LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fillojnë reshjet e borës në disa zona/ ARRSH pasqyron situatën në akset kryesore

5 Janar 2020, 10:18, Aktualitet CNA
Fillojnë reshjet e borës në disa zona/ ARRSH pasqyron

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar mbi gjendjen e akseve kryesore në vend pas fillimitë reshjeve të borës në disa zona.

Reshjet e borës kanë filluar të lehta në Tropojë Dibër dhe Fushë Arrëz-Kukës por pa sjellë probleme për qarkullimin.

Sipas ARRSH, kompania e mirëmbajtjes ka bërë trajtimin me kripë dhe është në terren me mjete e punëtorë.

ARRSH njofton se nuk ka probleme në qarkullim.

Gjithashtu reshje bore ka pasur në Steblevë ku është bërë pastrimi i rrugës dhe trajtimi me kripë.
Reshjet e dëbores me intensitet të ulët ka pasur në segmentet e mëposhtëme:
– Qafë Thanë-Korçë-Kapshticë
– Qafë e Qarrit-Korçë-Ersekë
– Boboshticë-Dardhë
– Korçë-Voskopojë
– Zëmblak-Goricë.

?Në të gjitha segmentet qarkullohet pa zinxhirë
Kontraktorët janë në terren dhe në gadishmëri për çdo situate, me qëllim sigurimin e kalueshmerisë normale në të gjitha akset.
Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, të respektojnë sinjalistikën horizontale dhe vertikale?, thuhet në njoftimin e ARRSH./CNA.al

Lajmet e fundit nga