Connect with Us

Përgjimet e Bild/ Krahu i djathtë i Kryemadhit kërkon reagimin e SPAK-ut

Politikë

Përgjimet e Bild/ Krahu i djathtë i Kryemadhit kërkon reagimin e SPAK-ut

Publikuar

-

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka fajësuar sërish kryeministrin Edi Rama për krizën në vend, për papunësinë dhe për largimin e të rinjve.

Vasili tha se i çmenduri politik, duke iu referuar Ramës, e cilëson qeverinë dhe pushtetin si pronë private.

Nënkryetari i LSI-së deklaroi se nuk ka besim te strukturat e drejtësisë dhe te SPAK-u do të krijojë besim vetëm nëse heton për përgjimet e publikuara nga media gjermane “Bild” gjatë vitit 2019.

“Më ka pyetur një gazetar që a beson tek SPAK dhe i kam thënë se besoj në rast se SPAK merret me përgjimet që janë publikuar nga BILD, ku janë përfshirë politikanë, janë përfshirë shefa policie, të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit që bashkëpunojnë me krimin. Kur të veprojë drejtësia në këto raste, atëherë do besoj i kam thënë. Kemi parë se vota shitet e blihet dhe pa i dhënë zgjidhje kësaj, nuk mund të vazhdohet tutje. Bundestagu i ka vënë vulën krizës në vend”, tha Vasili në rubrikën “Opinion” në News 24.

LEXO EDHE:  “Go Edi go”/ Vasili ironizon Ramën: Mos u kthe mbrapsht, mos u dorëzo,mos u tërhiq!

Në fakt duket paksa paradoksale që krahu i djathtë i Monika Kryemadhit të kërkojë llogari për blerjen e votave, kur LSI akuzohet si partia që ka blerë më shumë vota./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nga Astrit Patozi/ Plotësisht dakord me Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga

Propozimi i Bashës për mandatin e kryeministrit/ Patozi: E kishte propozuar BD para një viti

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi bie dakord me propozimin e kreut të PD, Lulzim Basha për kufizimin e mandatit të kryeministrit.

Patozi thotë se Bindja Demokratike e ka paraqitur këtë propozim zyrtarisht rreth një vit më parë në korpusin e një pakete të plotë reformash të thella transformuese.



Sipas Patozit, e mira do të kishte qenë që kjo temë të ishte hapur para 30 korrikut, meqë ishin për t’u votuar ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave..

“Plotësisht dakord me propozimin e Lulzim Bashës për kufizimin e mandatit të kryeministrit. Si BINDJE DEMOKRATIKE e kemi paraqitur zyrtarisht rreth një vit më parë në korpusin e një pakete të plotë reformash të thella transformuese për të cilat, sipas nesh, ka nevojë Shqipëria.
Por nuk e pretendojmë fare copy right-in. Le ta marrë ai autorësinë, vetëm t’i qëndrojë deri në fund dhe të mos e lerë rrugës si shumë premtime të tjera në këto vite. Ose të paktën të bëjë aq sa ka në dorë, se ne e dimë që jo çdo dëshirë në këtë botë realizohet. E mira do të kishte qenë që kjo temë të ishte hapur para 30 korrikut, meqë ishin për t’u votuar ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave. Me atë rast, kishim testuar edhe vullnetin e Edi Ramës, se mbase e pranonte edhe ai. Por edhe po të ishte kundër, arritje do të konsiderohej, se do të tregohej diferenca mes dy kampeve. Gjithësesi të shohim sa do të jetojë dhe çfarë fati do të ketë kjo tezë reformatore, sepse kemi hyrë tashmë në fushatë, ku praktikisht lejohet që ta ulësh në tokë sa herë të duash Zotin”, shkruan Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndryshimet kushtetuese/ ODIHR: Të gatshëm të adresojmë rekomandime

Publikuar

-

Nga

Ndryshimet kushtetuese/ ODIHR: Të gatshëm të adresojmë rekomandime

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, i ofroi opozitës kohë që të sjellin draftet për çështjen e koalicioneve parazgjedhore dhe të formulës së shpërndarjes së mandateve, ndërsa opozita, nga ana e saj ka kërkuar që çështja duhet të shkojë në ODIHR.

Zv/kryetari i PD, Edi Paloka, deklaroi sot në “Ilva Now” se marrëveshja e nënshkruar në 14 janar përfshin një nen që specifikon se kur çështjet nuk kanë zgjidhje, duhet të dërgohen në ODIHR. Elisa Spiropali, ministrja e PS për Marrëdhëniet me Parlamentin, u përgjigj duke thënë se ODIHR nuk mund të reagojë mbi të gjithë sistemin, por i duhet një draft specifik.

Për të hedhur më shumë dritë mbi rastin në fjalë, gazetari Ervin Koçi, i drejtoi një pyetje ODIHR nëse do të përfshihej në këtë çështje, duke ofruar një opinion mbi kërkesën e opozitës në lidhje me koalicionet parazgjedhore dhe hapjen e listave të kandidatëve.



Zëdhënësja e ODIHR, Katya Andrusz, u përgjigj për Euronews Albania duke thënë se ODIHR ka mbështetur punën e Komisionit Parlamentar dhe të Këshillit Politik përpara se të miratoheshin ndryshimet e Kodit Zgjedhor, dhe se janë të gatshëm të ofrojnë më shumë ndihmë në adresimin e rekomandimeve.

LEXO EDHE:  Arrestimet në Kukës/ Vasili: Nga sonte Prokuroria është nën akuzë për rrëmbim…

LEXO EDHE:  “Go Edi go”/ Vasili ironizon Ramën: Mos u kthe mbrapsht, mos u dorëzo,mos u tërhiq!

“Jemi gati të vazhdojmë ta mbështesim Këshillin sipas nevojës, dhe mirëpresim detaje të mëtejshme nga Këshilli në lidhje me synimet që kanë, dhe se si mund të ofrojmë ndihmë konkrete. Si gjithnjë, jemi të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë me adresimin e rekomandimeve të ODIHR në lidhje me zgjedhjet”, tha zëdhënësja e ODIHR, Katya Andrusz.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mblodhi gjithë llumin në qeveri”/ Spahiu: Rama nuk fiton mandat të tretë edhe sikur Skëndërbeu…

Publikuar

-

Nga

“Mblodhi gjithë llumin në qeveri”/ Spahiu: Rama nuk fiton mandat të tretë edhe sikur Skëndërbeu të zgjohet nga varri

Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, nuk i ka kursyer deklaratat e forta ndaj kryeministrit Rama mbrëmjen e sotme në ‘Open’ .

Teksa diskutohej për mundësitë që Rama ka për të fituar një mandat të tretë, Spahiu e quajti Ramën një “Skënderbe që ka në krah mamica”.

“Edhe sikur të zgjohet Skëndërbeu nga varri nuk e fiton dot një mandat të tretë, sepse Edi Rama ka në krah mamica.

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Vasili: Qytetarët e mbyllën Ramën në çark

LEXO EDHE:  LSI nis “hakmarrjen”/Pakti jo sipas paketës McAllister, Rama ka bërë ...!

Një mamicë heq, njërën vë, Rama nuk udhëheq dot me mamica”, tha Kreshnik Spahiu.



Ai shtoi se në krye të qeverisë Rama shkatërroi meritokracinë.

“Nuk e prisja që një njeri i lindur nga një falije intelektuale, të mblidhte gjithë llumin në qeveri.

Janë shkattruar të gjitha parametrat e meritokracisë . Është prodhuar një shtet shumë i dobët./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE