Connect with Us

“S’ka paqe me Ramën”/ Paralajmëron Paloka: Do ketë përballje në janar

Politikë

“S’ka paqe me Ramën”/ Paralajmëron Paloka: Do ketë përballje në janar

Publikuar

-

Partia Demokratike vijon të shohë si të vetmen rrugë për zgjidhjen e krizës politike, zgjedhjet e parakohshme.

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka deklaron se kryeministri Edi Rama nuk mund ta zgjidhë krizën dhe kushtet që i janë vendosur nga BE, pa opozitën. Gjithashtu ai theksoi se po presin që hapin e radhës për Reformën Zgjedhore ta bëjë mazhoranca.

“Nëse nuk është dakort me propozimet tona të ketë një kundër propozim se duam atë tryezë që pranoni ju dhe të kemi tryezë tjetër por jo atë komision që ai përfaqëson parlamentin vetëm të një pale. Ne jemi të gatshëm. Ne nuk e shuajmë funksionin e komisionit se në fund fare kodi zgjedhor aty do miratohet”, theksoi Paloka gjatë një intervistë për Top Channel.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë/ Lëvizja e fundit e Ramës para arratisjes

Demokrati deklaroi, më tej se, nuk do të ketë paqe me Ramën dhe se janari do të ketë përballje me qeverinë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Protestat e opozitës/ Lleshaj e pranon në Kuvend: Morrëm sasi gazi lotsjellës nga…

Publikuar

-

Nga

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka pranuar sot në foltoren e Kuvendit, Policia e Shtetit ka marrë gaz lotsjellës nga Kosova, gjatë periudhës së protestave të opozitës.

Por, sipas ministrit Lleshaj, gazi është marrë në muajin qershor të 2019-ës, i cili sipas tij, nuk është përdorur asnjëherë, por është kthyer sërish atje ku është marrë.

“Nga Kosova është marrë në muajin qershor një sasi dhe nuk është përdorur asnjëherë, është kthyer sërish atje ku është marrë. Është fatkeqësi dhe turp i madh për këdo që merr dhe ballafaqon fëmijë, gra e pleq përpara policisë. Policia kurrë nuk është angazhuar dhe as do angazhohet me forcë përballë qytetarëve të saj, grave e fëmijëve, por ndaj atyre që shkelin ligjin, që kryejnë krime. Policia ekziston për të frenuar kriminelët, jo popullin. Kush është ai burrë shqiptari që i merr fëmijët e gratë për t’i ballafaquar me policinë? Duhet të jesh aq dinjitoz, sa për të larguar fëmijët nga dhuna. Ata që kanë vënë fëmijët para policëve, kanë shkelur çdo etikë”, tha Lleshaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Edi Paloka pranon dështimin e Lulzim Bashës

Publikuar

-

Nga

Më në fund duket se është kthjelluar dhe është më i qartë dhe Edi Paloka, një nga flakadanët mbështetës të Lulzim Bashës, një militant më shumë i PD-së, njeriu i cili ka qëndruar në krah të Lulit që ditën e parë që ky i fundit ka marë drejtimin e opozitës.

Por, Basha Palokën më shumë e ka dashur në sfond si një instrument për të treguar se PD-ja nuk është ndarë nga e vjetra dhe militantët i ka ruajtur, pavarësisht gjithçaje çfarë ka ndodhur.

Pra, Paloka dhe Spaho ka qenë një fasadë e Lulzim Bashës dhe një fasadë e përdorur shumë mirë nga ai.

Paloka për një karige të nënkryetarit të Kuvendit apo kryetarit të grupit parlamentar bëri gjithçka, megjithëse gjatë kohës së Berishës maksimumi i tij ishte thjeshtë një zëdhënës.

Gjithsesi, më në fund dhe ky i fundit është kthjelluar, dje ka pranuar publikisht se Lulzim Basha ka dështuar. Po këtë e ka konfirmuar vetë në studio televizive gjatë një debati me Ylli Rakipin.

Paloka ka pranuar se janë 80% e shqiptarëve kundër Edi Ramës dhe Edi Rama nuk bie dhe për këtë thekson se kjo nuk është vetëm çështje e opozitës dhe duhet gjetur zgjidhje.

Pra, nënkryetari i PD-së pranon dështimin e Republikës së Re dhe Lulzim Bashës, pranon dhe faktin e paaftësisë që ka kjo opozitë për të shembur kryeministrin. Megjithëse në fjalitë e tij ai thekson faktin se opozita nuk mund të marë armët, por është prap ky njeri, Edi Paloka apo vetë Lulzim Basha kërcënonin, sulmonin institucionet, digjnin mandatet dhe falnin një mazhorancë kushtetuese Edi Ramës, por sot ka ndryshuar qëndrim.

Në fakt Paloka ka thënë një të vërtetë, që shumica e shqiptarëve janë kundër Edi Ramës, por që shqiptarët nuk po bashkohen me Lulzim Bashën për të rëzuar kryeministrin. Pra, fakti qëndron se shumica është kundër Ramës, por kjo shumicë nuk bashkohet me Lulzim Bashën, këtë e ka pranuar edhe Edi Paloka.

Nga ana tjetër ai qahet se duhet gjetur zgjidhja se si ta rrëzojmë Ramën, pasi kjo nuk është çështje vetëm e opozitës, në fakt është çështje vetëm dhe vetëm e opozitës. Është opozita ajo që duhet të mbledhë të gjitha flukset qytetare, të gjithë urrejtjen kundër Ramës, ta shkarkojë te qeveria dhe më pas ta detyrojë atë të japë dorëheqjen, por e provoi me të gjitha mënyrat dhe qytetarët nuk i shkuan të gjithë nga pas sepse ata nuk besojnë të Lulzim Basha.

LEXO EDHE:  Kryemadhi harron kërcënimet/ Akuzon Ramën për sulmin ndaj Ralf Gjonit

LEXO EDHE:  Takimi me zyrtarin e lartë amerikan/ Rama tregon se çfarë u bisedua

Mund ta urrejnë Edi Ramën, mund të duan të mos e shohin me sy Edi Ramën, mund të mos kenë asnjë besim te qeveria, por shikojnë Lulzim Bashën dhe iu vjen për të vjellë nga Luli dhe ata që ka pasur Luli.

Për shkak se të gjithë janë kundër këtij kryeministri, por neveriten nga alternativa që kanë përballë, një ish-ministër i korruptuar dhe akuzuar, një kryetar bashkie i dështuar, një njeri që mori drejtimin e opozitës dhe Partisë Demokratike duke deformuar dhe duke kthyer në Republikën e Re të mbushur me servila dhe të paaftë, një njeri i cili u shit dhe u ble si mall në tregun çam nga Edi Rama, njeriu që  tradhtoi shqiptarët dhe demokratët në kauzat e tyre, duke i torturuar në  çadër dhe protesta, në finale qëllimi i vetëm ishin milionat e eurove për familjarët e tij, vilat e lluksit dhe milionat për tenderat e kompanive afër tij.

Prandaj dhe shqiptarët e neverisin Lulzim Bashën dhe 80% e tyre nuk bashkohen me të kundër Edi Ramës. Shqiptarët janë kundër Edi Ramës po aq saç janë dhe kundër Lulzim Bashës.

Prandaj dhe Edi Paloka të mos lodhet shumë, konstatimet i ka të sakta, dështimin e Lulzim Bashës e ka pranuar, por zgjidhjen nuk mund ta gjejë te qytetarët, zgjidhjen e ka në në selinë e Partisë Demokratike, me largimin e Lulzim Bashës, po qe nevoja edhe me largimin e Edi Palokës dhe shumë figurave të kosumuara politike në atë parti, ndryshe opozita do të jetë e gjatë, pasi njerëzit mund të jenë në shumicë kundër Edi Ramës, por në shumicë janë dhe kundër Lulzim Bashës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Publikuar

-

Nga

Një dokument zyrtar i siguruar nga CNA.al në Bullgari ka nxjerrë zbuluar ortakërinë e Klodi Zotos , bosit shqiptar të biznes-gropës së zezë të “Integrated Technology Service” kopmanisë të konçesionit të inceneratorëve,  me gruan e Ben Blushit, Eva Blushi dhe me Mirel Mërtirin, një emër ky shumë i famshëm dhe i njohur kudo ku del Klodi.

Inceneratoret dhe PPP-ja e qeverisë për djegien e -mbetjeve është një nga çështjet më të forta mbi të cilën media dhe opozita kanë ngritur me dhjetra akuza duke e quajtur një aferë të pastër korruptive. Mediat kanë raportuar se ky koncesion i ka marrë buxhetit të shtetit dhjetra milionë euro nga taksat e shqiptarëve. Skandali me i fundit ishte denocimi nga Monitor se  Inceneratorët kishin marrë 47 milionë euro nga taksat e shqiptarëve ( Lexo këtu) .

Klodian Zoto

Shumë media kanë ngritur akuza ka pasur edhe dhjetra denoncime, por një nga mediat më mbrojëtëse të kësaj afere është Top Channel i cili çuditërisht në kronikat e tij bën avokatinë e kompanisë dhe transmeton kronika pro djegies së mbetjeve ( Lexo këtu). Një mbrojtje publike që do çudiste këdo, por dardha e ka bishtin mbrapa.

Kronikat në Top Channel  e paraqesin koncesionarin djegës plehrash, si “shpëtimtar i mjedisit dhe jetës së banorëve” në Fier, Elbasan e Tiranë, gjë që e ka lënë të qetë edhe Zoton, i cili nga “klient armik” i ekranit të Top Channel, u bë “klient mik” i tij. Asgjë nuk ka ndryshuar, e gjithë kjo tashmë e ka një shpjegim, pasi dokumenti tregon qartë lidhjen dhe bashkëpunimin e Klodi Zotos me Ben Blushin. Ortakëria e bashkëshortes të Ben Blushit me Klodian Zoton e inceneratorëve shpjegon gjithçka.

Drejtori aktual i Top Channel, dikur ministër socialist, i cili më pas doli kritik ndaj kryeministrit Rama. Ben Blushi është përfolur në media për skandale të ndryshme, akuza politike, por përtej çdo të akuze ndaj tij, CNA.al ka zbuluar ortakërinë e Ben Blushit me Klodin e inceneratorëve. “Shënjtori” Blushi del hapur me dokumenta si ortak i një prej biznesmenëve më të akuzuar në Shqipëri për çështjen e inceneratorëve.

Ben BLushi dhe Eva Blushi

Ndonëse pretendohet se Top Channel apo Top Story ekskluziv i Blushit bëjnë investigime,  zbardhin të vërteta gjoja në sulm ndaj qeverisë, duke sulmuar korrupsionin, të vërtetën e inceneratorëve, por ortakëritë nuk i tregon. Gjithçka duket e zgjidhur,  nuk është thjesht akuzë por një fakt që e tregojnë dokumentat, gruaja e Ben Blushit, Eva Blushi është ortake me Klodian Zoton.

LEXO EDHE:  Video/ Çfarë bënë Çani dhe Rama para se të niste emisioni “Zonë e Lirë”?

LEXO EDHE:  Zbardhen skenarët e darkës/ Meta i kërkoi dorëheqjen Ramës, çfarë ndodhi me ushqimin

Klodian Zoto, Eva Blushi dhe Mirel Mërtiri kanë në pronësi një kompani ngritur në Sofie të Bullgarisë, e cila ushtron aktivitet tregtar në vend menaxhim dhe zhvillim  të projekteve të lidhura me sektorin e pronave e patundshme, ndërtimin, prodhimin ose marketimin e shërbimeve që lidhen me zhvillimin e teknologjive të reja të filtrimit të ujit, patentat ose fushat e tjera të pronësisë intelektuale në përputhje me ligjet, shërbime konsulence dhe marketimi, shërbime turistike, hotelet dhe kateringun, transportin në vend dhe vendet përreth, duke siguruar reklamim, informacion, prezantim të ofertave tregtare dhe ndëmjetësim, ashtu sikundër çdo aktivitet tjetër që nuk është ndaluar nga ligji, shkruhet në dokumentin e mëposhtëm siguruar nga CNA.al.

Dokumenti ekskluziv është vetëm fillimi i një investigimi të plotë nga CNA.al për këtë kompani. Më poshtë materiali është përkthyer dhe i plotë edhe në shqip.

 

 

EM CAPITAL GROUP AD

 

Numri rendor:001.

 

Baza e rregjistrimit:Neni 63, pika 1 dh 4 e ligjit kundër pastrimit të parave

 

  1. Numri fiskal 205581390

 

  1. Emri i kompanisë EM CAPITAL GROUP AD

 

  1. Forma ligjore Kompani aksionere

 

  1. Selia qëndrore dhe adresa e saj

 

Bullgari, Bashkia e Stoliçnas në Sofije. 1000 Reon Vitosa. Bulgarian Bulevar nr.88, Intrefon

 

  1. Aktiviteti:

 

Aktivitet tregtar në vend, dhe menaxhim dhe zhvillim i projekteve të lidhura me sektorin e pronave e patundshme, ndërtimin, prodhimin ose marketimin e shërbimeve që lidhen me zhvillimin e teknologjive të reja të filtrimit të ujit, patentat ose fushat e tjera të pronësisë intelektuale në përputhje me ligjet, shërbime konsulence dhe marketimi, shërbime turistike, hotelet dhe kateringun, transportin në vend dhe vendet përreth, duke siguruar reklamim, informacion, prezantim të ofertave tregtare dhe ndëmjetësim, ashtu sikundër çdo aktivitet tjetër që nuk është ndaluar nga ligji.

 

Kapitali     

 

  1. Përfaqësuesi David Jupian Ujait

 

  1. Bordi i drejtuesve Denisa Tolkuçi, David Jupian Ujait

 

  1. Fondi limit 50.000 leva (25.000 euro)

 

Numri i aksioneve                                      5.000 (ose 1 aksion 10 leva)

 

Kapitali                                                         50.000 leva

 

 

Pronësia e kompanisë:

 

Mirel Mërtiri, banues në Maltë

 

Klodian Zoto, banues në Shqipëri

 

Eva Blushi, banues në Shqipëri

 

Personi i kontaktit:

 

Riçard Eduard Pegg

 

Adresa:Rruga 39 Moskosvka, kati i tretë, Bashkia Stoliçna, Sofje, Bullgari.

 

 

LEXO TE PLOTE