LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

15 minuta takim “kokë me kokë” me Thaçin/ Albin Kurti: Nuk ka më kohë për të humbur

6 Janar 2020, 14:32, Politikë CNA
15 minuta takim “kokë me kokë” me Thaçin/ Albin

Takimi mes kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka zgjatur rreth 15 minuta.

Ndërkohë, në një prononcim për mediat pas këtij takimi, Kurti tha se “Ky ishte një takim i shkurtër konsultativ pa efekte juridike lidhur me fazën e ardhshme te formimit të institucioneve. Presidenti kërkoi që ne ta bëjmë propozimin…për këtë kërkesë të presidentit do raportojë në kryesine e LVV-së”.

Po ashtu ai tha se do të raportojë në VV dhe pa caktuar ndonjë afat kohor do ta propozojnë kandidatin për kryeministër.

Gjithashtu, Kurti theksoi se qytetarët e Kosovës kanë humbur mjaft 20 vite dhe nuk ka më kohë për të humbur.

?Nuk kemi kohë për të humbur. Unë besoj se në këtë vend janë humbur gati 20 vjet. Qytetarët duan që të ecin sa më shpejt përpara dhe ne po bëjmë përpjekjet maksimale?-u shpreh Albin Kurti./ CNA.al

Lajmet e fundit nga