Connect with Us

Skandali Mina Kusta ”Albcontrol”/ Gylenisti i jep gylenistit 410 milionë me tender formal

Denoncim

Skandali Mina Kusta ”Albcontrol”/ Gylenisti i jep gylenistit 410 milionë me tender formal

Publikuar

-

Shoqëria “Albcontrol”,  e  drejtuar nga Mina Kusta, është përfshirë në një skandal me tenderat publikë.

Pa pasur garë, pa konkurencë  “Albcontrol”  ka firmosur një kontratë pas një tenderi formal me spitalin Amerikan me 24 dhjetor të vitit 2019, për kontrollin mjekësor. Ashtu siç ka raportuar më herët CNA.al, vlera e kontratës është 41 000 000 lekë pa TVSH dhe 100% të vleres i eshte dhene nje kompanie private.

Për më tepër në vlerën totale përfundimtare të kontratës (duke përfshirë lotet opsionet dhe nënkontraktimin), e cila kap vlerën e 41 000 000, TVSH nuk aplikohet. (lexoni këtu).

Në fakt, zanafilla e skandaleve ku lakohet emri i Mina Kustës, nis që me emërimin e tij në krye të “Albcontrol” në fillim të vitit 2019. Dhe  tenderi i dhënë nga kompania që ai drejton ka lidhje me emërimin e tij, ose thënë më qartë duket si kthimi i nderit, ndaj atij që i dha “karrigen” drejtuese të “Albcontrol”.

Në Shqipëri është bërë praktikë që ndërmarrjet shtetërore si “Albcontrol” të përdoren dhe të zhvaten për interesa private.

Pa  garë pra pa asnjë operator tjetër në konkurim, fondi prej 41 000 000 lekë i është dhënë spitalit Amerikan, pronë e njeriut, Klodjan Allajbeu.

Siç ka shkruar më herët CNA.al, Mina Kusta dhe Klodian Allajbeu kanë qënë miq dhe të dy kanë mbaruar kolegjin turk. Por Allajbeu në një prononcim për CNA pak kohë më parë e mohoi njohjen me Kustën.

Por sot, Allajbeu dhe Kusta janë kapur mat. Shokë e miq mund të mos jenë, po tenderi 410 milionë me 100% të vlerës?!

LEXO EDHE:  Skandal në Jetimoren e Shkodrës/ Dhunohen dhe abuzohen seksualisht 3 fëmijë, arrestohen 5 persona

Akti është publik dhe ka sfiduar ligjin, një tender i cili i eshte dhene me 100% te vleres. SPAK kërkon korrupsion, tenderat me 100% janë sheshit. Prokuroria, kurrë nuk ka pasur fakte më shumë se sa sot, për të çuar drejt prangave abuzuesit.

Mina Kusta, ne disa media është lakuar edhe si Gylenist, dhe deklarohej se ka qënë i pari në listën e qeverisë Turke dhe ambasadës së saj në Tiranë për personat gylenistë që zhvillonin aktivitet në Shqipëri, pas grushtit të shtetit që ndodhi në Turqi. Një nga Gylenistët kryesorë në Shqipëri është dhe Klodian Allajbeu. Kuptohet shumë rastësisht.

Por pavarësisht rrymës gyleniste që Kusta dyshohet se mbron, në Shqipëri, ndryshe nga gylenistët e tjerë, është i paprekur. Për më tepër jo vetëm drejton një ndërmarrje shtetërore, por e përdor atë duke dhënë tendera me 100% të vlerës.

Në opinionin publik emri i Mina Kustës është lakuar edhe në lidhje me ish-deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gledion Rehovica. Ky i fundit, u tha se kishte përdorur emrin e tij, pasi ishte arrestuar nga policia italiane për një rast vjedhjeje./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Profesori ngacmon seksualisht nxënësen/ “Mbylle derën me çelës, nuk ma merr mendja se…”

Publikuar

-

Nga


Një nxënëse e shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier, ka denoncuar në emisionin “Stop” në Tv Klan ngacmimin seksual nga ana e profesorit të muzikës, Agron Bego.
Ky i fundit ofrohet ta ndihmojë vajzën me mungesat, në këmbim të intimitetit. Madje profesori Agron Bego thotë, se vajza nuk duhet të bëjë seks me bashkëmoshatarë, se ata nuk dinë të bëjnë seks.

Nxënësja: Ë profesor…

Profesori Agron Bego: Ngaqë s’të gjeta atje unë, edhe pooo… të merrja në telefon. Do vish në mësim?

Nxënësja: Po, vajta mora d.m.th përgjigjen e analizave, por nuk kishin dalë.

Profesori Agron Bego: Vajte për përgjigjen, aaa… në rregull. Ok!

Profesori e ftoi nxënësen në klasën e tij me pretekstin e interesimit për mungesat.

Profesori Agron Bego: Po kështu nuk ëëë.., vazhdohet. Unë kam folur gjatë edhe me Mozën, edhe me Gencin.

Nxënësja: Ëëë.., nuk mund t’i neglizhoj mësimet, sepse në fund të fundit, jetës nuk i dihet, jeta është e gjatë…

Profesori Agron Bego: Lëri hartimet!

Nxënësja: S’është se po bëj hartim. Po them atë, që mendoj unë, profesor.

Profesori Agron Bego: Ti aktualisht je e përjashtuar.

Nxënësja: Pse?

Profesori Agron Bego: Po, sepse ti e ke mbushur me mungesa yyy…

Nxënësja: O profesor! Më fal pak! Ka shumë nxënës, që po bëjnë muaj e muaj, që nuk kanë ardhur në shkollë. Si ka mundësi, që nuk janë përjashtuar?

Profesori Agron Bego: Që t’i themi gjërat troç..!

Nxënësja: Po!

Profesori Agron Bego: Në qoftë se ti do të vish rregullisht, të gjitha gjërat i rregulloj unë. Më kupton? Në qoftë se ti vjen rregullisht, do t’i rregulloj unë, do t’i fal gjitha gjërat. Në qoftë se jo, do të jem unë i pari, që do të përjashtoj nga shkolla. Mbaje mend mirë! Po kështu nuk shkohet me premtime, jo sot, jo nesër, iku mbaroi viti. Thotë populli një fjalë: ti nuk ke lënë yndyrë, në kuptimin figurativ… E kupton pra? Nuk ke lënë një… besim…

Në një rast tjetër, teksa nxënësja ishte në oborrin e shkollës me shoqet, profesori e thirri nga dritarja, për “t’u interesuar” sërish për mungesat. Madje i kërkoi llogari se pse nuk ia ka hapur telefonin.

Profesori Agron Bego: Mirëmëngjes!

Nxënësja: Mirëmëngjes! Po profesor!

Profesori Agron Bego: Hajde pak këtu!

LEXO EDHE:  “Fiks Fare”, skandal në Prefekturën e Korçës/ Ryshfeti, 90% e vlerës së tenderit

LEXO EDHE:  Foto/ Bleona nudo, skandalizon mbrëmjen e Oscar-it

Nxënësja: E kuptoj…

Profesori Agron Bego: Mos shkel në bar! Mos shkel në bar!

Nxënësja: Si …?

Profesori Agron Bego: Çfarë do bësh orën e tretë?

Nxënësja: Po, seeee…

Profesori Agron Bego: Do ikësh?

Nxënësja: Po, po! Do iki…

Profesori Agron Bego: Të tretë dhe të katërt, do ikësh?

Nxënësja: Po! Të tretë, të katërt.

Profesori Agron Bego: Prandaj po të them, që…

Nxënësja: Jo, jo! Do vij, do vij!

Profesori Agron Bego: Në rregull?

Nxënësja: Në rregull!

Profesori Agron Bego: Hape telefonin, kur të marr, se më çmende!

Nxënësja: Nuk e dëgjoj, prandaj…

Profesori Agron Bego: Tani, të lutem! Më dëgjo mua! Hidhja sytë ndonjëherë! (telefonit) Shikoje ndonjëherë, ke thirrje, apo s’ke thirrje!

Nxënësja: Në rregull!

Pas orës së tretë dhe të katërt, profesori e thirri vajzën sërish në klasën e tij. Pasi vajza shkoi, ai i kërkoi që të mbyllë derën me çelës. Profesori Agron Bego e pyeti nëse ka kryer ndonjëherë marrëdhënie seksuale. Kur nxënësja iu përgjigj negativisht, ai i tha se mendonte që ajo ka kryer raport seksual më parë.

Nxënësja: Si je?

Profesori Agron Bego: Mbylle derën! Mbylle derën!

Nxënësja: Mbyllur është dera! E mbylla.

Profesori Agron Bego: Mbylle me çelës, me çelës…!

Nxënësja: Pse?

Vajza mbyll derën me çelës.

Profesori Agron Bego: Ulu aty, ulu!

Nxënësja: Po profesor!

Profesori Agron Bego: Pse po mungon? Po vazhdon të mungosh?

Nxënësja: Unë…? Nuk mungova!

Profesori Agron Bego: Qysh nuk mungove…?

Profesori më pas e pyet nxënësen, nëse ka të dashur.

Profesori Agron Bego: Deri ku ke arritur, thashë?

Nxënësja: Po!

Profesori Agron Bego: Asnjëherë s’ke bërë seks?

Nxënësja: Asnjëherë! As e mendoj!

Profesori Agron Bego: Ëëë…?

Nxënësja: As e mendoj!

Profesori Agron Bego: E vërtetë kjo?

Nxënësja: Shumë e vërtetë!

Profesori Agron Bego: Shiko! Nuk është turp, ta kam thënë…,por ëëë.., nuk di ëë.., d.m.th, ajo moshë, nuk dinë të bëjnë seks.

Nxënësja: Si?

Profesori Agron Bego: Ajo moshë nuk dinë të bëjë seks dhe nuk ma merr mendja, se ti nuk ke bërë seks.

Nxënësja: S’ta merr mendja! Pse duhet të jesh kaq i sigurtë, që unë s’…për këtë pjesën?

Profesori Agron Bego: Pfff…, unë …edhe ti, po vetë mosha, edhe natyra jote, nuk ka…/tvklan.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Gjobëvënës dhe sekser/ Kunati i Ben Blushit përzgjidhet për në Gjykatën e Lartë”

Publikuar

-

Nga

top story plagjiaturat

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se Alban Brati, kunati i drejtorit të Top Medias është përzgjedhur si anëtar i Gjykatës së Lartë.

Duke iu referuar mesazhit të një qytetari dixhital, Berisha thotë se Brati është denoncuar si gjobvënës e sekser dhe ka dosje për ndjekje penale.

Sipas tij, Alban Bratit ia bën vetingun Blushi, për të cilin thotë se është 24 orë në 7, në lëpirje të kryeministrit Edi Rama.

LEXO EDHE:  Skandali me “Gulf”/ Kompania ndërkombëtare tregon fajtorin

LEXO EDHE:  Foto/ Bleona nudo, skandalizon mbrëmjen e Oscar-it

“Mirmbrëma zoti Berisha! Desha t’ju vë në dijeni se sapo e mësova se sekretari i Përgjithshëm i Kuvendi Alban Brati është përzgjedhur si kandidat për gjygjtar në Gjykatën e Lartë dhe se ky person është i kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës si sekser ndërhyrës nëpër istutucione, gjobvënës dhe mashtruës. Çështja është ankimuar në Gjykatën Penale. Për më tepër mund të sjell dosjen aty ku të më adresoni”, thuhet në mesazh./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncon “Fiks Fare”/ Rekomandimet për tek specialisti i jep farmacistja…

Publikuar

-

Nga

Emisioni “Fiks Fare”  denoncoi Qendrën Shëndetësore Tërpan, ku pacientët për të marrë një rekomandim për te mjeku specialit, u duhej të shkonin te farmacia përball Spitalit Rajonal Berat.Marsela Stavri, mjeke e famijes e njëkohësisht drejtoreshë e Q.SH.  Tërpan nuk i rekomandonte  vetë pacientët e saj, por duke lënë disa rekomandime të vulosura në Farmaci”  Lina”, ku farmacistja i plotësonte në vend të mjekes edhe pse kjo është shkelje.

“Fiks Fare” udhëtoi fillimisht në fshatin Zhitom , në ambulancën e fshatit. Bashkëpunëtorët e Fiksit pasi e gjetën të mbyllur ambulancën, shkuan në shkollën pranë për të kërkuar ndihmë. Fiksi telefonoi infermierin, pasi kishte nevojë për matje tensioni. Infermieri ofron shërbimin, e më pas , Fiksi largohet në drejtim të Beratit , për te Farmaci Lina ashtu siç bëjnë banorët e fshatit. Bashkëpunëtorët i kërkuan farmacistes se kishin nevojë për një rekomandim te mjeku specialist për një familjarin e tyre. Farmacistja pasi sigurohet  që bëhet fjalë për banor të zonës,  nxjerrë nga sirtari disa rekomandime të gatshme, me firmë e vulë nga mjekja e familjes . Fillimisht  pyet se te cili mjek u nevojitej e më pas  bën të gjitha plotësimet në faqen e rekomandimit.

“Fiks Fare” udhëtoi përsëri drejt Tërpanit, për t’u interesuar pranë qendrës shëndetësore, ku mjeke familjeje e njëkohësisht drejtoreshë është Marsela Stavri.

Mjekja pranoi situatën, me pretendimin se  zona që ajo mbulonte , është zonë e thellë malore, e se banorëve u duhen shumë orë për të ardhur pranë qendrës, e më pas të shkojnë te specialisti. Ajo thotë se  kështu ka funksionuar edhe para se ajo të ishte mjeke në atë zonë, pasi farmacistja i njeh banorët, ishte e zonës. ” Unë nuk e di që është shkelje, e kemi bërë për të ndihmuar popullatën” -sqaroi mjekja.

Por edhe farmacistja pohoi të njëjtën arsye   se pse lëshonte rekomandime, kur u pyet nga “Fiksi”.

LEXO EDHE:  “Fiks Fare”, skandal në Prefekturën e Korçës/ Ryshfeti, 90% e vlerës së tenderit

LEXO EDHE:  "Mos të ankohemi vetëm për lot"/ Pas skandalit të mashtrimit, Mozzik ka një mesazh të veçantë

“Ti nuk e di çdo të thotë të ecësh nga 4 orë në këmbë për te qendra shëndetësor, për t’i ndihmuar e kam bërë, ta dija kështu nuk i ndihmoja fare” deklaroi ajo.

“Fiks Fare” iu drejtua Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor  Berat për  për të marrë një përgjigje për rastin.  Drejtori i NJVKSH , Artur Bani sqaroi se rekomandimet për te mjeku specialist lëshohen online nga mjeku i familjes, me përjashtim të rasteve, si zona e Tërpanit, ku shpeshherë ka probleme me internetin, pasi është zonë  malore. Ai thekson se rasti në fjalë është shkelje, e se duhet ngritur një grup punë për të verifikuar.” Masat administrative do t’ua vëmë në dispozicion  ” -përfundoi Artur Bani./ Top Channel

LEXO TE PLOTE