LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetari ironizon Ramën e Veliajn/ "Bashkë me depozitat, të heqin edhe çatitë"

5 Janar 2020, 18:04, Politikë CNA
Gazetari ironizon Ramën e Veliajn/ "Bashkë me depozitat, të

Gazetari Armir Shkurti ka ironizuar bashkinë, po ashtu edhe qeverinë, mbi vendimin e  marrë për të larguar nga taracat e pallateve, në Tiranë, të gjitha depozitat e ujit.

Në ditën e sotme, me erë të fortë, Shkurti tregon se doli të blejë disa gështenja dhe pa që ishin rrëzuar degë pemësh dhe llamarina, por me tone ironike thotë se, “shyqyr nuk kishte depozita t?i binin mbi kokë”.

?Dola dhe sa kapërxeva rrugën një “kraaAuu!” pas shpinës sime. Qe një degë shumë e trashë rrapi që u këput nga shkulma e erës. “Se mos më shkëputet ndonjë depozitë uji”- mendova – “e më bie në kokë. Ato janë shumë të rrezikshme”! Një tabak i valëzuar llamarine, nga ato që shërbejnë si streha apo çati për hashefka, fluturoi nja 10 metra para meje me vërtikë. Të më kish kapur ma kishte prerë kokën si gjelit të detit. U përplas përdhe me rrapëllimë, me zhurmën e një depozite uji bosh që përplaset përdhe dhe u ngrit edhe një herë fluturim nga era. Ngrita kokën me ankth por falë Zotit jo! Depozitë s’kishte. Çështje fati?, shprehet gazetari.

Duke vazhduar ironinë, Shkurti shkon më tej duke thënë se , ndoshta Bashkia e Tiranës bashkë me depozitat duhet të heqë edhe çatitë e t’i zëvendësojë me taracë.

?Fati ndihmon trimat! U ktheva gjallë e pa një të gërvishtur në shtëpi, çava gështenjat që të mos pëllcasin kur piqen me mendjen tek të prekurit nga tërmeti. Shyqyr që zoti Rama i ka strehuar nëpër hotele luksi se do hiqnin picirin me erën nëpër çadra sonte!?, shprehet Shkurti./ CNA.al

Lajmet e fundit nga