Connect with Us

Banesa përfshihet nga flakët/ Humb jetën një person

Kosova & Rajoni

Banesa përfshihet nga flakët/ Humb jetën një person

Publikuar

-

Një person ka humbur jetën në Kumanovë pasi shtëpia ku ai banonte u përfshi nga flakët.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.

Sipas mediave fqinje, zjarri fillimisht ka rënë në një furrë ngjitur me shtëpinë e të ndjerit e cila u përfshi menjëherë nga flakët, kjo për shkak se në katin e parë të shtëpisë kishte materiale si letra dhe tekstile.

Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarje të rëndë./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Albin Kurti mbledh sot qeverinë/ Pritet t’i ulë pagën vetes dhe ministrave

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme kryeministri i Kosovës do të zhvillojë mbledhjen e qeverisë ku rpitet të merren vednime të rëndësihme.

Sipas mediave kosovare, Kurti në mbledhjen që do të mbajë sot pritet të shfuqizojë vendimin që kishte marrë Qeveria “Haradinaj” në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për vete dhe të anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe vartësve.

Kjo është pika e parë e paraparë në rendin e ditës për mbledhjen e dytë të Qeverisë Kurti që do të mbahet sot në orën 10:00
Në vendimin e 20 dhjetorit 2017, Qeveria e kaluar kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind.

LEXO EDHE:  Familja hap dyert e mortit/ Ariela përcillet sot për në banesën e fundit

LEXO EDHE:  Familja hap dyert e mortit/ Ariela përcillet sot për në banesën e fundit

Kryeministrit Haradinaj nga 1500 euro paga i ishte bërë 2950 euro.
Më vonë ishte votuar Ligji që parashihte rregullimin edhe të pagave të kabinetit qeveritar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

E konfirmon Lutfi Haziri/ Isa Mustafa, kandidat i LDK-së për president

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka treguar detaje nga marrëveshja e lidhur me Lëvizjen VetëVendosje dhe skenaret e zgjidhjes së ngërçit.

Haziri tha se marrëveshja LDK-VV është arritur pa ndërmjetësime ndërkombëtarësh dhe se me VetëVendosjen kanë diskutuar 19 opsione për arritjen e koalicionit.

Politikani zbuloi në studin e RTV “Dukagjini” se me Albin Kurtin janë dakordësuar që Presidenti të propozohet nga LDK-ja.

LEXO EDHE:  Foto/ Shtëpia ku jetoi dhe vdiq Tupac Shakur tani është në shitje

LEXO EDHE:  Tani mund të flini në krevatin e Pamela Anderson për vetëm 40 mijë dollarë në muaj

Ai deklaroi se emri që ata do të zgjedhin është ai i Isa Mustafës, kryetarit të partisë, ndonëse. theksoi se Haziri, ky i fundit i ka kërkuar zyrtarëve të partisë së tij të mos lakohet asnjë emër për postin e Presidentit, deri sa të vijnë afatet kushtetuese./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“80 miliardë euro që Greqia të dilte nga BE”/ Ish ministri tregon ndërhyrjen që prishi planin e Gjermanisë

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri grek i Mbrojtjes Panos Kammenos ka zbuluar së fundmi një ofertë që Gjermania i ka bërë Greqisë për të dalë nga Bashkimi Europian.

Në një intervistë për televizionin ANT1, Kammenos tregoi se Gjermani kishte ofruar 80 miliardë lekë vetëm që Greqia të mos ishte më pjesë e BE.

“Varoufakis ra dakord me Schaueble që të merrte 80 miliardë euro dhe linte Eurozonën. Ai ndoqi linjën e Schaeuble”, tha ai.

Ish-ministri pretendon se u desh ndërhyrja e Amerikës dhe Francës që të shpërbëhej një plan i tillë, i lidhur nga ish-ministri i Financave Yanis Varoufakis dhe homologut i tij gjerman.

LEXO EDHE:  Gjendje kritike nga zjarri në Trodhen të Matit/ Rrezikojnë të digjen familjarët, një fëmijë asfiksohet

LEXO EDHE:  Rrëshqitjet e dherave në Kombinat/ Tahiri: Shteti është në këmbë për t’ju ndihmuar

Kammeno deklaron se kjo çoi Greqinë drejt zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa Varoufakis e ka kundërshtuar dhe i ka quajtur të pavërteta këto pretendime. Ish-ministri i Financave e quajti Kammenon shpifës profesionist./ CNA.al

LEXO TE PLOTE