Connect with Us

“Rama bëri bilancin e mashtrimeve të 2019/ Berisha: Shet suksesin e qeverisë së mëparshme

Politikë

“Rama bëri bilancin e mashtrimeve të 2019/ Berisha: Shet suksesin e qeverisë së mëparshme

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar bilancin e bërë dje nga kryeministri Edi Rama për vitin 2019.

Sipas Berishës, Rama bëri bilancin e mashtrimeve duke mos pastur në 6 vite asnjë vepër publike të vetën përveç pllakave të gurit në sheshet e disa qyteteve.

Berisha thotë se hemodializa që Rama e shet si një nje sukses madhor është sukses i qeverisë se mëparshme pasi hemodializa është dhënë me konçesion 14 vite më parë.

“Konkretisht me 210 PPP e tij që ka vjedhur dhe shpërdoruar rreth 3,2 miliard euro nga takspaguesit shqiptar, ai përmendi vetëm një si suksesin e tij më të madh, dhe kjo është hemodializa.
E vërteta miq është se hemodializa është dhënë me konçesion 14 vite më parë. Qeveria para 14 vitesh vendosi të blej këtë shërbim nga sektori privat dhe rriti kështu numrin e të sëmurve me veshka të bllokuara që perfitonin nga ky shërbim nga 45 ne 640, duke shpëtuar kështu qindra jetë njerëzish”, shkruan Berisha.

LEXO EDHE:  Dako si Tahiri/ Ish-ministri i Jashtëm zbulon mesazhin që kryebashkiaku i adresoi Ramës

Ish kryeministri thotë se qeveria e mëparshme, shërbimin e hemodializës e blinte tek dy spitalet private më të mëdha të vendit, të cilat e bënin me një kontroll serioz proceuren.
Kurse sot ky shërbim, sipas Berishës, ka kaluar nga dorë në dorë dhe vështirë të ketë kontrollin e domosdoshëm.

“Pra Edvin Rrensi nisi vitin me një gënjeshtër taze, kjo sepse përveç rekordeve te zeza nuk ka asnje arritje te veten perveç vjedhjeve gjigande me PPP qe mund te rrjeshtoj”, shkruan Berisha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Gazin lotsjellës e morëm në Kosovë”/ Paloka zbulon qëllimet e Ramës dhe Lleshajt

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar pasi ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj pranoi se gazin lotsjellës e morën nga Kosova.

Sipas Palokës, fakti që gazi është marrë në Kosovë, e bën shumë më të rëndë përgjegjësinë e tyre.

“Ky nuk është një veprim prej naivesh , por i menduar mirë nga ai që puthet me zëdhënësin e Milloshevicit dhe shfryn me urrejtje ndaj kryeministrave të Kosovës.
Rama dhe Lleshi i tij, mund t’i gjenin kudo bombat , por qëllimisht i morën neë Kosovë nga bashkëpuntorët e tyre, për të nxitur armiqësinë midis shqiptarëve ne dy krahët e kufirit.
Sigurisht që nuk do t’ja arrijnë dhe nesër do të përgjigjen dhe për tradhtinë e tyre”, shkruan Paloka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pse OFL nuk e fillon aksionin nga Surreli?/ Rama përgjigjet në Kuvend

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama foli për paketën Anti-KÇK në Kuvend dhe iu përgjigj pyetjeve se përse nuk e fillon Operacioni Forca e Ligjit aksionin me vilën e kreut të qeverisë në Surrel.

Rama tha se nuk mund ta hetojë vetë pasurinë e tij, ndërsa nënvizoi se pasurinë e ka deklaruar në Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurive.

“Ka njerëz që pyesin pse nuk filloni nga Surreli, sepse nuk jemi ne që duhet të bëjmë këtë, mund ta kontrolloj unë pasurinë time? Unë pasurinë time dhe të gjithë ne pasurinë tonë e deklarojmë qysh se kemi hyrë në këtë rrugë, ka një ligj që na detyron ta deklarojmë të gjithë. Edhe një numër i caktuar zyrtarësh janë subjekt i deklarimit të pasurive, e deklarojnë dhe deklaratat e pasurisë sonë të përvitshme janë në një dosje në Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurive. Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive është aty për të kontrolluar pasuritë tona, është institucion i pavarur, e bën mirë, se bën mirë kjo është një çështje që duhet ta diskutojmë”, theksoi kryeministri nga foltorja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama nga foltorja e Kuvendit/ Ka politikanë të lidhur me krimin, në media njerëz të paguar

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka folur nga foltorja e Kuvendit për aksionin anti KÇK.
Rama ka pranuar se ka politikanë që janë të lidhur me krimin.

Sipas tij, po ashtu edhe në media ka njerëz të paguar që bëjnë avokatin e krimit të organziuar.

“Ka politikanë që janë të lidhur me krimin, por janë ata që flasin më shumë se si krimi është i lidhur me politikën. Është një operacion që e fut thikën mu në zemër të krimit të organizuar, duke godituir pasurinë. Në burg këta njerëz vazhdojnë me veprimtarinë e tyre dhe kalojnë në sallën e regjisë të mbrojtur nga muret e shtetit dhe duke përfituar nga lidhje të gjithë hershme, kudo për të pasur komunikimim normal dhe për të drejtuar nga burgu operacionet fitmimprurëse. Nuk mjafton burgu për këta, këta duhen zhveshur nga pasuria e paligjshme dhe ky operacion këtë do bëjë”, u shpreh Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE