Connect with Us

Prish marrëveshjen me BE dhe SHBA/ Irani merr vendim të mos respektojë Paktin Nuklear

Bota

Prish marrëveshjen me BE dhe SHBA/ Irani merr vendim të mos respektojë Paktin Nuklear

Publikuar

-

Pas vrasjes së komandantit suprem, Qasim Soleimanit, në një mbledhje të jashtëzakonshme, mbrëmjen e së dielës, Irani ka marrë vendim që të mos respektojë më marrëveshjen e vitit 2015 me shtetet e BE-së dhe SHBA-në për limitim të pasurimit me uranium.

Marrëveshja e vitit 2015 limitonte pasurimin me uranium të shtetit persik dhe lehtësonte sanksionet ekonomike të vendosura nga vendet perëndimore. Irani përkushtohej që uraniumi të përdorej vetëm për energji.

Gjithsesi, presidenti amerikan, Donald Trump u tërheq nga kjo marrëveshje vitin e kaluar pasi e konsideronte jo të denjë për popullin amerikan, dhe pasi që nuk besonte se Irani po i përmbahej marrëveshjes.

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë rritur shumë muajt e fundit, dhe ato kulmuan pas sulmit me dron ndaj komandantit të ushtrisë iraniane.

LEXO EDHE:  Presidenti vlerëson Ambasadorin Christopher R. Hill me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Tani pas tërheqjes nga kjo marrëveshje, Irani nuk do të limitojë prodhimin e uraniumit, shkruan NY Times. Qeveria iraniane ka lënë derën hapur për kthim në respektimin e marrëveshjes nëse sanksionet ndaj saj hiqen./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Albin Kurti merr “në dorë frerët”/ Ul pagat për qeveritarët, fillon shkarkimet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë, ditën e sotme ka ulur pagat për veten dhe ministrat e tij.

Gjithashtu Kurti ka filluar me shkarkimet në radhët e institucioneve.
Mësohet se janë shkarkuar me vendim qeverie të gjithë koordinatorët nacionalë në Kosovë. Mes tyre edhe djali i ish- Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, Mendim Rugova i cili nga sot nuk është më koordinator nacional

Ai u emërua në detyrë si koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit nga Ramush Haradinaj në vitin 2018./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Pas Brexit, BE: Gati t’i ofrojmë Britanisë diçka që nuk e kemi ofruar kurrë më parë

Publikuar

-

Nga

BE është i gatshëm t’i ofrojë Britanisë së Madhe “diçka që nuk e kemi ofruar kurrë më parë” si marrëveshje tregtare tha Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, por jo pa paraqitur kërkesa të vetat.

Ursula von der Leyen e deklaroi këtë në Strasburg, në lidhje me ato që priten të jenë negociata të vështira për të ardhmen e tregtisë midis bllokut të BE dhe Britanisë së Madhe, që u largua nga BE.Presidentja e përshëndeti thirrjen e fundit të kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson që Mbretëria e Bashkuar pas Brexitit të bëhet “kampione globale e tregtisë së lirë”. Eurodeputetëve ajo u tha se edhe BE e mirëpret një sistem tregtar “më të drejtë dhe më të fortë”.

“Një sistem tregtar që është i hapur nga njëra anë, dhe është i drejtë nga ana tjetër,” tha ajo. Presidentja e Komisionit i vlerësoi marrëveshjet e tanishme tregtare të lidhura me Japoninë dhe Kanadanë, duke thënë se BE është i gatshëm t’i ofrojë Britanisë së Madhe “diçka që nuk e kemi ofruar kurrë, kurrë më parë për këdo tjetër”. BE ka përfytyrimin për një marrëveshje pa dogana dhe kuota tregtare për të gjitha mallrat, tha Presidentja.

BE: ‘Jo iluzione’ për shërbimet financiare

“Një model i ri tregtie, qasje unike,” vazhdoi ajo. “Por sigurisht kjo kërkon garanci korresponduese për konkurrencë korrekte dhe standarde sociale, mjedisore dhe të konsumatorëve.” Të gjitha marrëveshjet tregtare vijnë “jo vetëm me të drejta, por edhe me detyrime nga të dyja palët”, tha ajo.
Në lidhje me shërbimet financiare – një sektor kyç për ekonominë e Britanisë së Madhe – Michel Barnier, kryenegociatori i BE për Brexit-it dhe pas-Brexitin, theksoi se Mbretëria e Bashkuar nuk duhet të ketë “asnjë iluzion për këtë çështje; nuk do të ketë asnjë ekuivalent të përgjithshëm, global ose të përhershëm në shërbimet financiare”.
Më herët, shefi i thesarit në Mbretërinë e Bashkuar Sajid Javid, tha në një artikull për të përditshmen e biznesit City A.M. se Britania është e prirur të zhvillojë një “marrëdhënie të qëndrueshme” me BE për shërbimet financiare. Ai theksoi nevojën “për të trajtuar nevojat afatgjata të industrisë për një proces të besueshëm ekuivalent”, duke iu referuar kornizës së BE për qasje në tregjet financiare të të gjithë BE. Javidi beson se arritja e ekuivalencës nuk duhet të jetë “e ndërlikuar” dhe shtoi se rregulloret duhet të jenë “të pajtueshme”, por jo domosdoshmërisht “identike”.

‘Modeli’ australian?

LEXO EDHE:  Ekstradimi i Gulenit/ SHBA diskutime me Turqinë

LEXO EDHE:  A po e "vret" ekonomia Trumpin?

Von der Leyen u shpreh e habitur, megjithatë, që Johnson përmendi kohët e fundit “modelin australian”, pasi BE-ja aktualisht nuk ka një marrëveshje tregtare me Australinë, por po kërkon ta ndryshojë këtë gjendje. “Ne thjesht jemi në momentin kur po biem dakord me Australinë që duhet t’i japim fund kësaj situate dhe po punojmë për një marrëveshje tregtare me ta,” tha von der Leyen, duke shtuar se “natyrisht Mbretëria e Bashkuar mund të vendosë për më pak, unë personalisht besoj se duhet të jemi më ambiciozë”.

Ambicia reciproke e tregtisë dhe një marrëveshje e përshtatshme do të “shkaktonin një konkurrencë dinamike në rritje”, nga e cila do të përfitonin të dyja palët, tha von der Leyen para Parlamentit Evropian. BE ka thënë që sa më shumë t’u përmbahet Britania e Madhe rregullave të bllokut, aq më e afërt do të jetë marrëdhënia ekonomike midis dy palëve.

Britania e Madhe u largua nga BE më 31 janar, pas 47 vjetësh anëtarësimi./DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti mbledh sot qeverinë/ Pritet t’i ulë pagën vetes dhe ministrave

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme kryeministri i Kosovës do të zhvillojë mbledhjen e qeverisë ku rpitet të merren vednime të rëndësihme.

Sipas mediave kosovare, Kurti në mbledhjen që do të mbajë sot pritet të shfuqizojë vendimin që kishte marrë Qeveria “Haradinaj” në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për vete dhe të anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe vartësve.

Kjo është pika e parë e paraparë në rendin e ditës për mbledhjen e dytë të Qeverisë Kurti që do të mbahet sot në orën 10:00
Në vendimin e 20 dhjetorit 2017, Qeveria e kaluar kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind.

LEXO EDHE:  Pagoi 650 mijë dollarë për lobim në SHBA/ Basha dogji mandatet nga frika e arrestimit

LEXO EDHE:  A po e "vret" ekonomia Trumpin?

Kryeministrit Haradinaj nga 1500 euro paga i ishte bërë 2950 euro.
Më vonë ishte votuar Ligji që parashihte rregullimin edhe të pagave të kabinetit qeveritar./CNA.al

LEXO TE PLOTE