Connect with Us

I denoncuar për pronat/ Si ka ndryshuar pasuria e gjyqtarit Zihni Shahu në 13 vite

Vetingu

I denoncuar për pronat/ Si ka ndryshuar pasuria e gjyqtarit Zihni Shahu në 13 vite

Publikuar

-

Gjyqtarët dhe prokurorët që prej dy vitesh po skanohen nga Komisioni i Vettingut. Gjysma e tyre që janë hetuar kanë përfunduar jashtë dyerve të sistemit të drejtësisë.

Për pjesën më të madhe shkak për shkarkimin është bërë pasuria marramendëse, të cilën gjyqtarët dhe prokurorrët nuk kanë mundur ta justifikojnë.

CNA.al do të vijojë me kalimin në filtër, një për një të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve, sipas listës që ka hartuar Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Në radhë është gjyqtari i Elbasanit Zihni Shahu. Sa i përket apektit profesional, një indicie ku mund për t’u marrë në konsideratë janë dosjet e tij,  të apeluara në Gjykatën e Apelit në Durrës.

Të dhënat nuk bëhen publike, por më herët në media emri i gjyqtarit Zihni Shahu, është lakuar se ka arritur t’ia hedhë Apelit të Durrësit, për shkak të shoqërisë me gjyqtarë që ka atje.

Kujtojmë se me 11.4.2018, qytetari Flamur Harri, ndërsa protestonte tek KPK, para hapjes së dëgjesës publike të vettingut për gjyqtarin e Apelit Durrës, Besim Trezhnjeva, tashmë i shkarkuar.

“Duke marrë shkas nga një njoftim në televizor dhe gazetë, se Besim Trezhnjeva do të dilte për vettingun, erdha të protestoj për të thënë që ky njeri ka mbajtur anën e së keqes, sepse jam ndeshur me atë në proceset gjyqësore. Ai më ka mohuar të drejtën e pronës dhe ka mbrojtur gjyqtarin Zihni Shahu dhe pushtetarët e Elbasanit”, ka thënë ai për Top Channel.

CNA.al ka zbardhur pasurinë e gjyqtarit Shahut, ku ashtu si tek të gjithë kolegët e tij bein në sy, paratë dhuratë. Në rastin e tij janë gjyshërit që u kanë dhuruar para fëmijëve.

Burimet e të ardhurave ai deklaron se i ka nga paga e tij dhe e bashkëshortes, ndërsa si pasuri të patundshme ai deklaron një apartament me sipërfaqe 70 metër katror, ndërtesë e viteve para 1990, privatizuar dhe më pas blerë, ndërsa rë tundshme një makinë viti i prodhimit 1894, me vlere 300 mijë lekë e blerë me kursime.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Zihni Shahu nga viti 2003 deri në vitin 2018.

Viti 2003

Apartament me sipërfaqe 70 metër katror, ndërtesë e viteve para 1990, privatizuar dhe më pas blerë

Makinë viti i prodhimit 1894, me vlere 300 mijë lekë e blerë me kursime.

Likuiditete, 1 376, 098 lekë, krijuar nga pagat dhe nga dhënia e një objekti me qira.

Të ardhura nga paga si gjyqtar, në shumën 0.601 milion lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, në shumën 210, 490 lekë.

Të ardhura nga pensioni i nënës 86736 lekë.

Pasuri e paluajtshme, në emër të nënës,  një magazinë prej të cilës zotëron 20% me vlerë 0.3 milion lekë, përfituar nga privatizimi.

Viti 2004

Paga  si gjyqtar në Gjykatën e Elbasanit, në shumën 831,880 lekë.

Paga vjetore e bashkëshortes, në drejtorinë Arsimore të Elbasanit në shumën 230,400 lekëve.

Pensioni i nënës 144,000 lekë.

Vitin 2005:

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtar, në shumën 864, 691 lekë.

Paga e bashkëshortes në shumën 230, 400 lekë.

Viti 2006

Depozita bankare, në emër të vajzës, E.Shahu, krijuar nga gjyshi i saj në formën e dhuratës,  në 28 mars të viti 2002, në shumën 646, 480 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 967, 934 lekë.

Paga e bashkëshortes në shumën 302, 400 lekë.

Viti 2007

Paga  si gjyqtar në Elbasan në shumën 1,007,442 lekë.

Paga bashkëshortes nga Drejtoria Arsimore, Elbasan në shumën 463, 680 lekë.

Viti 2008

Paga  si gjyqtar në Elbasan në shumën 1,056, 216 lekë.

Paga bashkëshortes nga Drejtoria Arsimore, Elbasan në shumën 502, 000 lekë.

Të ardhura nga pensioni vjetor i nënës 144, 000 lekë.

Viti 2009

Depozita bankare nuk ka ndryshim përveç interesave bankare 2,015,900 lekë.

Paga  si gjyqtar në Elbasan në shumën 1, 286, 043.

Paga bashkëshortes nga Drejtoria Arsimore, Elbasan në shumën 522, 000.
Pensioni vjetor i nënës 146, 400 lekë.

Vajza e gjyqtarit, E. Shahu ka  deklaruar në vitin 2008 depozitën ekzistuese plus interesa bankare dhe ndihma nga paga e babait, në shumën 1,014,300 lekë.

Viti 2010

Paga  si gjyqtar në Elbasan në shumën 1, 026, 482 lekë.

Paga bashkëshortes nga Drejtoria Arsimore, Elbasan në shumën 522.000 lekë.

Të ardhura nga pensioni i nënës 153, 600 lekë.

Gjendja e depozitës bankare në emër të djalit A.Shahu, në mars të 2010, në shumën 1,067,274 lekë.

Në muajin maj 2010, gjendja e llogarisë bankare të djalit A.Shahu,  është në shumën 2 500,000 lekë.

Viti 2011

Gjendja e depozitës bankare në 8 mars në shumën 2,237, 881 lekë.

Gjendje kesh, në shumën 220, 000 të krijuara nga të ardhura vjetore.

Të ardhura nga si gjyqtar në Elbasan, në shumën 1, 344, 000 lekë.

Paga bashkëshortes nga Drejtoria Arsimore, Elbasan në shumën 608, 000 lekë.

Të ardhura nga pensioni i nënës 153, 600 lekë

Të ardhura nga puna e vajzës si stazhiere për periudhën e padeklaruar shtator 2010- prill 2011 në një klinikë stomatologjie, 120, 000 lekë.

Gjendja e depozitës bankare në emër të vajzës, 1 120 000 lekë.

Gjendje, kesh nga paga e vajzës, në shumën 120 000 lekë.

Viti 2012

Depozita bankare në shumë 2, 410, 000 lekë gjendje në datën 8 mars 2012 shtuar me % e interesave të shtuara të bonove të Thesarit me maturim 1 vjeçar në shumë 141, 598 lekë.

Gjendje kesh të kursyera në nga paga 170, 500 lekë.

Të ardhura nga si gjyqtar në Elbasan, në shumën 979, 351 lekë.

Paga bashkëshortes nga Drejtoria Arsimore, Elbasan në shumën 524, 546 lekë.

Të ardhura nga pensioni i nënës 164, 400 lekë.

Të ardhura nga puna e vajzës në klinikë në periudhën maj-dhjetor 18, 726 lekë.

Të ardhurat nga Bonot e Thesarit për periudhën Mars 2012, Mars 2013: 141, 598 lekë.

LEXO EDHE:  Vettingu "shkund" Kryetarin e Gjykatës së Shkodrës

Vajza E. Shahu ka blerë një apartament me vlerë 8.892, 000, shumë kjo e siguruar nga të ardhurat e të fejuarit M. Haroku, një pjesë dhe shuma prej 4,200,000 lekë e marrë kredi në emër të M.Haroku.

Gjendja e depozitës bankare të E. Shahut 66, 500 lekë.

Llogaria bankare e djalit A.Shahu me gjendjen në datën 15.05.2012 me shumën 300.000 lekë është shtuar me përqindjen e interesave nga blerjet e bonove të Thesarit me afat 1 vjeçar. Gjendja e llogarisë bankare 17311, 39 lekë.  Shuma e krijuar nga depozita ekzistuese me të ardhura nga prindërit e gjyshja.

Viti 2013

Gjendja e llogarise bankare 2,600,000 lekë.

Gjendje kesh të kursyera nga pagat 220, 000 lekë.

Blerje automjeti tip E 220 CDI, 12 500 euro.

Të ardhura nga si gjyqtar në Elbasan, në shumën 1,166, 711 lekë.

Paga bashkëshortes nga Drejtoria Arsimore, Elbasan në shumën 534, 980 lekë.

Të ardhura nga pensioni  i nënës 166, 900 lekë.

Të ardhura nga paga e vajzës nga Autoriteti Shëndetësor Rajonal, Tiranë, në shumën 324, 971 lekë.

Kontratë huaje në emër të subjektit deklarues me vlerë 12 500 euro.

Gjendje e depozitës bankare në emër të djalit, në shumën 300 000 lekë, investuar në blerjen e bomove të thesarit. Mbetur gjendje kesh shuma 120 000 lekë.

Gjendje e depozitës bankare në emër të vajzës në shumën 1.100.000 lekë investuar me blerjen e bonove të thesarit.

Viti 2014

Tërheqje e depozitës bankare 2.600. 000 lekë

Gjendje kesh të kursyera nga paga për vitin 2014: 200 000 lekë.

Nga shuma e depozitës së tërhequr më sipër pas shlyerjes së huas për makinën mbetur 800.00 lekë.

Nga shuma e gjendjes kesh të akumuluar prej vitesh deri ne vitin 2013 në shumën 650,000 minus shpenzimet për pushime dhe kondicioner  rreth 450.000= 200.000 lekë mbetur kesh. Në total kesh 200 000 +800 000+200 000 që shkojnë 1 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Elbasan, në shumën 1,390,590 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, nga Drejtoria Arsimore në Elbasan në shumën 569, 568 lekë.

Të ardhura nga pensioni i nënës 173, 400 lekë.

Të ardhura paga e vajzës E.Shahu, nga Autoriteti Shëndetësor Tiranë, në shumën 518, 400 lekë.

Shlyerja e një kontrate Huaje me shumën 1.800.000.

Burimi i shumës për shlyerjen e detyrimit është depozita e tërhequr nga banka  në shumën 2,600,000.

Është tërhequr depozita bankare e vajzës, në shumën 1,100,000 lekë investuar në blerjen e bonove të thesarit.

Shuma gjendje kesh 1.146, 800 lekë.

Gjendja keshe  konsumuar 120,000 lekë.

100,000 është paguar shkolla e Avokatisë, pjesa tjetër janë shpënzime për nevoja personale.

Viti 2015

Gjendje kesh të kursyera nga paga 300. 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Elbasan, në shumën 1.359. 176 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, nga Drejtoria Arsimore në Elbasan në shumën 568.001 lekë.

Të ardhura nga pensioni i nënës 175, 560 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit A. Shahu  tek Inspektorati Shtetëror Shëndetësor Dega Rajonale Elbasan 503, 073 lekë.

Gjendje kesh nga vajza në shumën 200 000 lekë.

Viti 2016

Pakësuar gjendja kesh e krijuar ndër vite: Nga 1,500,000-810,000= 700, 000 për shkak të çeljes së llogarisë bankare në emër të A. Shahut në shumën 6 000 euro.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Elbasan në shumën 1 382,068 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 561, 304 lekë.

Të ardhura nga pensioni i nënës 177, 632 lekë.

Të ardhura nga paga neto e djalit Arbër Shahu në Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor- 592, 160 lekë.

Universiteti i Elbasanit me kohë të pjesshme- 45, 900 lekë.

Llogari bankare të A.Shahut- 6010 euro, burimi nga gjendja kesh e të ardhurave familjare.

Blerje e një garazhi pa truall, vetëm hapësirë ndodhur në Tiranë 712, 000 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortit një pjesë gjednje kesh nga të sajat dhe të ardhurat vjetore.

Të ardhura nga paga neto 432, 359 lekë.

Shpërblim për lindje DRSSH-11,000 lekë.

Raporte pas lindjes  143, 916 lekë.

Viti 2017

Është shtuar gjendja kesh me vlerën 6 000 Euro nga mbyllja e llogarisë bankare në emër të djalit A. Shahu.

Kursim nga paga në vlerën 172, 843 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Elbasan, në shumën 1.337. 406 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 591 894 lekë.

Të ardhura nga pensioni i nënës 184, 992 lekë.

Gjendje kesh në emër të vajzës në shumën 100 000 lekë.

Të ardhura nga paga e vajzës nga Autoriteti Shëndetësor Tiranë, në shumën 528 268 lekë.

Gjendje kesh e djalit në shumën 40 000 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit nga Inspektoriati Shëndetësor Elbasan në shumën 653 309 lekë.

Viti 2018

Shtohet gjendja e parave kesh në shumën 130.000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Elbasan në shumën 1,425, 027 lekë.

Të ardhura nga pensioni i nënës 190, 022 lekë.

Të ardhura neto nga paga si mësuese për vitin 2018 në shumën 632, 241 lekë.

Gjendja në kartën (debiti), të djalit në shumën 193, 36 lekë.

Shpenzuar gjendja kesh, nga djali 40.000 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit si kryeinspektor I komanduar në inspektoriatin shtetëror shëndetësor në Elbasan në shumën 28 989 lekë.

Të ardhura nga bursa e studimit për djalin dhënë nga Enti Publik I Rajonit të Lazios me vlerë 5 118 36 lekë.

Llogaria bankare e vajzës në shumën 8640 euro.

Burimi nga gjendja kesh ndër vite në shumën 1,300,000 lekë plus kursimet e vitit 2017 në shumën 100,000 lekë.

Paguar nga bashkëshorti i vajzës taksë për shkollën në Freiburg International Academy në shumën 4 000 euro.

Të ardhurat e vajzës  si stomatologe në shumën 514, 644 lekë./CNA.al

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Ngec në “sitën” e vettingut/ KPK shkarkon prokurorin e “ndereve”

Publikuar

-

Nga

Ngec në sitën e vettingut prokurori Adnand Xhelili.

Mësohet se Komisoni i Pavaruir i Kualifikimit e ka shkarkuar, pasi ka konstatuar probleme me dy pasuritë kryesore të familjes së tij, konkretisht një apartament me sipërfaqe 117 m2 në Tiranë dhe një vilë trekatëshe në Borsh të Lukovës.

Adnand Xhelili i Prokurorisë së Tiranës, u lakua pak kohë më parë në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku denoncoi sorollatjet e një qytetareje në zyrat e një notereje, të Hipotekës, gjykatës, prokurorisë dhe përmbarimit.

Ndërsa në anën ekonomike, Xhelili ka deklaruar  gjashtë burime të ardhurash . Ai ka deklaruar të ardhura nga paga e rij si prokuror, si pedagod, pagën e bashkëshortes, pagën e  djalit, të ardhurat nga tokat bujqësore në Borsh, të ardhura nga shtëpia e pushimeve verore për turizëm./ CNA.al

Miliona lekë nga turizmi/ Zbardhet pasuria e prokurorit të “ndereve”

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Vettingu si hanxhar mbi kokat e drejtuesve të policisë/ Fshihen 50 faqe raport, konfirmohet Ardi Veliu

Publikuar

-

Nga

drejtori i policise se shtetit , ardi veliu

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka vendosur konfirmimin në detyrë për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.

Kujtojmë se dje Veliu doli “me xhepa të shpuar” para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit ku u paraqit pa praninë e avokatit.

Në media u raportua  se Veliu nuk ka fshehje të pasurisë, dhe se aktualisht ai jeton në shtëpi me qera e nuk rezulton të ketë pasuri të tjera të paluajtshme.

Por, e vërteta e pasurisë nuk është kështu siç u raportua nëpër media, pasi u fshehën 50 faqe raport për Veliun dhe shume probleme që kanë të bëjnë me kryepolicin.

LEXO EDHE:  Vettingu “shkund” Kryetarin e Gjykatës së Shkodrës

LEXO EDHE:  Kryeprokurorja në “sitë”/ Arta Marku përballet sot me Komisionin e Vettingut

Raporti me 50 faqe e nxjerr Veliun me probleme dhe borxhe, por pavarësisht kësaj vettingu ka zgjedhur ta konfirmojnë në detyrë.
Duket qartë se vettingu në polici është thjesht një instrumet politik si hanxhar mbi kokat e drejtuesve të policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Klodiana Lala lëshon “bombën”/ Sulm i organizuar nga bandat kundër komandantit të Gardës

Publikuar

-

Nga

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar në lidhje me lajmet e publikuara në media, për proçesin e Vettingut ndaj Kreut të Gardës Gramoz Sako.

Në një postim në rrjetet sociale, Lala shkruan se nuk e ka njohur nga afër Sakon, por shton se shumë e njohin si një profesionist.

Po ashtu gazetarja Lala hedh dyshime të forta për një sulm të “orkestruar” ndaj Sakos, ndërsa shkruan se një dorë me çdo kusht kërkon ta largojë nga drejtimi i Gardës.

Ndër të tjera Lala thekson se kjo të çon në dyshime për përplasje bandash edhe në Gardë, ndërsa shton se Vettingu ka vdekur.

“Nuk e kam njohur Gramoz Sakon nga afer. Shume me kane folur se eshte profesionist. Fakti qe e sulmojne nga cdo ane me ben te dyshoj se ka nje dore qe do me cdo kusht ta largoje nga drejtimi i Gardes.

LEXO EDHE:  Zaganjori i shpëtoi Vettingut/ Gazetarja Klodiana Lala zbardh prapaskenat

LEXO EDHE:  Vettingu/ Sa i shtrenjtë për buxhetin, drejtësia mund të kushtojnë 45 milionë USD

Perplasje bandash edhe ne Garde????

Do besoja vertete qe ka probleme me pasurine nese do behej nje hetim i pavarur nga i ashtuquajturi komision Vettingu, qe zyrtaret oligarke te policise i nxjerr te varfer e policet me uniforma te dala boje milionere. Vettingu VDIQ, rrofte Vettingu!”-shkruan gazetarja Lala në postimin e saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE