Connect with Us

Basha urim për 29 vjetorin e Rilindjes Demokratike/ 2020 ka ardhur me një leksion të rëndësishëm

Politikë

Basha urim për 29 vjetorin e Rilindjes Demokratike/ 2020 ka ardhur me një leksion të rëndësishëm

Publikuar

-

Kryetari i PD, Lulzim Basha ne nje deklarate per mediat

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka kujtuar 29 vjetorin e themelimit të gazetës Rilindja Demokratike.

Basha thotë se RD ishe vepër e intelektualëve shqiptarë, e studentëve, e të gjithë atyre qindra e mijëra vullneteve që iu bashkuan që në fillim Partisë Demokratike, si alternativa e themeluar për t’i kthyer Shqipërisë fjalën e lirë, votën e lirë dhe aspiratën për rikthim në gjirin e familjes europiane.

“Natyrisht, RD-ja ishte më shumë sesa një gazetë, ajo ishte realizim i një misioni, rikthim në vlerat se e vërteta duhet thënë e se lajmësi është i paprekshëm. Bashkuar me vlerën botërore dhe të pakohë se Në Fillim Ishte Fjala, dalja e RD-së ishte njëkohësisht përmbushje misioni, por edhe nisja e një faqeje të re në historinë e shtypit shqiptar, historia e shtypit të lirë në Shqipërinë e pas-Diktaturës.
RD-ja lindi në shtrëngesë, ashtu si Partia Demokratike. Stafi themelues i saj ka mirënjohjen e përjetshme të çdo shqiptari të lirë dhe padyshim të çdo demokrati, por edhe të çdo luftëtari për shtypin e median e lirë, sepse ata patën guximin e duhur të përballeshin me të gjitha pengesat që nxirrte pafund Sigurimi i Shtetit Komunist, dhe prej atij guximi lindi edhe RD-ja, si një gazetë misionare”, shkruan Basha.

Sipas tij, tek Rilindja Demokratike u thye së pari tabuja e censurës dhe e autocensurës, nisën së pari të publikoheshin të vërtetat e fshehura për Historinë e Shqipërisë, për Historinë e Letërsisë, për Gjuhësinë Historike, për Albanologjinë e për Etnografinë shqiptare, u fol hapur e pa drojë për çështjen ende të pazgjidhur shqiptare, për shqiptarët në trojet e tyre në Ballkan si dhe për aspiratën e tyre për bashkim kombëtar nën suazën e Bashkimit Europian dhe NATO-s.

“Kauzat e mëdha kanë nevojë për tribunat e duhura dhe për lirinë që ofrojnë këto tribuna. Asnjë kauzë nuk mund t’ja dalë nëse media zbaton censurën dhe autocensurën. Dhe pikërisht, këto kauza të mëdha që gjetën lirinë e tyre në faqet e numrat e parë të Rilindjes Demokratike janë shembulli më i mirë i kontributit që jep fjala e lirë dhe media në zhvillimin e një shoqërie.
Mirënjohje e pashuar të gjithë atyre që me kurajo dhe vendosmëri e sollën RD-në në jetë në kushtet e vështira të dhunës, kërcënimeve dhe terrorit shtetëror. Në këtë përvjetor, dua të falenderoj dhe përgëzoj të gjithë gazetarët dhe drejtuesit, kryeredaktorët, gazetarët dhe punonjësit e RD-së në vite, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në aktivitetin e saj dhe për Shqipërinë”, shkruan me tej Basha.

Kryedemorkati shprehet se 2020 ka ardhur me një leksion të rëndësishëm, jo vetëm për median, jo veç për shtypin, por edhe për politikën, edhe për vetë sistemin e demokracisë.

“30 vjet pas Lëvizjes Studentore që shembi diktaturën komuniste në Shqipëri dhe lëvizjeve të tjera të ngjashme që shembën Perden e Hekurt që ndante dy anët dhe dy botët e kontinetit, shembuj të hidhur na rrëfejnë si fitoret e lirisë së fjalës, e lirisë së votës nuk janë të sigurta. Ato nuk janë të përjetshme dhe për t’i ruajtur, duhen përpjekje dhe beteja të përditshme. Thuajse 30 vjet pas daljes së numrit të parë të gazetës “Rilindja Demokratike”, fjala e lirë dhe liria e medias në Shqipëri është më e rrezikuar se kurrë. Kundër lirisë së shtypit nuk është më vetëm presioni informal i një qeverie të degraduar nga korrupsioni dhe lidhjet kriminale. Nuk është më vetëm presioni i organizatave kriminale në rrugë, nuk është më vetëm autocensura që vjen për shkak të kësaj klime. Kundër lirisë së shtypit në Shqipëri tani është vënë në lëvizje një mekanizëm i tërë ligjor, po përgatitet të ngrihet një strukturë e tërë censure që kontrollon e vepron sipas urdhrave të qeverisë”, shkruan Basha.

LEXO EDHE:  Basha: Arsyeja se pse duhet të mblidhemi nesër në 11

Ai shprehet se kundër lirisë së shtypit në Shqipëri sot nuk ka më veç armiq të padukshëm, por të hapur, publikë, të cilët kontrollojnë institucione, kanë uzurpuar parlamentin dhe prodhojnë ligje anti-shtyp.

“Kundër lirisë së medias sot është rreshtuar një qeveri e dështuar, armike e interesit publik, shërbëtore e një grushti oligarkësh, prodhim i manipulimit kriminal të zgjedhjeve.
Stafi aktual i Rilindjes Demokratike, si dhe gazetarët që angazhohen mes shumë vështirësive në shtypin e shkruar, atë televiziv si dhe në portalet e ndryshme informative, e kanë të qartë rrezikun që vjen me formën e ligjeve anti fjalë e lirë. Mes gjithë kësaj panorame të zymtë ,spikat një lajm i mirë, lajmi se të gjithë gazetarët, të RD-së dhe shumicës së mediave, janë të bashkuar në një front dhe po bëjnë çmos, me të gjitha mundësitë që kanë, të ndalin revanshin autokratik kundër fjalës së lirë.
Ky bashkim vullnetesh tashmë ka edhe miq ndërkombëtarë, prandaj edhe ëndrrat e armiqve të dukshëm e të padukshëm të fjalës së lirë janë të parealizueshme. Sigurisht, në këtë betejë, pesha kryesore u takon njerëzve të medias dhe intelektualëve të fjalës, opozitës dhe të gjithë atyre që kanë akses në jetën publike”, shkruan Basha.

Sipas tij, ashtu si në janarin e 1991-it, beteja për fjalën e lirë është shndërruar sot në kauzë kryesore të të gjithë atyre që nuk duan që Shqipërinë ta lënë në kthetrat e pesimizmit, në kthetrat e atyre që mendojnë se në mosbesim e në dëshpërim, Shqipëria sundohet më lehtë.

“Edhe sot, beteja për fjalën e lirë është një mision, dhe stafi aktual i Rilindjes Demokratike, ashtu si edhe shumica dërrmuese e komunitetit të gazetarëve, intelektualëve, profesorëve dhe akademikëve të Shqipërisë, është në anën e duhur të historisë. Duke uruar për 29-vjetorin e daljes së numrit të parë të gazetës “Rilindja Demokratike”, uroj njëkohësisht të gjithë komunitetin e gazetarëve për përkushimin e tyre dhe shpreh bindjen dhe besimin se media në vend do të jetë frymëzim për një Shqipëri të lirë, demokratike dhe europiane si ajo që përshkroi Rilindja Demokratike që në ditët e para të saj”, përfundon Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. t

    5 Janar, 2020 at 6:53 pm

    Po per veten evet ka nxjerre ndonje mesim ky si duhet bere opozite?

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Gazin lotsjellës e morëm në Kosovë”/ Paloka zbulon qëllimet e Ramës dhe Lleshajt

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar pasi ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj pranoi se gazin lotsjellës e morën nga Kosova.

Sipas Palokës, fakti që gazi është marrë në Kosovë, e bën shumë më të rëndë përgjegjësinë e tyre.

“Ky nuk është një veprim prej naivesh , por i menduar mirë nga ai që puthet me zëdhënësin e Milloshevicit dhe shfryn me urrejtje ndaj kryeministrave të Kosovës.
Rama dhe Lleshi i tij, mund t’i gjenin kudo bombat , por qëllimisht i morën neë Kosovë nga bashkëpuntorët e tyre, për të nxitur armiqësinë midis shqiptarëve ne dy krahët e kufirit.
Sigurisht që nuk do t’ja arrijnë dhe nesër do të përgjigjen dhe për tradhtinë e tyre”, shkruan Paloka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pse OFL nuk e fillon aksionin nga Surreli?/ Rama përgjigjet në Kuvend

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama foli për paketën Anti-KÇK në Kuvend dhe iu përgjigj pyetjeve se përse nuk e fillon Operacioni Forca e Ligjit aksionin me vilën e kreut të qeverisë në Surrel.

Rama tha se nuk mund ta hetojë vetë pasurinë e tij, ndërsa nënvizoi se pasurinë e ka deklaruar në Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurive.

“Ka njerëz që pyesin pse nuk filloni nga Surreli, sepse nuk jemi ne që duhet të bëjmë këtë, mund ta kontrolloj unë pasurinë time? Unë pasurinë time dhe të gjithë ne pasurinë tonë e deklarojmë qysh se kemi hyrë në këtë rrugë, ka një ligj që na detyron ta deklarojmë të gjithë. Edhe një numër i caktuar zyrtarësh janë subjekt i deklarimit të pasurive, e deklarojnë dhe deklaratat e pasurisë sonë të përvitshme janë në një dosje në Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurive. Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive është aty për të kontrolluar pasuritë tona, është institucion i pavarur, e bën mirë, se bën mirë kjo është një çështje që duhet ta diskutojmë”, theksoi kryeministri nga foltorja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama nga foltorja e Kuvendit/ Ka politikanë të lidhur me krimin, në media njerëz të paguar

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka folur nga foltorja e Kuvendit për aksionin anti KÇK.
Rama ka pranuar se ka politikanë që janë të lidhur me krimin.

Sipas tij, po ashtu edhe në media ka njerëz të paguar që bëjnë avokatin e krimit të organziuar.

“Ka politikanë që janë të lidhur me krimin, por janë ata që flasin më shumë se si krimi është i lidhur me politikën. Është një operacion që e fut thikën mu në zemër të krimit të organizuar, duke godituir pasurinë. Në burg këta njerëz vazhdojnë me veprimtarinë e tyre dhe kalojnë në sallën e regjisë të mbrojtur nga muret e shtetit dhe duke përfituar nga lidhje të gjithë hershme, kudo për të pasur komunikimim normal dhe për të drejtuar nga burgu operacionet fitmimprurëse. Nuk mjafton burgu për këta, këta duhen zhveshur nga pasuria e paligjshme dhe ky operacion këtë do bëjë”, u shpreh Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE