose marketimin e shërbimeve që lidhen me zhvillimin e teknologjive të reja të filtrimit të ujit, patentat ose fushat e tjera të pronësisë intelektuale në përputhje me ligjet, shërbime konsulence dhe marketimi, shërbime turistike, hotelet dhe kateringun, transportin në vend dhe vendet përreth, duke siguruar reklamim, informacion, prezantim të ofertave tregtare dhe ndëmjetësim, ashtu sikundër çdo aktivitet tjetër që nuk është ndaluar nga ligji, shkruhet në dokumentin e mëposhtëm siguruar nga CNA.al.

Dokumenti ekskluziv është vetëm fillimi i një investigimi të plotë nga CNA.al për këtë kompani. Më poshtë materiali është përkthyer dhe i plotë edhe në shqip.

 

 

EM CAPITAL GROUP AD

 

Numri rendor:001.

 

Baza e rregjistrimit:Neni 63, pika 1 dh 4 e ligjit kundër pastrimit të parave

 

  1. Numri fiskal 205581390

 

  1. Emri i kompanisë EM CAPITAL GROUP AD

 

  1. Forma ligjore Kompani aksionere

 

  1. Selia qëndrore dhe adresa e saj

 

Bullgari, Bashkia e Stoliçnas në Sofije. 1000 Reon Vitosa. Bulgarian Bulevar nr.88, Intrefon

 

  1. Aktiviteti:

 

Aktivitet tregtar në vend, dhe menaxhim dhe zhvillim i projekteve të lidhura me sektorin e pronave e patundshme, ndërtimin, prodhimin ose marketimin e shërbimeve që lidhen me zhvillimin e teknologjive të reja të filtrimit të ujit, patentat ose fushat e tjera të pronësisë intelektuale në përputhje me ligjet, shërbime konsulence dhe marketimi, shërbime turistike, hotelet dhe kateringun, transportin në vend dhe vendet përreth, duke siguruar reklamim, informacion, prezantim të ofertave tregtare dhe ndëmjetësim, ashtu sikundër çdo aktivitet tjetër që nuk është ndaluar nga ligji.

 

Kapitali     

 

  1. Përfaqësuesi David Jupian Ujait

 

  1. Bordi i drejtuesve Denisa Tolkuçi, David Jupian Ujait

 

  1. Fondi limit 50.000 leva (25.000 euro)

 

Numri i aksioneve                                      5.000 (ose 1 aksion 10 leva)

 

Kapitali                                                         50.000 leva

 

 

Pronësia e kompanisë:

 

Mirel Mërtiri, banues në Maltë

 

Klodian Zoto, banues në Shqipëri

 

Eva Blushi, banues në Shqipëri

 

Personi i kontaktit:

 

Riçard Eduard Pegg

 

Adresa:Rruga 39 Moskosvka, kati i tretë, Bashkia Stoliçna, Sofje, Bullgari.

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Sokol Olldashi vuri në pranga gjithë bandat”/ Maliqi përplaset me Lleshajn në Kuvend

Publikuar

-

Nga

Deputetii Lefter Maliqi është përplasur sot me Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj,  teksa ishte thirrur në interpelancë në Kuvend për situatën e krimit në vend.

Deputeti Lefter Maliqi është shprehur se situata në të vërtetë është shumë më keq, pasi sipas tij, shteti po bashkëpunon me krimin.

Gjatë replikave me Lleshajn, Maliqi ka kujtuar edhe të ndjerin Sokol Olldashi për të cilintha se vuri në pranga të gjitha bandat kriminale më të rrezikshme.

“E ke kthyer policinë e shtetit, duke vendosur gjoba vend e pa vend, duke mbështetur institucionet për prishje banesash në mënyrë arbitrare, ndërkohë që janë larg detyrës së tyre për zbulimin e krimit. Po të dojë shteti, për një muaj vendoset rendi në Shqipëri. Nëse këta nuk bashkëpunojnë me krimin, nuk i dëgjojnë kriminelët për emërime, jeni të sigurt që krimi nuk zë vend. Po përmend të ndjerin Sokol Olldashin, që vuri në pranga të gjitha bandat kriminale më të rrezikshme nga Vlora, Elbasani, etj, që një pjesë e tyre edhe ka dalë. Por, këta nuk e kanë mendjen, e kanë mendjen vetëm për show”, u shpreh Maliqi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Maliqi nuk kursen akuzat ndaj Sorecës/ Ç’është ky që na thotë po ndjekim paratë?

Publikuar

-

Nga

Deputeti i opozitës së re në Kuvend, Lefter Maliqi nuk ka kursyer akuzat ndaj ndaj ambasadorit të BE, Luigi Soreca.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare për interpelancë më ministrin Lleshaj, Maliqi ka thënë se ambasadorët e kanë lënë Shqipërinë në mjerim.

“Na del ky Soreca, ç’është ky? Që na thotë po ndjekim paratë… Kështu po bëjnë këta, e lanë Shqipërinë në mjerim. Ky e keni informacionin? Ku e keni luftën kundër krimit. Ku ka të fortë me shtetin? Jeni ju që keni këtë sistem të korruptuar politik. Këtu tregohen përralla. Soreca qeshte aty. I thoshte shiko këtë se ky është… i kapur nga KÇK i Bashkimit Evropian. Ne besojmë tek ambasadorja Amerikane.” tha Maliqi./CNA.al

LEXO TE PLOTE