LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërkime dhe zbulime: Çfarë pritet nga shkenca në vitin 2020

5 Janar 2020, 08:40, Blog CNA
Kërkime dhe zbulime: Çfarë pritet nga shkenca në vitin

Nga fushën e shkencës, 2020-ta premton të jetë një vit i rëndësishëm në shumë fronte. Ja cilat janë në mënyrë të përmbledhur disa prej tyre:

Shihemi në planetin Mars!

Në vitin 2020, në planetin e kuq do të zbarkojnë disa sonda hapësinore. Kështu në korrik NASA do të nisë misionin ?Mars 2020?, që do të kërkojë gjurmët e jetës mikrobike dhe kushtet e dikurshme të jetës në këtë planet, si dhe testimin e disa teknologjive për të ardhmen e misioneve njerëzore.
Në këtë planet, pritet të zbarkojë vitin e ri edhe sonda ?Rozalind Frenklin? e misionit ExoMars 2020 të Agjensisë Evropiane të Hapësirës. Ndërkohë në muajin korrik ose gusht, do të niset drejt Marsit sonda e parë kineze ?Huoxing-1?. Dhe në fund, anija ?Hope? e Emirateve të Bashkuara Arabe, do të niset nga Japonia në verën e vitit 2020. Ajo parshikohet të mbërrijë në Mars 9 muaj më vonë.

Gurët jashtëtokësorë

Në vitin 2020, njerëzimi do të grumbullojë mostra të tjerë shkëmborë nga trupa të ndryshëm qiellorë. Kina do të dërgojë misionin ?Change-5? në Hënë, që do të kthehet me mostrat nga sateliti i Tokës pas më shumë se 4 dekadash. Ndërkohë anija hapësinore japoneze ?Hayabusa 2?, është duke u rrikthyer në Tokë me mostrat e asteroidit ?Ryugu?. Ndërsa sonda e NASA ?OSIRIS-Rex?, duhet që në gjysmën e dytë të vitit 2020 të marrë mostra shkëmbore nga asteroidi ?Bennu?.

Klima dhe biodiversiteti

2020-ta do të jetë një vit vendimtar për të ardhmen e planetit. COP26, samiti i ardhshëm mbi klimën i Kombeve të Bashkuara, do të zhvillohet në 9 nëntor 2020 në qytetin e Glasgout në Skoci. Para tij, vendet nënshkruese të Marrëveshjes së Parisit, të duhet të rishikojnë premtimet e tyre për një ulje të emetimeve të CO2, duke qëndruar brenda rritjes prej 2 gradë Celsius të ngrohjes globale në krahasim me epokën para-industriale.
Çështja e klimës, do të jetë një pjesë thelbësore e fushatës zgjedhore në SHBA, teksa zgjedhjet mbahen më 3 nëntor 2020. Pikërisht në të njëjtën ditë, SHBA mund të dalë përfundimisht
nga Marrëveshja e Parisit. Në tetor të vitit 2020, Kina do të organizojë samitin e OKB-së për biodiversitetin, me synim ngadalësimin e masakrës ndaj specieve të ndryshme. Në mesin e masave që do diskutohen, do të jetë zgjerimi i sipërfaqes së Tokës që konsiderohet zonë e mbrojtur, nga 15 për qind aktualisht në 30 për qind.

Lufta kundër epidemive

Viti 2020 mund të sjellë një progres të madh në luftën kundër infeksioneve të shkaktuara nga mushkonjat. Në Indonezi, një test i rëndësishëm kundër përhapjes së sëmundjeve vektoriale, do të zhvillojë fazën e tij përfundimtare. Një vaksinë që mund të sigurojë mbrojtje të plotë kundër malaries, do të testohet për herë të parë në kushte reale në vitin 2020, mbi 2.100 banorë të ishullit afrikan të Biokos, pranë bregut të Guinesë Ekuatoriale. Ndërkohë më 2020-ën, mund të rivihet nën kontroll epidemia e Ebolës në Afrikën Qendrore, ndërsa një vaksinë e re kundër tuberkulozit do të testohet në shkallë të gjerë.

Më shumë organe për transplant, do shpiket ilaçi kundër plakjes

Në frontin më eksperimental dhe më të diskutueshëm të mjekësisë, do të vihet re një përparim i madh në kërkimet, se si të ?kultivohen? në trupat e kafshëve të tjera, organet e transplantimit për njerëzit. Në vitin 2020 shkencëtarët nga Universiteti i Tokios në Japoni, do të rrisin inde të marra nga qelizat burimore të njeriut në embrione miu, dhe më pas do t?i transplantojnë ato embrione hibride në kafshë surrogate.
Synimi i hulumtimit mbi këto hibridë njerëz-kafshë, që po shkaktojnë debate të mëdha etike, është rritja e disponueshmërisë së organeve që përdoren për transplant. Vitin që vjen do të dëgjojmë me siguri edhe për 2 ilaçe që ngadalësojnë plakjen, dhe që së shpejti do të jenë në fazën e fundit të testeve klinike.

Makinat e para elektrike me bateri litiumi

Sektori energjitik, do të bëjë një hap para në Lojërat Olimpike Tokio 2020, kur kompania ?Toyota?, të prezantojë prototipin e parë të një makine me bateri, të përbërë nga jonet e litiumit në gjendje të ngurtë. Në këto bateri, elektroliti i lëngshëm zëvendësohet nga një material i ngurtë, që rrit sasinë e energjisë që mund të ruhet, autonominë e automjetit, dhe diapazonin e funksionimit të tij termik./Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga