Connect with Us

Atentati ndaj Fatos Tushes/ Hoxha: Prokurori e ka zbardhur ngjarjen

Politikë

Atentati ndaj Fatos Tushes/ Hoxha: Prokurori e ka zbardhur ngjarjen

Publikuar

-

Gazetari Artan Hoxha deklaroi se ky vit nuk ka filluar mirë, kur po fliste për atentatin e mbetur në tentativë ndaj kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushes.

Hoxha tha se institucionet e drejtësisë i kanë marrë pamjet filmike dhe e kanë zbardhur si ngjarje, por i akuzoi për mos veprim.

“Përsa i përket ngjarjeve të Lushnjes, për fat të keq, ne jemi një javë më vonë pasi ka ndodhur, është një ngjarje me kamera sigurie, që domethënë e kanë si film, është një ngjarje e zbardhur për prokurorin. E provuar si ngjarje, dihet se kush është, dhe të mos e kapësh dot, lë shumë për të dëshiruar. Në Lushnje dihet kush vret, dhe nuk kapin dot vrasësit, mos të kapësh edhe këtë të kryetarit të bashkisë dhe të mos reagosh”, ngriti pyetjen gazetari në studion e ABC News, ndërsa theksoi se ka dyshime të forta se motivin e di edhe vetë Tushe.

LEXO EDHE:  Paralajmëron Artan Hoxha/Ja çfarë iu pret, nëse heshtni kundër dhunës ndaj Elvi Fundos

“Kush e ka penguar atë ditë policinë e shtetit të ngrinte në ajër helikopterin. Për çfarë e kemi helikopterin? Nga keq organizimi, apo keq menaxhimi i situatës?. Nuk dua të spekuloj sepse është ende herët, kryetari i bashkisë është rikthyer përsëri në zyrë. Dyshimet janë shumë të forta që kemi të bëjmë me një motiv të cilin nuk e thotë as kryetari i bashkisë, sepse pret ta thotë drejtësia, ndërkohë që drejtësia nuk ka kapur shoferin e tij. Kemi  një kryetar bashkie të mazhorancës të nëpërkëmbur e të tronditur, kemi një autor të pakapur vërdallë nëpër Shqipëri. Uroj që herët e tjera të vijmë me diçka më pozitive”, u shpreh Hoxha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ahmetaj kritikon punën e Veliajt pas tërmetit/ “Bashkia e Tiranës një hap mbrapa”

Publikuar

-

Nga

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, ka treguar sot se shifra e ndërtesave të pabanueshme është 8925.

Në mbledhjen e katërt të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, Ahmetaj tha se 10 mijë e 23 qytetarë vijojnë të jetojnë në çadra.

Gjithashtu ai theksoi se deri më tani janë shembur 88 objekte, 42 prej të cilave do riparohen.

Mirëpo ministri kritikoi punon e Bashkisë së Tiranës, për të cilën deklaroi se është një hap mbrapa në krahasim me qytetet tjera të prekura nga tërmeti, ndërsa vijoi më tej duke thënë po fillon punën tani.

LEXO EDHE:  Sekuestrimi i kokainës/ Artan Hoxha: Të përfshirë 20 grupe kriminale, distributori fshihet në Tiranë

LEXO EDHE:  Adriatik Llalla mban peng telefonat e Artan Hoxhës

Ahmetaj i bëri thirrje qytetarëve të prekur nga tërmeti të aplikojnën në platformë, pasi u shpreh se është detyrim ligjor. Numri i aplikimeve në platformë deri më 29 janar, është 14.408./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sot mblidhet Kuvendi/ Opozita interpelancë me ministrin Lleshaj

Publikuar

-

Nga

Sot në orën 10: 00 Kuvendi i Shqipërisë pritet të zhvillojë seancën e plenare të radhës.

Opozita e re ka kërkuar një interpelancë me ministrin e Brendshëm, Sandër Leshaj për kriminalitetin në vend, Vettingun në Polici dhe për protestat.

Kujtojmë së në seancën e kaluar në datën 3 shkurt, u zhvilluan tre interpelanca me ministrat.

Rendi i ditës:

LEXO TE PLOTE

Politikë

Qytetarët “kryqëzojnë” Ramën/ Kryeministri zhgënjen edhe simpatizantët

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama vazhdon “ritualin” e tij të mëngjesit duke publikuar fjalë të shenjta në profilin e tij në rrjetet sociale.

“Ngri fjalët jo zërin. Është shiu që i rrit lulet, jo bubullima”, kjo është shprehja e publikuar nga Rama.

Por ajo që bie në sy janë komentet që qytetarët e ndryshëm i shkruajnë kryeministrit. Ata ndihen të zhgënjyer dhe të lodhur nga Rama, teksa i thonë se s’po bën asgjë tjetër perveç fjalëve.

“Zoti Kryeministër me duket se ke ndrru profesion. Pse s’po bëhesh Poet më mire, e leje Politiken se fort kohen e fundit ja ki huq. E ke humbur simpatin nga Kosovaret me levizjet e fundit Qe i ke bërë, ke gabur ne hapa ne Basketboll, topin ta ka marrë Vuqiq edhe pse po mundohet Albini te pasoj te ti”, shkruan një komentues.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha mesazh për Donald Lu/ Valoja drurit, se “të paprekshmit” në këtë vend kanë filluar të të shohin dhe në ëndërr

LEXO EDHE:  Paralajmëron Artan Hoxha/Ja çfarë iu pret, nëse heshtni kundër dhunës ndaj Elvi Fundos

Një tjetër qytetar shprehet: Edo leri kto fjal te cmuara tani se nuk na duhen.por bej na nje gje per ket Popull. Unë jam simpatizanti jot, por më zhgëjen me duket se do ta mari Luli (gjinoja)kokrren e figut dhe pastaj shqiperin(marigon)e mori gjith dynjaja.

Gjithashtu nuk kanë munguar edhe komentet për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Z. Kryeminister, ose me Albinin ishit te zymt ne shumicen e fotografive qe pam, gjuha e trupit thoshte diqka tjeter me ate gjuhen qe folet ! Sigurisht se te ra ndermend qe Albini nuk eshte Ramush”, shkruan komentuesi./CNA.al

LEXO TE PLOTE