LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjesti skandaloz i Veliajt/ Vokshi thirrje organizatave: Reagoni

5 Janar 2020, 18:19, Politikë CNA
Gjesti skandaloz i Veliajt/ Vokshi thirrje organizatave: Reagoni

Gjesti skandaloz i kryebashkiakut, të Tiranës, Erion Veliaj që puthi në buzë një fëmijë në një emision televiziv, nuk është pritur aspak mirë nga qytetarët.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është një ndër politikanët që ka reaguar ashpër ndaj këtij veprimi aspak të këndshëm.

Vokshi e cilëson skandaloz këtë gjest dhe kërkon reagimin e organizatave për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, teksa thekson se “asnjë prind nuk do ta lejonte që fëmija e tij të puthej në buzë nga një i rritur, e aq më tepër nga një kryetar bashkie”.

?Ku janë organizatat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve? Pse nuk flasin? Apo Veliaj ua ka blerë heshtjen me para e projekte?

Ku është Agjencia për Mbrojtjen e Fëmijëve?

Në çdo vend tjetër të botës kjo ngjarje do ishte dënuar nga shoqëria dhe institucionet që mbrojnë të drejtat e fëmijëve?, shprehet Vokshi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga