Connect with Us

“Mos hapja e negociatave si shprehje kërcënuese”/ DW: BE rrezikon të humbasë Ballkanin

Politikë

“Mos hapja e negociatave si shprehje kërcënuese”/ DW: BE rrezikon të humbasë Ballkanin

Publikuar

-

Viti 2019 nuk ishte një vit i mbarë për njerëzit në periferinë e Bashkimit Europian, në Europën Juglindore. Ndryshe nga sa premtoi, BE në samitin e tetorit nuk dha dritën jeshile për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, dpa në një analizë për gjendjen në Ballkan me fillimin e këtij viti. Franca dhe vende të tjera dolën kundër tyre.

Rreziku i thyerjes së besimit

Në Serbi dhe Malin e Zi, dy vende që i kanë çelur ndërkohë negociatat, janë forcuar tendencat autoritare të forcave qeverisëse. Presioni ndaj intelektualëve dhe mediave kritike është rritur. Gjendja në Shqipëri nuk është më e mirë, një vend ky jo shembull demokracie, shkruan dpa. Në nëntor Shqipëria u trondit nga një tërmet i rëndë me dhjetëra viktima. Por „Jo-ja” e bisedimeve të anëtarësimit ishte shumë e rëndë. Në Maqedoni kjo solli zgjedhje të parakohshme që do të mbahen më 12 Prill.

Në rajonin e Ballkanit mosçelja e negociatave shihet si thyerje e besimit, si shprehje kërcënuese e „lodhjes nga zgjerimi” në vendet bazë të BE. Në një kohë që BE kishte vendosur në samitin e saj në Selanik në vitin 2003, se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë perspektivën e anëtarësimit. Por deri më tani, kësaj ia ka dalë vetëm Kroacia, që u anëtarësua në vitin 2013. Për vendet e tjera të Ballkanit perspektiva po sfumohet në horizont, shkruan dpa, madje ato rrezikojnë ta humbasin atë, por a po rrezikon edhe vetë BE humbjen e Ballkanit?

Sonja Biserko (DW/U. Sabljakovic)Sonja Biserko

Tentativat ruse, kineze dhe turke

Alternativa të tjera, si Rusia, Kina apo Turqia janë në pritje. „BE ka lënë një vakuum, të cilin Rusia e mbush me dëshirë”, thekson Sonja Biserko, që drejton në Beograd Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut. „Kina vjen nga ana tjetër me shumë para, që ofrohen në formë të kredive, pa standarde dhe pa kritere.”

Kurse Moska i jep mbështetje sidomos Serbisë, që nuk do ta pranojë humbjen e Kosovës. Dihet, se Moska bllokon me veton e saj pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Kurse në Bosnje-Hercegovinë, Rusia mbështet burrin e fortë të serbëve boshnjakë, Milorad Dodik, shkruan dpa. Në këtë vend të shkatërruar nga lufta në vitet 1992-1995, Dodik paralizon zhvillimet me qëndrimet e tij separatiste. Pa harruar Malin e Zi, ku në tetor 2016, një puç i organizuar nga agjentë rusë, por i dështuar, do të duhej të pengonte anëtarësimin e vendit në NATO.

Qëllimi i Rusisë, thekson dpa, është që të krijojë në Ballkan një „brez të vendeve neutrale nga ana ushtarake”, ka thënë ambasadori rus në Shkup, siç duket edhe nga dokumente të brendshme të Ministrisë së Jashtme në Shkup nga viti 2017. Por Moska nuk mundi ta ndalë anëtarësimin e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Serbia e përjashton anëtarësimin pas bombardimeve të vitit 1999. Në Bosnje, Dodik përpiqet të pengojë çdo afrim me aleancën veriore-atlantike.

LEXO EDHE:  Hapja e negociatave/ Zbardhen kushtet për pranimin e Shqipërisë në BE

Kina nga ana e saj me strategjinë e „Rrugës së Re të Mëndafshit” ndjek interesa ekonomike me konceptin e saj ndërkontinental. Ballkani ka rolin e një zone tranziti në këtë kontekst. Pekini ka arritur të marrë shumicën e aksioneve në portin e Pireut, dhe po modernizon hekurudhën mes Beogradit dhe Budapestit. Projektet financohen me kredi jo edhe aq të lira nga bankat shtetërore kineze. Firmat kineze i marrin në dorë ato, shpesh edhe me punëtorë „të importuar” nga Kina. Bilanci i krijimit të vlerës për këto vende kredimarrëse është i dobët. Mali i Zi rrezikon për shkak të një autostrade të financuar nga Kina të futet në borxhe të rrezikshme.

Robert Bosch Stiftung - Westbalkan und EU Integration (DW/S. Padori-Klenke)Florian Bieber

Edhe Turqia me presidentin e saj autokrat, Recep Tayyip Erdogan kërkon afrimin me aktorët e politikës myslimane, por jo vetëm me ta. Partia, SDA që kontrollon kryesisht pjesën boshnjake-myslimane e nderon Erdoganin si fatsjellës. Por edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka marrëdhënie të mira me Erdoganin. Interesat e Erdoganit janë kryesisht ekonomike: një treg për mallrat turke. Nga ana tjetër ai kërkon të rrisë edhe influencën gjeopolitike.

Vërtet po e bëjnë për vete Ballkanin Rusia, Kina dhe Turqia?

„Sigurisht entuziazmi në rajon për BE po ftohet dukshëm”, thotë Florian Bieber, Profesor në Institutin e Europës Juglindore në universitetin e Gracit. „Por duhet thënë edhe tjetra, se aktorë të jashtëm si Rusia e Kina nuk kanë shumë për të ofruar. Elitat shpesh të korruptuara dhe autoritare të Ballkanit do t’i pranonin projektet e tyre me dëshirë, jo vetëm që të pasurohen me to. „Por po të shikosh investimet e tyre, krahasuar me ato të BE atëherë ato nuk e kanë atë rëndësi”, thekson politologu, Florian Bieber për dpa.

Bieber përmend edhe një faktor tjetër për të theksuar rëndësinë e BE. Mjafton të pyesësh të rinjtë në Ballkan, se ku do donin të jetonin, thotë ai. „Ata nuk do të përmendin Pekinin, Stambollin apo Shën Peterburgun, por Berlinin ose Vjenën.”/DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

CNA.al zbuloi ortakërinë e Ben Blushit me Klodian Zoton/ Berisha tregon “prapaskenat” e sherrit te Padam

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar menjëherë pas denoncimit të bërë nga CNA.al që nxjerr zbuluar ortakërinë e Ben Blushit me Klodi Zoton.

Dokumenti i siguruar nga CNA.al dëshmon se bashkëshortja e Blushit, Eva Blushi është ortake e një prej biznesmenëve më të akuzuar në Shqipëri për çështjen e inceneratorëve.

Sipas Berishës, “në këtë vjedhje mafioze Arben Malavita ka preferuar të angazhojë bashkëshorten Evën duke dëshmuar se për të vjedhur dhe mbushur xhepat ai nuk njeh asnjë kufi”.

“Rikujtoj këtu të dashur miq se shqelmat dhe grushtat që hëngri Arben Malavita në Restorantin e njohur Padam nga Alban Jaho kishin si shkak përdorimin e Evës për ndërhyrje në procese gjyqësore kundër Jahos duke abuzuar në lidhjet e tyre me Edvin Mafine”, shkruan Berisha.

Sipas ish kryeministrit, “ky implikim mafioz i Arben Malavitës shpjegon edhe qendrimet lepirëse të neveritshme të Top Blushit ndaj Edivin Kristaq Mafisë dhe shpifjet e ulta amorale të këtij televizioni ndaj kundërshtarve të këtij të fundit.”

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Gazin lotsjellës e morëm në Kosovë”/ Paloka zbulon qëllimet e Ramës dhe Lleshajt

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar pasi ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj pranoi se gazin lotsjellës e morën nga Kosova.

Sipas Palokës, fakti që gazi është marrë në Kosovë, e bën shumë më të rëndë përgjegjësinë e tyre.

“Ky nuk është një veprim prej naivesh , por i menduar mirë nga ai që puthet me zëdhënësin e Milloshevicit dhe shfryn me urrejtje ndaj kryeministrave të Kosovës.
Rama dhe Lleshi i tij, mund t’i gjenin kudo bombat , por qëllimisht i morën neë Kosovë nga bashkëpuntorët e tyre, për të nxitur armiqësinë midis shqiptarëve ne dy krahët e kufirit.
Sigurisht që nuk do t’ja arrijnë dhe nesër do të përgjigjen dhe për tradhtinë e tyre”, shkruan Paloka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pse OFL nuk e fillon aksionin nga Surreli?/ Rama përgjigjet në Kuvend

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama foli për paketën Anti-KÇK në Kuvend dhe iu përgjigj pyetjeve se përse nuk e fillon Operacioni Forca e Ligjit aksionin me vilën e kreut të qeverisë në Surrel.

Rama tha se nuk mund ta hetojë vetë pasurinë e tij, ndërsa nënvizoi se pasurinë e ka deklaruar në Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurive.

“Ka njerëz që pyesin pse nuk filloni nga Surreli, sepse nuk jemi ne që duhet të bëjmë këtë, mund ta kontrolloj unë pasurinë time? Unë pasurinë time dhe të gjithë ne pasurinë tonë e deklarojmë qysh se kemi hyrë në këtë rrugë, ka një ligj që na detyron ta deklarojmë të gjithë. Edhe një numër i caktuar zyrtarësh janë subjekt i deklarimit të pasurive, e deklarojnë dhe deklaratat e pasurisë sonë të përvitshme janë në një dosje në Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurive. Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive është aty për të kontrolluar pasuritë tona, është institucion i pavarur, e bën mirë, se bën mirë kjo është një çështje që duhet ta diskutojmë”, theksoi kryeministri nga foltorja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE