Connect with Us

Kulluri analizon ndërhyrjen e Trump në Lindjen e Mesme/ Ja çfarë parashikon ai

Lajme

Kulluri analizon ndërhyrjen e Trump në Lindjen e Mesme/ Ja çfarë parashikon ai

Publikuar

-

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri thotë se një nga tiparet themelore të politikës së jashtme konservatore është Vetëpermbajtja!

Sipas Kullurit, rezultoi se ndërhyrja masive ushtarake me trupa në Irak dhe “pranvera arabe” jo vetëm që nuk eksportuan modelin e demokracive liberale por prodhuan më shumë pështjellim dhe kaos në lindjen e mesme dhe “vendet e Magrebit”!

“Jo vetëm kaq, por fatura financiare ka qenë shumë e lartë për SHBA, pa patur ndonjë rezultat të dëshiruar. Siç e pranoi dhe Fukuyama pas botimit të “Fundi i Historisë”, Afganistani nuk mund të instalonte një demokraci perendimore për shkak të kultures dhe gjendjes së shoqërisë tribale! Qe do të thotë se ëndrra për “për një demokraci liberale” dështoi me sukses. Dhe kjo mungese realizmi i “neo liberalizmit” çoi dhe në ndarjen e Ukrainës dhe dështimin në Gjeorgji”, shkruan Kulluri.

Më tej ai shprehet se qeveritë e drejtuara nga liberalët përfshi dhe ato evropiane provokuan Rusinë e cila të paktën është një fuqi rajonale, duke e nxjerrë nga kufijtë e saj në sy vendet që ajo i konsideron në “sferën e saj të influencës”!

“Rezultati dihet! Dhe ndërkohë u la hapësirë bosh në rajone me rëndësi të madhe si Ballkani për SHBA dhe BE, ku ndërhyrja Ruse e Kineze përmes investimeve të hapura apo kamifluara, dezinformacionit dhe korruptimit të elitave tashmë është fakt. Nuk ka aleat më të madh për fuqitë joperendimore sesa elitat e korruptuar që prodhojnë qeverisje oligarkike”, shkruan Kulluri.

Sipas tij tashmë që administrata Trump po ndërhyn në mënyrë racionale dhe proporcionale në lindjen e mesme, liberalet prapë janë kundër pa folur asnjë fjalë për kaosin që prodhuan.

LEXO EDHE:  Udhëtimi me viza drejt SHBA/ Ambasada ka një njoftim të rëndësishëm

“ Dhe “lemshin” duhet ta zgjidhin ata që drejtojne, pra administrata aktuale! Goditja e Al Bagdatit dhe e Soulejmanit kanë qenë ndërhyrje inteligjente per të “futur ne cep” ISIS dhe Iranin! Garantimi i sigurisë për vendet e Golfit dhe Balkanin është shqetësimi i vetëm i administratës Trump! Se c’do ndodhe askush nuk e di, por rezultatet me kosto të ulet quhen “eficense”! Për me teper që investimi për një marrëveshje për njohjen e Kosovës nga Serbia janë të qarta. Presioni i Ëashingtonit ndaj drejtuesve të Serbisë dhe Kosoves eshte i dukshëm”, shkruan më tek Kulluri.

Ai shprehet se nuk është rastësi as marrja në përdorim e bazës ajrore të Kuçovës nga NATO e as mundësia për instalimin e mundshem në Pashaliman.

“Mbështetja tek vendet mike tradicionalisht të hapësirës shqiptare ish vendet komuniste në kufi me Rusinë si vendet e Balltikut apo Polonia janë shenje e qartë e një politike të re të jashtme! Mbeshtetja tek “vendet kushinete”, te cilat mund të frenojnë përparimin e kërcënimit lindor! Fitorja e Trump në zgjedhjet e ardhshme do ishte një lajm i shkëlqyer për sigurinë në evrope, ballkan e lindjen e mesme. Dhe duket se fitorja është e sigurt duke parë dështimin e demokrateve me impeachmentin, ekonominë në rritje në SHBA dhe një politikë të jashtme me rezultate të pritshme konkrete dhe mbi të gjitha me një çmim minimal jetësh dhe burimesh financiare amerikane”, përfundon Kulluri./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Video – Masakra betonizuese mbi bukuritë natyrore/ Si dukej kanioni i Llëngës dy vite më parë

Publikuar

-

Nga

Kanioni i Llëngës, ose si njihet ndryshe “Gryka e gurit” në Pogradec, ra pre e ndërtimeve të hidocentrale që në vitin 2017.

3 hidocentralet shkatërruan bukurinë natyrore dhe e kthyen këtë qendër të turizmit në një vend të shkretuar nga masakra e betonizimit.

Ndonëse kanioni i Llëngës është pjesë e zonave të Mbrojtura që prej vitit 2002 me vendim të Këshillit të Ministrave, kjo nuk i ndaloi shkatërruesit e bukurive natyrore ta betonizojnë.

LEXO EDHE:  Drejtuesi i departamentit të lirive në PD takon kongresmenin amerikan BOB McEWEN

LEXO EDHE:  Partneriteti i ri SHBA-Turqi kundër ISIS

Një video e risjellë nga CNA.al tregon pamjet tmerruese të ndërtimeve të paligjshme që e shkatërruan këtë perlë që na fali natyra shqiptare./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Gara për kreun e BKH drejt përmbylljes/ Ambasada amerikane tregon fazën finale për kandidatët

Publikuar

-

Nga

ambasada amerikane ne shqiperi

Ambasada amerikane ka reaguar teksa faza e përzgjedhjes së kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit është drejt përfundimit.

Sipas ambasadsës faza e radhës do të jetë, testimi poligrafik dhe intervista finale.
Në njoftimin e ambasadës thuhet se ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë.

“ Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit përmes proceseve transparente. Nën monitorimin e qeverisë së SHBA, komisioni përzgjedhës i SPAK është tashmë në fazat përfundimtare të përcaktimit të kandidatit më të mirë për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në përputhje me ligjin e SPAK dhe frymëzuar nga praktikat më e mira të FBI-së, kandidatët e mundshëm duhet të dëshmojnë aftësitë e tyre në një larmi provash. Në 6 shkurt, kandidatët iu nënshtruan një prove të aftësive fizike që përfshinte 300 metra vrapim me shpejtësi, 2.4 kilometra vrap, dhe ushtrime të tjera. Pas këtij provimi, më 10 shkurt kandidatët morën pjesë në një testim me shkrim me dy pjesë, për të provuar aftësinë e tyre të shkrimit profesional dhe për të sprovuar aftësitë e tyre në shkathtësinë mendore dhe zgjidhjen e problemeve. Rezultatet nga provimet i shtohen një totali përmbledhës dhe do të përcaktojnë gjashtë kandidatët kryesorë që do të kalojnë në fazën përfundimtare: në testimin poligrafik dhe intervistën finale. Ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë”, thuhet në reagimin e ambasadës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Realizoi dokumentarin për drogën në Shqipëri/ Gazetari i RAI 3 vlerësohet me çmim

Publikuar

-

Nga

Gazetari italian Valerio Cattani, që sulmoi kryeministri Edi Rama për realizimin e dokumentarit për rritjen e mbledhjes së narkotikëve në Shqipëri, është vlerësuar sot me çmim nga Dhoma e Deputetëve të vendit të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Alba Kepi, nga Italia, e cila deklaroi në emisionin “Tempora”.

“Gazetari Valerio Cattani, ai që ka realizuar dokumentarin e narkotikëve, ai që ka realizuar dokumentarin e fundit të pak ditëve më parë për Shqipërinë, “RAI3” dhe “DG3” është vlerësuar me çmimin “Drejtësia dhe e vërteta”, dedikuar gazetarit të njohur italian, mjaft i suksesshëm, tani jo më në jetë, për punën e kryer për dokumentarin “Narkotika”. Në puntatën e katërt, gazetari Valerio Cattani trajtonte çështjen e narkotikës në Shqipëri. “Rai 3” është duke u marrë me këtë çështje dhe nuk i beson këtij realiteti kaq të bukur të paraqitur nga Rama. Kronika e zezë e “Rai 3” për Shqipërinë është në raport me kriminalitetin shqiptar, grupet e organizuara, raportet e antimafias, shfaqet shumë prokupuese”, deklaroi gazetarja Kepi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE